Islami e dënon terrorizmin: Parathënia në këtë botim të ri
Përmbajtja
- Parathënia në këtë botim të ri
- Hyrje
- Morali islam: burimi i paqes dhe i sigurisë
- Pikëpamjet Kuranore të sheriatit, xhihadit dhe luftës
- Gabimet e radikalistëve dhe e vërteta
- Fytyra e vërtetë e terroristëve që veprojnë në emër të fesë
- Këndvështrimi i islamit mbi ithtarët e librit
- Islami ka sjellë paqe dhe harmoni në lindjen e mesme
- Rrënjët e terrorizmit: darvinizmi dhe materializmi
- Përfundim: rekomandime për botën perëndimore dhe për myslimanët
- Shtojcë: mashtrimi i evolucionit
Ky libër është shkruar mbas sulmeve të 11 Shtatorit të vitit 2001, të cilat ndodhën në dy qytete të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëpërmjet citimeve të vargjeve nga Kurani, të traditës së profetit Muhamed (paqja qoftë me të) dhe shembujve nga historia e Islamit, në atë botim u bëhej e qartë lexuesve se feja Islame e dënon terrorizmin. Por sulme terroriste ndodhën edhe pas 11 Shtatorit, në disa vende të tjera si psh, në Britaninë e Madhe, Spanjë, Turqi dhe Francë. Kjo gjë nxiti politikanët, akademikët, udhëheqësit shpirtërorë të feve dhe shkrimtarët në të gjithë botën, po ashtu edhe mjaft njerëz nga e gjithë bota, për të gjetur zgjidhjen për terrorizmin, për të kuptuar çfarë e shkakton atë dhe cilët do të ishin hapat e duhur që duheshin marrë.
Kur ky libër u shkrua në fillim, në vitin 2002, ne shpjeguam me fakte se terroristët apo prijësit e tyre janë egoistë, mizorë dhe të pamëshirshëm dhe këta individë të ushqyer me dogmat materialiste dhe darviniste e shohin jetën si një betejë ku vetëm më të fortët mbijetojnë. Të tillë njerëz besojnë se dhuna dhe luftërat janë mjete të justifikuara për qëllimet e tyre. Al Kaida ishte mjaft aktive në atë kohë. Por përveç kësaj, gjatë viteve të fundit u shfaqën edhe organizata të tjera terroriste dhe ato kanë përdorur simbole të ngjashme me ato të Islamit, në sulmet e tyre të kryera ndaj civilëve.
Këto grupime po bëhen më të forta, duke rekrutuar anëtarë të rinj nga e gjithë bota. Kjo e ka shtyrë elitën politike, akademike dhe fetare, të përpiqen për të kuptuar Islamin e vërtetë dhe të gjejnë rrugët për t'i dhënë Nëse dikush është në kërkim, për shkak të kryerjes së një akti terrorist, burimin e atij akti duhet ta kërkoni në ideologjitë jofetare. Feja thërret në rrugën e dashurisë, dhembshurisë, faljes, paqes dhe jetës sipas standardeve të larta morale. Terrorizmi, nga ana tjetër, thërret në rrugën e mizorisë dhe dhunës, duke shkaktuar dhimbje, gjakderdhje dhe vrasje.
fund terrorizmit në vendet islame. Pas sulmeve të Charlie Hebdo-s, të cilat ndodhën në kryeqytetin e Francës, dolën në pah edhe njëherë interpretimet radikale, të cilat bazohen në bestytni dhe të cilat nuk kanë lidhje me fenë islame. Bestytnitë u përdorën nga terroristët, për të justifikuar aktet e tyre terroriste.
Këto akte janë në kundërshtim me fenë Islame, e cila është një fe që promovon paqen e jo luftën, jetën e jo vdekjen, faljen e jo ndëshkimin, pajtimin e jo konfliktin. Myslimanët e vërtetë nuk promovojnë dhunën ndaj ithtarëve të feve të tjera, as ndaj myslimanëve të cilët mendojnë ndryshe. Pa dyshim, ky mentalitet radikal është problemi më i madh me të cilën përballet bota e sotme.
Në këtë botim të zgjeruar të këtij libri, ne kemi përmendur disa nga burimet e terrorizmit, të cilat i kanë rrënjët në fanatizmin fetar dhe po ashtu përpjekjet intelektuale që duhen ndërmarrë. Shpresojmë që ky libër të ndihmojë ata të cilët e shohin zgjidhjen vetëm tek përdorimi i forcës. Në fakt ata duhet të kuptojnë se interpretimet e gabuara fetare dhe filozofike, nuk mund të zgjidhen më anë të luftës, ndaj paratë e shpenzuara për armë, do të duhej të investoheshin në arsimim dhe për të forcuar bashkëpunimin me të gjithë faktorët, sidomos me myslimanët bamirës dhe të dashur.
Si myslimanë, ne dënojmë fuqishëm të gjitha aktet terroriste në të gjithë botën, e sidomos në të dy qytetet kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 11 shtator 2001, të cilat shkaktuan vdekjen e mijëra njerëzve të pafajshëm. Këto sulme sollën në qendër të vëmendjes një çështje të rëndësishme, debatin rreth burimit të vërtetë të terrorizmit.
Shumë udhëheqës të botës, organizata të mëdha të mjeteve të informimit publik e stacione radio-televizive thanë se Islami e ndalon dhunën dhe nxit paqen mes njerëzve e kombeve. Qarqet perëndimore që kishin arritur ta kuptonin mirë Fenë Islame dhe që ishin të mirëinformuar për Islamin burimor u shprehën qartë se fjalët "Islam" dhe "terror", nuk mund të qëndrojnë pranë njëra-tjetrës dhe se asnjë fe hyjnore nuk e lejon dhunën.