Islami e dënon terrorizmin: Morali islam: burimi i paqes dhe i sigurisë
Përmbajtja
- Parathënia në këtë botim të ri
- Hyrje
- Morali islam: burimi i paqes dhe i sigurisë
- Pikëpamjet Kuranore të sheriatit, xhihadit dhe luftës
- Gabimet e radikalistëve dhe e vërteta
- Fytyra e vërtetë e terroristëve që veprojnë në emër të fesë
- Këndvështrimi i islamit mbi ithtarët e librit
- Islami ka sjellë paqe dhe harmoni në lindjen e mesme
- Rrënjët e terrorizmit: darvinizmi dhe materializmi
- Përfundim: rekomandime për botën perëndimore dhe për myslimanët
- Shtojcë: mashtrimi i evolucionit
Një pjesë e atyre që pretendojnë se bëjnë diçka në emër të fesë, në të vërtetë mund ta kenë keqkuptuar atë fe dhe për pasojë ta kenë zbatuar atë në mënyrë të gabuar. Për këtë arsye, do të ishte e pasaktë që të krijohen ide rreth fesë, duke marrë si shembull veprat e këtyre njerëzve. Mënyra më e mirë për ta kuptuar një fe, është studimi i burimit të saj hyjnor.
Burimi hyjnor i Islamit është Kurani që mbështet konceptet e moralit, dashurisë, mëshirës, përkushtimit, sakrificës, tolerancës dhe paqes. Një mysliman që i zbaton siç duhet këto parime në jetën e tij, është një njeri i sjellshëm, i thjeshtë, i drejtë, i besueshëm dhe me të cilin është e lehtë të krijohen marrëdhënie të mira. Ai përhap dashuri, respekt, harmoni dhe kënaqësi te të gjithë ata që jetojnë pranë tij. Por pavarësisht nga ky fakt, në vitet e fundit, fjalët Kuran dhe Islam po shoqërohen me fjalën "frikë", duke bërë të mundur që islamofobia të përhapet më gjerë. Por shkaku i vërtetë i frikës në zemrat e njerëzve nuk është feja islame, por fanatizmi fetar. Jo vetëm radikalistët që veprojnë në emër të islamit, por edhe islamofobët që frikësohen nga radikalizmi, në fakt po bëjnë të njëjtin gabim. Të dy grupimet nuk po arrijnë të kuptojnë se Islami nuk ka të bëjë me fanatizmin. Fanatizmi është një sistem i tmerrshëm, i urryer dhe i privuar nga dashuria. Për këtë arsye, është e rëndësishme që të kuptojmë mesazhin e vërtetë të Islamit, sipas shpalljes së Kuranit dhe të nxjerrim në pah rrugën e gabuar të disa njerëzve, të cilët përpiqen t'i mveshin kësaj feje terrorizmin. A mjafton të themi se Islami është fe e paqes?
Islami është fe e dashurisë, por ekzistojnë disa referenca të pabaza, të cilat urdhërojnë t'u marrin jetën atyre që nuk përmbushin ritet e faljes, që nuk agjërojnë dhe që shkurtojnë mjekrën. Këto pretendime janë në të njëjtën kohë si kontraditore me vlerat e Islamit, po ashtu dhe një rrezik i madh për shoqërinë. Ata që mbajnë ligjërata për rëndësinë që Islami u kushton grave, nuk do ta ndryshojnë gjendjen, nëse ata nuk përpiqen të largojnë keqkuptimet ndaj disa haditheve të tilla si: "Gratë janë të mangëta", "bëj të kundërtën e asaj që të thotë gruaja" apo "në ferr do të ketë më së shumti gra". Kjo nuk do të jetë e mjaftueshme për të thënë se "myslimanët janë njerëz të dashur" ose "Islami është feja e paqes", pa i dhënë fund retorikës së urrejtjes dhe dhunës, që të tjerët i kanë mveshur Islamit gjatë shekujve dhe që bie në kundërshtim me Kuranin.
Sipas Kuranit myslimanët janë njerëz të dashur dhe të mëshirshëm dhe askush nuk ka kurrfarë të drejte t'u imponojë fenë njerëzve të tjerë; por problemi është se disa myslimanë sot nuk ndjekin mësimet e Kuranit, por traditat dhe bestytnitë e tyre fisnore, lokale apo krahinore. Prandaj, nëse të gjitha këto bestytni nuk eliminohen plotësisht dhe nëse myslimanët nuk i kthehen tërësisht mësimeve të Kuranit, do të ishte e pamundur për t'i parandaluar ata njerëz të dhunshëm, që veprojnë në emër të Islamit, apo për të ndaluar islamofobinë.
Fanatikët ekstremistë portretizojnë si pjesë të Islamit, ide të tilla se, myslimanët nuk duhet të studiojnë shkencë, teknologji dhe arte. Për pasojë, mjaft vende islame në ditët e sotme gjenden të shtypur dhe në injorancë. E vetmja mënyrë për të shuar ndikimin e këtyre ekstremistëve, do të ishte rruga e edukimit. Arsimimi modern perëndimor është padyshim i detyrueshëm. Por megjithatë, numri i njerëzve të arsimuar në Perëndim, të cilët marrin DER ISLAM IST DIE DES FRIEDENS RELIGION Nuk mjafton thënia se "myslimanët janë njerëz të dashur" ose "Islami është fe e paqes", nëse nuk i japim fund retorikës së egër dhe urrejtjes.
pjesë në akte terroriste, si në Lindje ashtu edhe në Afrikë, është një fenomen që duhet të na shqetësojë. Prandaj pyetja që kërkon një përgjigje është: Si është e mundur që në disa akte terroriste, përfshihen edhe njerëz të arsimuar?
