Islami e dënon terrorizmin: Pikëpamjet Kuranore të sheriatit, xhihadit dhe luftës
Përmbajtja
- Parathënia në këtë botim të ri
- Hyrje
- Morali islam: burimi i paqes dhe i sigurisë
- Pikëpamjet Kuranore të sheriatit, xhihadit dhe luftës
- Gabimet e radikalistëve dhe e vërteta
- Fytyra e vërtetë e terroristëve që veprojnë në emër të fesë
- Këndvështrimi i islamit mbi ithtarët e librit
- Islami ka sjellë paqe dhe harmoni në lindjen e mesme
- Rrënjët e terrorizmit: darvinizmi dhe materializmi
- Përfundim: rekomandime për botën perëndimore dhe për myslimanët
- Shtojcë: mashtrimi i evolucionit

Dy konceptet që janë shfrytëzuar gjerësisht nga radikalistët, gjoja në emër të fesë islame, në kryerjen e akteve terroriste për ta pasqyruar Islamin si një fe të dhunës, janë sheriati dhe xhihadi.
Zoti në mënyrë të qartë thotë në Kuran: Kurani është "sqarim për çdo gjë" (12:111). Por njerëzit me mentalitet radikalist, që kanë zgjedhur si udhërrëfyes të tyre disa hadithe të fabrikuara, kurrë nuk e kanë besuar Kuranin si të mjaftueshëm. Për këtë arsye, gjatë gjithë rrjedhës së historisë, ata kanë pohuar se disa prej urdhëresave të Kuranit "nuk janë të mjaftueshme" dhe duhet të interpretohen (por Kurani është përtej kësaj). Nga kjo, ata kanë zhvilluar idenë se ne mund ta kuptojmë Kuranin vetëm përmes haditheve.
Hadithet e Profetit tonë (paqja qoftë me të) kanë mbërritur deri në ditët e sotme nëpërmjet transmetimeve. Ndërsa disa janë krejtësisht të saktë dhe të besueshëm, të tjerë me kalimin e kohës u janë shtrembëruar kuptimet dhe disa të tjerë janë ndryshuar tërësisht. Nëse një hadith është me të vërtetë thënie apo praktikë e Profetit tonë (paqja qoftë me të), ai duhet të jetë në pajtim të plotë me Kuranin. Pa dyshim është një shpifje e rëndë, pretendimi se disa thënie apo praktika që bien ndesh me Kuranin, t'i përkasin Profetit (paqja qoftë me të), sepse Profeti ynë nuk e ka kundërshtuar Kuranin.
Ideja që ne mund ta kuptojmë Kuranin vetëm nëpërmjet haditheve, ka sjellë dëm të madh në botën islame, sepse ka prej myslimanëve që e bazojnë besimin e tyre mbi hadithe të fabrikuara. Ata madje e braktisën tërësisht Kuranin, duke marrë si burim të fesë së tyre vetëm këto hadithe. Nëse një hadith i fabrikuar bien ndesh me Kuranin, ka prej tyre që mund të thonë:
"Ky hadith shfuqizon urdhrin e Kuranit." Prej haditheve të fabrikuara lindën rryma të ndryshme, dhe për pasojë edhe katër shkollat nuk u pajtuan me njëri-tjetrin në shumë çështje të Islamit. Dijetarët e Islamit në shumë çështje "Brenda në xhami, lutja e pasdites", nga John Frederick Lewis, 1847. Pikturë e një koleksioni privat.
sollën mendime të ndryshme nga njëri-tjetri. Ata madje deklaruan se ka prej njerëzve që e kishin braktisur besimin në tërësi.
Profeti ynë (paqja qoftë me të) i përgjërohej Zotit të Plotfuqishëm në Kuran, për gjendjen në të cilën ndodhej bota islame:
E i dërguari tha:
"O Zoti im, vërtet populli im e konsideroi këtë Kuran si (diçka) të hedhur!"
Në të vërtetë, problemi i një pjese të madhe të botës islame sot është se njerëzit e konsiderojnë Kuranin si një libër që është braktisur. Pasi Kurani u braktis, u pa e nevojshme ndihma e "ixhmasë" (Ixhma - teologët sjellin vendime bazuar në ligjin e Sheriatit me anë të analogjisë.) Meqenëse Kurani nuk ishte më udhëzues në jetën e tyre, ata, të ndikuar nga mijëra hadithe të fabrikuara, më në fund vendosën që "as Kurani e as hadithet nuk mund të shpjegojnë urdhëresat." Pas një farë kohe këta "prijës fetarë" filluan të nxirrnin ligje në emër të Islamit.
Kur shkollat filluan kundërshtimet me njëra-tjetrën, marrëveshjet u prishën dhe komunitetet myslimane hynë në konflikt me ato të shkollave të tjera. Kur "prijësit fetarë" i konsideruan interpretimet e tyre si ligje, komunitete të ndryshme filluan t'i bazojnë idetë e tyre në disa praktika të caktuara dhe për pasojë, e gjithë bashkësia Islame u nda në sekte, rryma apo grupime të vogla. Kurani u var në mur si një artikull dekorativ dhe si rezultat i kësaj, një pjesë e madhe e botës islame "e braktisi dhe e injoroi Kuranin."