Kur vëzhgojmë me kujdes, ne kuptojmë se thelbi i problemit është tek mësimet të cilat legjitimojnë dhunën dhe që hasen gjerësisht, si në Perëndim, ashtu edhe në botën islame. Gjithkush është në dijeni të aspektit negativ që ka botëkuptimi darvinist, i cili është pjesë e edukimit të shoqërive perëndimore. Por ne do të flasim për këtë, më në hollësi, në kapitujt e ardhshëm. Megjithatë, ajo që duhet të shpjegohet në fillim është se, aprovimi i dhunës që ekziston në disa tekste, të grupimeve shia apo suni, është injoruar jo në pak raste dhe shumë të rinj po ndikohen nga këto botime, qysh në hapat e para të fesë. Nëse një brez është plotësisht i pavetëdijshëm rreth përmbajtjes dhe kontekstit të Kuranit dhe i formëson opinionet e tij duke u ndikuar nga metodologjitë radikaliste, atëherë ky brez është i prirur të jenë kontigjent i dhunës. Për këtë arsye, shkaku i terrorizmit nuk është feja hyjnore, por përzierja e ideologjisë darviniste me pikëpamjet fanatike dhe radikale. Zgjidhja e vetme për terrorizmin është përhapja e Islamit të vërtetë, sipas mësimeve të Kuranit, duke mos u ndikuar nga fanatizmi. Islami është feja e paqes Terrorizmi, në kuptimin e tij më të gjerë, është dhunë me qëllime politike e ushtruar kundër objektivave joushtarake. E thënë ndryshe, shenjestra e terrorit janë në tërësi civilët, i vetmi krim i të cilëve është që ata në sytë e terroristëve, përfaqësojnë "krahun tjetër".
Për këtë arsye, terrorizmi kërkon që njerëzit e pafajshëm t'i nënshtrohen dhunës dhe kjo përbën një akt të zhveshur prej çdo justifikimi moral. Aktet terroriste, të cilat nuk dallojnë shumë nga vrasjet e kryera nga Stalini dhe Hitleri, s’janë gjë tjetër veçse krime kundër njerëzimit.
Kurani është një Libër i shpallur për njerëzit si një udhëzues në rrugën e vërtetë. Në këtë libër, Zoti urdhëron njeriun që të përvetësojë sjellje e moral të mirë. Ky moral është i mbështetur në dashuri, dhembshuri, tolerancë dhe mëshirë. Fjala "Islam", rrjedh nga një fjalë arabe me rrënjë të njëjtë me fjalën "paqe". Islami është një fe që i është shpallur njerëzimit me qëllimin e dhurimit të një jete paqësore, nëpërmjet së cilës të pasqyrohet në tokë, mëshira dhe bamirësia e pafund e Zotit. Zoti i fton të gjithë njerëzit në moralin islam, nëpërmjet të cilit mëshira, bamirësia, paqja dhe toleranca mund të bëhen pjesë e jetës në të gjithë botën. Në suren "Bekare", vargu 208, Zoti u drejtohet besimtarëve si vijon:
"O ju që besuat, hyni tërësisht në Islam (paqe)! Mos ndiqni gjurmët e djallit! Ai është, pa dyshim, armiku juaj i hapur." Një shoqëri, në të cilën respektohen vlerat morale islame, karakterizohet nga paqja, falja, dashuria, dhembshuria, nga mbështetja e ndërsjelltë dhe gëzimi. Sikurse bëhet e qartë në këtë varg, siguria mund të vendoset vetëm përmes "hyrjes në Islam", d.m.th. përmes të jetuarit me vlerat e Kuranit. Vlerat e Kuranit i bëjnë myslimanët të përgjegjshëm për t'i trajtuar të gjithë njerëzit, myslimanë apo jo, me mirësjellje e drejtësi, për të mbrojtur nevojtarët dhe të pafajshmit dhe "për të parandaluar përhapjen e mizorisë". Mizoria përfshin të gjitha format e anarkisë dhe terrorit që godasin sigurinë, qetësinë dhe paqen, sikurse thuhet në vargun kuranor, "Zoti nuk e do çrregullimin". (Kuran, 2:205)
Vrasja e një njeriu pa të drejtë është një nga shembujt më të dukshëm të mizorisë. Zoti përsërit në Kuran një urdhëresë që Ai më parë ua kishte shpallur Hebrejve në Teurat:
"...nëse dikush vret një njeri, që nuk ka vrarë askënd apo nuk ka bërë ndonjë çrregullim në tokë, është njëlloj sikur ka vrarë mbarë Terroristët synojnë të krijojnë një botë ku dominon dhuna, konflikti, kaosi dhe frika. njerëzimin. Nëse dikush i shpëton jetën një njeriu, është sikur t'i ketë dhuruar jetë mbarë njerëzimit..."
Sikurse thotë vargu, dikush që vret një njeri të vetëm, ndërkohë që ky i fundit nuk ka vrarë e dëmtuar askënd, kryen një krim që është i njëllojtë me vrasjen e të gjithë njerëzimit.
Në këto kushte, është mëse e dukshme se ç'mëkate të mëdha janë vrasjet dhe masakrat e njerëzve të pafajshëm. Zoti na bën të ditur në vargun e mëposhtëm kuranor se si do të dënohet kjo natyrë mizore e terrorizmit në jetën e ardhshme:
"... ata që sillen mizorisht me njerëzit dhe i tejkalojnë kufijtë pa të drejtë. Njerëz të tillë do të vuajnë një dënim të dhimbshëm."
Organizimi i akteve të terrorit kundër njerëzve të pafajshëm është në kundërshtim të plotë me Islamin dhe asnjë mysliman nuk duhet të kryejë kurrë krime të tilla. Përkundrazi, myslimanët kanë përgjegjësi për pengimin e këtyre njerëzve, duke ndalur "mizorinë në tokë" dhe duke sjellë paqe e siguri për të gjithë njerëzit e botës. Islami jo vetëm që nuk mund të pajtohet kurrësesi me terrorin, por ai duhet të shihet si zgjidhja dhe rruga për parandalimin e terrorit.
Ky është themeli i Islamit; shpirti i Islamit është paqja. Por, fanatikët, të cilët e praktikojnë Islamin si bestytni dhe jo sipas mësimeve të Kuranit, besojnë si të vërtetë, të kundërtën e kësaj.
Problemi me fanatikët është se ata i konsiderojnë bestytninë e mësuara si pjesë të besimit të tyre. Por edhe ata që i kritikojnë këta fanatikë, janë nganjëherë po aq radikalë kur besojnë në saktësinë e këtyre bestytnive. Kur këta fanatikë i mbështesin idetë e tyre edhe me dëshmi nga Kurani, numri i tyre rritet. Këtu ata gabojnë rëndë. Nëse njerëzit duan të mësojnë Islamin e vërtetë dhe të gjejnë një zgjidhje për fanatizmin, ata duhet t'i kthehen besimit të vërtetë të shpallur në Kuran.
Përsa kohë nuk ka një dallim të qartë midis fanatizmit dhe Islamit të vërtetë, radikalizmi dhe islamofobia do të vazhdojnë të pllakosin botën. Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme të promovohen vlerat fisnike të Kuranit, me fjalë të tjera, të predikohet Islami i vërtetë në mbarë botën dhe të bëhet i qartë dallimi ndërmjet fanatizmit dhe Islamit. Duhet ditur se Zoti e ndalon korrupsionin dhe inkurajon virtytin, dhe se liria e mendimit gjendet e mishëruar në Kuran.
Zoti e dënon ligësinë Zoti u ka urdhëruar njerëzve që t'i largohen çdo të keqeje. Shtypja, mizoria, vrasja dhe gjakderdhja janë të gjitha të ndaluara. Në disa nga vargjet e shumta kuranore mbi këtë çështje lexojmë:
Në suren el-Maide, ajeti 32, Zoti thotë se në qoftë se dikush vret dikë pa të drejtë, ai është sikur të kishte vrarë gjithë njerëzimin. Vrasja është krejtësisht në kundërshtim me mësimet morale të Kuranit.
"Hani e pini nga begatitë që ju ka dhënë Zoti dhe mos përhapni çrregullim dhe prishje në tokë!"
"Mos përhapni çrregullim në tokë, pasi ajo të jetë bërë e begatë dhe drejtojuni Atij me frikë e dëshirë! Mëshira e Zotit është pranë atyre që kryejnë vepra të mira."
Ata që mendojnë se do të kenë sukses, duke shkaktuar shtypje, duke përhapur ligësi e përmbysje të mëdha dhe duke vrarë njerëz, bëjnë një gabim shumë të rëndë. Zoti i ka ndaluar të gjitha aktet e ligësisë, përfshirë terrorizmin dhe dhunën, i ka dënuar ata që përfshihen në veprime të tilla. Megjithatë, në kohën e sotme aktet e terrorizmit, gjenocidit dhe masakrave ndodhin kudo në botë. Njerëz të pafajshëm vriten barbarisht dhe vendet ku nxitet urrejtja mes grupimeve të ndryshme shoqërore për arsye tërësisht artificiale, zhyten në gjakderdhje. Këto tmerre në vendet me histori, kultura e struktura shoqërore të ndryshme, mund të kenë shkaqe dhe burime nga më të çuditshmet. Sidoqoftë, është e dukshme se shkaku themelor është largimi nga mësimet e Kuranit. Si pasojë e mungesës së fesë, lindin grupime shoqërore që nuk njohin dashurinë dhe frikën ndaj Zotit dhe që besojnë se nuk do të japin ndonjëherë llogari për veprat e veta. Përderisa besojnë se nuk kanë kujt t'i japin llogari për asgjë, ata e kanë të lehtë të priren për të vepruar pa mëshirë, moral dhe ndërgjegje. Ekzistenca e hipokritëve që shfaqen në shoqëri në emër të Zotit dhe të fesë, por që në të vërtetë, organizohen për të kryer ligësi, dënohet nga Zoti siç tregohet në Kuran.
Në Kuran përmenden disa njerëz jobesimtarë, të cilët betohen në emër të Zotit për të përforcuar veprat e tyre, mirëpo kjo nuk do të thotë se Zoti i miraton veprat e tyre. Në të njëjtën mënyrë, edhe disa myslimanë mund të pretendojnë se gjithçka që ata bëjnë është në përputhje me fenë, mirëpo ka mundësi që ajo ç'ka bëjnë të jetë tërësisht në kundërshtim me Vullnetin e Zotit dhe moralin e fesë. E vërteta e çështjes duhet parë në veprat e tyre. Nëse këto vepra synojnë të "shkaktojnë çrregullim dhe të mos vendosin drejtësinë", sikurse shpallet në Kuran, atëherë duhet të jemi të sigurtë se njerëz të tillë nuk mund të jenë kurrë besimtarë të vërtetë dhe qëllimi i tyre nuk është shërbimi i fesë.
Për dikë që i druhet Zotit dhe që ka kuptuar moralin e Islamit, është e pamundur të mbështesë dhunën apo ligësinë, apo të marrë pjesë në veprime që lidhen me to. Për këtë arsye, Islami është zgjidhja e vërtetë për problemin e terrorizmit. Kur bëhet i qartë morali sublim i Kuranit, është e pamundur për njerëzit që ta lidhin Islamin e vërtetë me ata që mbështesin apo bashkohen me grupet që synojnë padrejtësisht luftë dhe kaos. Zoti në Kuran është shprehur qartë për ndalimin e ligësisë:
"Kur kthen krahët, nxiton të shkaktojë çrregullim mbi dhé, të rrënojë të mbjellat dhe gjënë e gjallë. Por Allahu nuk e do çrregullimin."
Pra, është jashtë çdo mundësie që dikush që i beson me të vërtetë Zotit, të mund të bëjë një sy qorr qoftë edhe përballë një veprimi që mund t'i shkaktojë dëmin më të vogël njerëzimit. Kurse dikush që nuk beson në Zotin dhe në jetën e pasosur, mund të kryejë lehtësisht çdo lloj të keqeje, përderisa mendon se nuk do t'i duhet t'i japë llogari askujt për veprat e veta.
Për të shpëtuar botën nga murtaja e terrorizmit dhe për t’i fshirë të gjitha ato fanatizma apo bestytni, që deri tani janë shitur në emër të fesë, por që në të vërtetë, nuk kanë të bëjnë aspak me fenë, hapi i parë që duhet bërë është edukimi. Njerëzit duhet të edukohen me moralin e vërtetë kuranor, me dashurinë dhe me respektin ndaj Zotit.
Islami inkurajon drejtësinë, mirësinë dhe çdo gjë të bukur Një tipar i terroristëve është dështimi për të vlerësuar të ndryshmen tek të tjerët si vlerë dhe pasuri. Sot kudo në botë, disa njerëz trajtohen padrejtësisht dhe pa mëshirë, vetëm për shkak të ngjyrës së lëkurës së tyre, ose për shkak të përkatësisë së tyre etnike. Megjithatë, Zoti i urdhëron njerëzit në Kuran t'i trajtojnë të tjerët në mënyrë të barabartë, pavarësisht gjuhës, besimit, racës apo përkatësisë etnike.
Zoti na bën të ditur në Kuran se qëllimi në krijimin e fiseve e popujve të ndryshëm, është "që ata ta njohin njëri-tjetrin". Kombet dhe popujt e ndryshëm duhet ta njohin njëri-tjetrin; kjo do të thotë, të mësojnë për kulturat e tyre të ndryshme, për gjuhët, traditat e veçoritë. Shkurt, njëri nga qëllimet e krijimit të racave e kombeve të ndryshëm, nuk është konflikti dhe lufta por pasuria kulturore. Një shumëllojshmëri e tillë është shprehje e bujarisë së Zotit në krijim. Fakti se dikush është më i gjatë se dikush tjetër apo se lëkura e tij është e bardhë apo e verdhë, nuk i siguron atij asnjë epërsi ndaj të tjerëve, ashtu sikurse nuk përbën edhe ndonjë arsye për t'u ndjerë i turpëruar. Çdo trajtë që gjendet në pamjen e jashtme të një njeriu, është një vepër e qëllimshme e Zotit, por për Zotin ndryshimet nuk kanë rëndësi përfundimtare. Një besimtar e di se ai arrin të sigurojë epërsi vetëm në sajë të frikës ndaj Zotit dhe forcës së besimit të tij tek Ai. Ky fakt përmendet në vargun e mëposhtëm kuranor:
"O njerëz! Ne ju krijuam prej një mashkulli e një femre dhe ju shndërruam në popuj e fise, në mënyrë që të njiheni me njëri-tjetrin. Më fisniku ndër ju tek Allahu është ai që është më i devotshëm."
Të kuptuarit e drejtësisë së rekomanduar prej Zotit kërkon trajtim të barabartë, tolerant dhe të paqshëm për këdo, duke përjashtuar çdo diskriminim.
Njerëzit mund t'u shkaktojnë çdo lloj padrejtësie njerëzve të tjerë, ndaj të cilëve ushqejnë ndjenja armiqësie. Njerëzit në shoqëritë ku mbizotëron armiqësia dhe urrejtja nuk kanë besim te njëri-tjetri. Ata shqetësohen se mos bien viktimë e dikujt tjetër në çdo kohë. Pasi kanë humbur besimin e ndërsjellë, ata humbin gjithashtu edhe ndjenjat e tyre njerëzore si toleranca, dhembshuria, vëllazërimi e bashkëpunimi dhe fillojnë ta urrejnë njëri-tjetrin.
Sidoqoftë, ndjenjat që dikush mban në zemër ndaj një njeriu apo bashkësie, nuk duhet të ndikojnë në vendimet e besimtarit. Pavarësisht se sa i keq mund të jetë një njeri, besimtari duhet të lerë mënjanë të gjitha ndjenjat dhe të marrë vendime të drejta. Ndërgjegjja e tij e frymëzon gjithmonë të zbatojë urdhërat dhe këshillat hyjnore dhe të mos e braktisë kurrë mirësinë, sepse kjo është një urdhëresë që Zoti na jep në Kuran. Në suren "El-Maide" thuhet si më poshtë:
Morali islam i urdhëron myslimanët të mbrojnë të drejtat e jetimëve, të varfërve dhe atyre në nevojë, të mbështesin reciprokisht njëri-tjetrin dhe të jenë të predispozuar për të ndihmuar njëri-tjetrin.
"O ju që besuat! Tregohuni të drejtë në gjykim, dëshmitarë të sinqertë për hir të Allahut! Mos lejoni që urrejtja ndaj një grupi njerëzish t'ju shtyjë të bëni padrejtësi ndaj tyre! Tregohuni të drejtë! Kjo është më pranë devotshmërisë. Kijeni frikë Allahun! Ai është i njohur me atë që veproni."
Sikurse thuhet në këtë varg, mbajtja e një qëndrimi të drejtë është ajo që plotëson më së miri frikën dhe dashurinë ndaj Zotit. Një njeri besimtar e di se do të arrijë kënaqësinë e Zotit vetëm nëse vepron me ndershmëri. Është e qartë se ata që i druhen Zotit dhe përpiqen të mbajnë lart vlerat shpirtërore, tregojnë zell të madh për t'u shërbyer njerëzve. Në përgjithësi, të tillët janë të prirur për t'i shërbyer shoqërisë dhe ata padyshim janë një e mirësi e madhe. Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme për njerëzit, që të mësojnë fenë e vërtetë dhe të jetojnë sipas moralit të shpallur në Kuran, që është libri i fundit i shpallur nga Zoti.
Zoti urdhëron për falje dhe mëshirë Në vargjet e Kuranit, Zoti e ka përshkruar faljen gjithmonë si një cilësi të lartë dhe në një ajet, Ai ka dhënë lajmin e mirë, se një sjellje e tillë do të shpërblehet:
"Ndëshkimi i të keqes bëhet me një të keqe në të njëjtën masë, e kush fal e bën pajtim, shpërblimi i tij është tek Allahu. Vërtet, Ai nuk i do zullumqarët."
Zoti ka shpallur në Kuran se të falësh dikë është një sjellje e virtytshme; nëse dikush ka qenë i padrejtë, duhet t'i përgjigjemi të keqes me diçka më të mirë. Zoti thotë:
Ti vazhdimisht do të vëresh tradhtinë e një grupi prej tyre, përveç një pakice nga ata. Pra falju atyre fajet dhe mos i qorto. Allahu i do ata që bëjnë mirë.
Morali islam na fton tek një jetë ku dominojnë paqja, mirëqenia, dashuria dhe gëzimi për të gjithë njerëzit...
Nuk barazohet e mira dhe e keqja! Të keqen ktheje me të mirë se atëherë armiku yt do të të bëhet mik i ngushtë.
Islami mbron lirinë e mendimit Islami është një fe që siguron dhe garanton liri të ideve, të mendimit dhe të jetës. Ai ka lëshuar urdhëresa për të penguar dhe ndaluar tensionin, konfliktet, shpifjet madje edhe mendimin negativ mes njerëzve. Në të njëjtën mënyrë që ai i është kundërvënë terrorizmit dhe të gjitha akteve të dhunës, po ashtu ia ka ndaluar presionin ideologjik ndaj njerëzve:
"Nuk ka detyrim në fe. Rruga e drejtë dallohet qartë nga e gabuara."
"Prandaj këshilloji ata, sepse ti nuk je tjetër përveçse këshillues. Ti nuk je vënë për të kontrolluar ata."
Detyrimi i njerëzve për të besuar në një fe apo për të pranuar format e saj të besimit, është në kundërshtim të plotë me thelbin dhe shpirtin e Islamit. Sipas Islamit, besimi i vërtetë është i mundur vetëm nëpërmjet vullnetit dhe ndërgjegjes së lirë. Sigurisht që myslimanët mund të këshillojnë dhe nxisin njëri-tjetrin në cilësitë e moralit kuranor. Të gjithë besimtarët janë të obliguar t'u sqarojnë njerëzve këtë moral dhe t'u japin shpjegime në mënyrën më të sjellshme të mundshme. Ata duhet të tregojnë për bukuritë e fesë në dritën e vargut kuranor që thotë: "Fto në rrugën e Zotit tënd me urtësi e fjalë të mira..." (Kuran, 6:125) Sidoqoftë, ata duhet të mbajnë parasysh edhe vargun: "...ti nuk je përgjegjës për udhëzimin e tyre, por është Zoti ai që udhëzon kë të dëshirojë." (Kuran, 2:272) Besimtarët nuk mund të përdorin kurrë dhunën dhe as ndonjë lloj presioni fizik apo psikologjik. Atyre nuk u lejohet as të përdorin epërsinë e mundshme materiale për të detyruar dikë në çështje të fesë. Kur ftesës së tyre në besim i jepet përgjigje negative, myslimanët duhet të përgjigjen në linjat e vargut kuranor që thotë:
"Ju keni fenë tuaj, unë kam fenë time."
Myslimanët që jetojnë në këtë botë, duhet të jenë tolerantë ndaj të gjitha besimeve dhe të sillen me drejtësi e humanizëm. Kjo përgjegjësi, me të cilën janë të ngarkuar besimtarët, vlen edhe për t'i ftuar njerëzit në bukurinë e fesë së Zotit me mjetet e paqes e tolerancës. Vendimi përfundimtar për t'i zbatuar apo jo këto vlera, për të besuar apo jo, qëndron në krahun tjetër. Imponimi ndaj dikujt për të besuar, apo përpjekja për t'i detyruar atij diçka, përbën shkelje të moralit kuranor. Në të vërtetë, Zoti në Kuran na sjell ndër mend sa më poshtë:
"Nëse Zoti yt do të kishte dëshiruar, të gjithë njerëzit në tokë do të kishin besuar. Mos vallë mendon se mund t'i detyrosh njerëzit të besojnë?"
Një shembull i shoqërisë, në të cilën njerëzit janë të detyruar të besojnë, është tërësisht në kundërshtim me Islamin. Besimi dhe lutjet duhet t'i drejtohen Zotit vetëm përmes vullnetit të lirë të individit. Nëse një sistem u imponon njerëzve besimin dhe adhurimin ndaj Zotit, atëherë njerëzit do të shndërrohen në praktikues të fesë vetëm për shkak të frikës ndaj këtij sistemi. Kjo do të thotë të inkurajosh hipokrizinë dhe këtë gjë asnjë mysliman nuk do ta miratojë. Nga pikëpamja fetare, ajo që është e rëndësishme, është të jetuarit për kënaqësinë e Zotit në një mjedis ku ndërgjegjja e njerëzve është plotësisht e lirë.
Historia e Islamit është plot me praktika tolerante të udhëheqësve myslimanë, të cilët kanë respektuar të gjithë besimet dhe kanë ndërtuar me duart e tyre një tolerancë fetare të admirueshme. Për shembull, Tomas Arnold, një misionar britanik, i ngarkuar me detyra shërbimi në qeverinë indiane, e përshkruan lirinë e nxitur nga Islami me këto fjalë: "Ndërsa për ndonjë përpjekje të organizuar për të shtrënguar popullsitë jomyslimane që të pranojnë Islamin, apo për ndonjë përndjekje sistematike për shkak të besimit të krishterë, nuk dëgjojmë kurrë të bëhet fjalë. Nëse kalifët do të kishin zgjedhur të vepronin kështu, ata do ta kishin hedhur tej Krishtërimin nga tokat e tyre me të njëjtën lehtësi që Ferdinandi dhe Izabela hodhën tej Islamin nga Spanja, apo Luigji XIV penalizoi Protestantizmin në Francë, apo çifutët u mbajtën jashtë Anglisë për 350 vjet. Kishat lindore në Azi ishin tërësisht të shkëputura nga pjesa tjetër e bashkësisë së Krishtërimit dhe asnjëra prej tyre nuk mund të ngrinte gishtin në interes të vet, pasi ato konsideroheshin si bashkësi heretike. Në këtë mënyrë, edhe mbijetesa e thjeshtë e këtyre kishave deri në ditët tona, është një provë e fortë e qëndrimit përgjithësisht tolerant të qeverive muhamedane ndaj tyre."1 Vrasja është një prej mëkateve më të mëdha në Kuran Vrajsa e një njeriu të pafajshëm është një prej mëkateve të mëdha të shpallura në Kuran:
Në vitin 1492, hebrenjtë të cilët refuzuan të konvertoheshin u dëbuan nga Spanja, nga mbreti Ferdinand dhe mbretëresha Izabela (lart). Hebrenjtë u pranuan në Perandorinë Osmane, që ishte streha e drejtësisë islame dhe e dhembshurisë.
"...nëse dikush vret një njeri, që nuk ka vrarë askënd apo nuk ka bërë ndonjë çrregullim në tokë, është njëlloj sikur ka vrarë mbarë njerëzimin. Nëse dikush i shpëton jetën një njeriu, është sikur t'i ketë dhuruar jetë mbarë njerëzimit..."
Edhe ata që pos Allahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk vrasin njeriun që e ka ndaluar Allahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë imoralitet, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin.
Siç sugjerojnë ajetet, një person i cili vret njerëz të pafajshëm dhe pa asnjë shkak e pret një dënim i madh. Allahu na informon se vrasja e një njeriu të vetëm është po aq mizore sa vrasja e gjithë njerëzimit në tokë. Një person i cili ruan kufijtë e Zotit nuk mund t'i bëjë dëm asnjë krijese të vetme.
E gjithë kjo tregon se morali që Islami u rekomandon njerëzve janë virtytet e harmonisë, paqes dhe drejtësisë. Barbarizmi i njohur si terrorizëm, që është aq shqetësues në botë për momentin, është vepër e njerëzve injorantë dhe fanatikë, që nuk kanë lidhje as me moralin kuranor, dhe as me fenë islame. Zgjidhja për këta njerëz apo grupe, të cilët përpiqen të kryejnë mizori nën maskën e fesë është të edukuarit me moralin e vërtetë kuranor.
Me fjalë të tjera, ata duhen ndërgjegjësuar për gabimet dhe fanatizmin e tyre, në mënyrë që t'i braktisin ato një herë e mirë. Shpjegimi i Islamit sipas Kuranit, do të shkatërrojë rrënjësisht ideologjinë e terrorizmit dhe të terroristëve dhe kjo është zgjidhja e vetme për të shpëtuar botën nga ankthi i terrorizmit.
Demokracia e vërtetë do të jetë e mundur, vetëm atëherë kur njerëzit të jetojnë sipas vlerave morale Islame Zoti dëshiron lehtësi, lumturi dhe gëzim për njerëzit. Ai nuk dëshiron të keqen për njerëzimin. Feja, si një përmbledhje e urdhëresave të Zotit, gjithashtu u tregon njerëzve rrugën për një jetë të paqtë, të hareshme, të sigurtë, të virtytshme dhe të begatshme. Nuk ka asnjë imponim apo detyrim në besim. Kushdo që beson në Zot, e praktikon fenë e tij duke qenë i ndërgjegjshëm për ekzistencën dhe njëshmërinë e Zotit. Besimi përqafohet vetëm me zemër.
Allahu përshkruan në Kuran lirinë, dashurinë, dhembshurinë, faljen, drejtësinë dhe botën tonë, si një vend ku të gjithë mund të jetojnë të lirë, të shpalosin hapur pikëpamjet dhe mendimet e tyre dhe të jetojnë në paqe. Kjo përmbledhje është një përshkrim i demokracisë; pra, burimi i vërtetë i demokracisë është në Kuran. Kushdo që kërkon drejtësinë dhe barazinë sociale, do ta gjejë të pasqyruar më së miri në Kuran.
1- DREJTËSIA SOCIALE: Zoti i Plotfuqishëm urdhëron për barazi dhe drejtësi sociale Drejtësia sociale është një nga parimet themelore të demokracisë. Njerëzit e mësuan drejtësinë sociale nga Profeti Nuh dhe Profetit Ibrahim (paqja qoftë me ata). Sipas burimeve fetare, kur anija u ndal në tokën e thatë, mbas përmbytjes, Profeti Nuh përgatiti ushqimin me çfarë i kishin mbetur nga perimet, thjerrëzat etj, dhe të gjithë në anije u ushqyen. Kjo është një nga shembujt më të mirë të drejtësisë shoqërore, sepse me këtë shembull Profeti Nuh na mësoi barazinë, solidaritetin, bujarinë dhe rëndësinë në shpërndarjen e ushqimit për të gjithë.
Në Kuran, në ajetin 69 të sures Hud është shpallur:
"të dërguarit Tanë i solli lajmin e mirë Ibrahimit. Ata thanë: "Paqe!" Dhe ai gjithashtu tha: "Paqe!" Dhe pa u vonuar u solli një viç të pjekur." Profeti Ibrahim menjëherë përgatiti një viç dhe kur erdhën mysafirët ua solli atyre për ta ngrënë. Zoti i Plotfuqishëm thekson se Profeti Ibrahim me bamirësi u ofroi ushqim njerëzve, të cilët ai nuk i njihte dhe kjo na tregon rëndësinë që ka ushqyimi i të varfërve dhe drejtësia sociale.
2 - BARAZIA: Zoti i Plotfuqishëm shpall në Kuran se nuk ka racë superiore Zoti i Plotfuqishëm ka shpallur në një ajet të Kuranit, se superioriteti qëndron vetëm në devotshmëri. Në këtë ajet Zoti na tregon:
O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise për t'u njohur mes vete, e s'ka dyshim se te Allahu, më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga mëkatet), e Allahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.
Profeti ynë (paqja qoftë me të) e shpreh këtë të vërtetë të urdhëruar nga Zoti si më poshtë:
"Ju jeni bijtë e Ademit dhe Ademi u krijua prej dheut. Pra njerëzit s'duhet të mburren për paraardhësit e tyre. "(Suneni i Ebu Daudit, Libri 41, Numër 5097)
Gjatë predikimit të tij të fundit, Pejgamberi (paqja qoftë me të) u bëri thirrje myslimanëve:
"Një arab nuk ka superioritet mbi një jo-arab dhe as një jo-arab mbi një arab; as i bardhi mbi të ziun dhe as i ziu mbi të bardhin, veç në devotshmëri. Vërtet më fisniku ndër ju është ai që është më i devotshëm." (The Prophet Muhammad's Last Sermon; http:// www.stanford.edu/~jamila/ Sermon.html) 3 - DREJTËSIA: Zoti i Plotfuqishëm urdhëron për drejtësi Në Kuran Allahu urdhëron besimtarët:
O ju që besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për hir të Allahut edhe nëse është kundër vetes suaj, kundër prindërve ose të afërmve, le të jetë ai (për të cilin dëshmohet) i pasur ose i varfër, se Allahu di më mirë për ta. Mos ndiqni pra emocionin e t'i shmangeni drejtësisë. Nëse shtrëmbëroni ose tërhiqeni, Allahu di hollësisht se çfarë bëni.
Urdhëresat që Profeti ynë (paqja qoftë me të) ka shpallur në mesin e myslimanëve dhe qëndrimi i tij i drejtë dhe i dashur - ndaj njerëzve të feve të ndryshme, gjuhëve, racave dhe fiseve, si dhe mënyrën se si ai i trajtonte të gjithë në mënyrë të barabartë, duke mos bërë asnjë dallim midis të pasurve dhe të varfërve, ashtu si Zoti e ka shpallur në Kuran - mbetet një shembull i shkëlqyer i demokracisë.
Demokracia do të vijë kur njerëzit të jetojnë sipas vlerave morale të urdhëruara nga Zoti Siç e kemi parë, liria intelektuale dhe liria e besimit dhe e shprehjes, gjenden në esencën e Islamit. Disa njerëz supozojnë se demokracia i ka fillesat me Greqinë e lashtë. Por është Zoti, Ai që ua mëson demokracinë njerëzve. Që nga koha e Profetit Adem, të gjithë profetët kanë qenë përfaqësuesit e vërtetë të lirisë dhe drejtësisë. Thelbi i të gjitha koncepteve kryesore janë liria dhe drejtësia. Profetët nuk ushtruan presion mbi njerëzit dhe i trajtuan ata si qytetarë të barabartë, duke respektuar dhe besuar tek njerëzit dhe jo duke gjykuar ndokënd, për shkak të pikëpamjeve të tij. Të gjitha këto tipare të demokracisë, gjenden në moralin e fesë. Gjatë gjithë historisë, njerëzit i kanë mësuar këto koncepte nga fetë monoteiste të shpallura nga Zoti. Shembujt më të bukur në histori, do t'i hasni vetëm në periudha të caktuara, vetëm atëherë kur njerëzit jetonin sipas udhëzimeve të fesë së drejtë.
Kur ne kthehemi pas në kohën kur njerëzit dhunoheshin për shkak të opinioneve dhe ideologjive të tyre të ndryshme, do të vërejmë, jo vetëm vuajtjet e besimtarëve të feve të ndryshme, por edhe degradimin e lëmive të ndryshme si artet, shkenca dhe arkitektura. Njerëzit kanë humbur gëzimin e tyre të jetës dhe janë shndërruar pothuajse në robotë, vetëm atëherë kur janë djegur libra, apo kur vrasjet, masakrat dhe gjenocidet janë përhapur në masë. Në të tilla situata, ne do të vërejmë ndikimin që ushtrojnë ideologjitë ateiste e jofetare, por edhe ndikimin e atyre që kanë keqinterpretuar moralin fetar, nën ndikimin e pikëpamjeve radikaliste, duke e larguar atë nga thelbi i saj.
Drejtësia e vërtetë, demokracia, respekti dhe dashuria mund të përjetohen vetëm atëherë, kur njerëzit të praktikojnë fenë në mënyrën që ka urdhëruar Zoti. Shumë shpejt, demokracia, vëllazëria, dashuria, miqësia dhe paqja do të dominojnë botën, me lejen e Zotit dhe njerëzit do të përjetojnë gëzimin, lumturinë dhe mirësitë e panumurta të besimit. Siç mund të shihet qartë nga ajetet, hadithet e Profetit tonë (paqja qoftë me të) dhe nga fjalët e dijetarëve të mëdhenj të islamit, koha në të cilën jetojmë është quajtur Fundi i Kohërave.
Ditëve të vështira dhe të mundimshme të Fundit të Kohërave, do t'u vijë fundi në këtë shekull dhe bota do të hyjë në një epokë të re e të ndritshme. Thirrja në Njëshmërinë e Zotit në mënyrën më të bukur dhe me urtësi, dhe të ftuarit e njerëzve në Islam siç përshkruhet në Kuran, do të sjellë Epokën e Begatë, e cila nuk do të jetë larg, por në një të ardhme të afërt.
A thua mos po kërkojnë ata gjykimin e kohës së injorancës, por për një popull që bindshëm beson, a ka gjykim më të mirë se ai i Allahut?
S'ka dyshim se Allahu është shumë i butë dhe mëshirues ndaj njerëzve.