Duke vërejtur disa nga kundërshtarët e Islamit, shohim se problemi i tyre është i njëjtë me atë të ithtarëve të bestytnisë. Ata nuk mësojnë për Islamin duke iu referuar Kuranit. Po ashtu njësoj si ithtarët e bestytnisë, ata përqendrohen në hadithe të fabrikuara, në traditat dhe interpretimet e Islamit sipas disa udhëheqësve fetarë, që janë përgjithësisht të papajtueshme me Kuranin. Në sytë e tyre, "Islami" është thjesht një mënyrë jetese dhe praktikat janë bestytni. Sipas pikëpamjes së tyre, "Islami" është një fuqi e përfytyruar nga historianët dhe nuk është një besim i shpallur në Kuran. Ata i quajnë praktikat e kësaj feje të fabrikuar si "Sheriat" dhe nuk i njohin ligjet e Kuranit. Ata nuk janë në dijeni të vlerave dhe koncepteve të shpallura në Kuran, por kanë një njohuri të madhe të të gjitha rregullave të fesë së rreme të ithtarëve të bestytnisë. Kur kritikojnë rregullat e kësaj feje të rremë, ata kujtojnë se janë duke kritikuar Islamin. Kaq të ndikuar janë ata prej fesë së ithtarëve të bestytnisë, sa ata nuk të besojnë as kur u thua se: "Nuk është ky Islami." Dhe ky është një gabim jashtëzakonisht i madh.
Nëse njerëzit nuk janë në kundërshtim me Islamin për shkak të bindjeve të tyre filozofike ose fetare dhe nëse duan me të vërtetë një zgjidhje për errësirën që përçojnë idetë fanatike, ata duhet të besojnë në këto që sapo përmendëm. Feja e terroristëve nuk është Islami. Kurani në vetvete është i mjaftueshëm për një mysliman. Hadithet janë të vërteta dhe të besueshme, atëherë kur janë në përputhje me Kuranin. Një hadith që nuk është në përputhje me Kuranin nuk ka vend në Islam. Nëse një mysliman nuk mund ta gjejë dot Islamin në Kuran, kjo do të thotë se ai po kërkon për një fe tjetër, sheriati i së cilës nuk është Islami.
Qabeja, në të cilën vijnë çdo vit rreth dy milionë myslimanë nga të katër anët e botës, është një simbol i paqes dhe i dashurisë, të dyja këto janë pjesë përbërëse e mësimeve të Islamit.
Sheriati i vërtetë në Kuran Fjala Sheriat do të thotë "rrugë." Duke u mbështetur në Kuran, një mysliman e ka të qartë se cila "rrugë" duhet ndjekur. Ndalesat në Kuran janë të pakta dhe qartësisht të evidentueshme. Ato nuk kanë nevojë për diskutim apo interpretim. Për shembull, vrasja, tradhtia bashkëshortore, kamata, ngrënia e mishit të derrit apo pirja e gjakut të kafshëve, janë të gjitha ndalesa të shpallura në ajetet e Kuranit, në mënyrë të qartë. Kjo është një karakteristikë e veçantë e Kuranit. Njerëzit nuk mund t'i interpretojnë ndalesat sipas dëshirave të tyre. Zoti e ka shpallur qartë atë që e ka ndaluar, si në këtë ajet:
(Allahu) Ua ndaloi juve kafshën e ngordhur, gjakun, mishin e derrit dhe atë që therret në emër të dikujt tjetër veç Allahut
Zoti shpall në Kuran se do të ketë njerëz që trillojnë në emër të Islamit, se çfarë është e ligjshme dhe çfarë është e ndaluar:
Mos thoni gënjeshtra me gjuhët tuaja: "Kjo është e lejuar e kjo është e ndaluar" e të shpifni ndaj Allahut të pavërtetën. Vërtet, ata që shpifin gënjeshtra ndaj Allahut, nuk kanë shpëtim. (Kuran, 16:
116) Pas largimit nga kjo botë të Profetit tonë (paqja qoftë me të), u shfaqën grupime të ndryshme që trilluan gënjeshtra kundër Zotit. Meqë këto grupime nuk morën Kuranin për udhërrëfyes, ata bënin diçka të lejuar apo të ndaluar, sipas dëshirave të tyre. Zoti thekson veçanërisht karakteristikat e këtyre njerëzve: "Ata i bëjnë të ndaluara, të mirat që janë të lejuara." Zoti ynë thotë në Kuran:
O ju që besuat! Mos i ndaloni (mos i bëni haram) të mirat që Allahu i lejoi për ju (i bëri hallall) dhe mos e teproni, se Allahu nuk i do ata që e teprojnë (i kalojnë kufijtë e dispozitave të Zotit).
Sistemi i egërsisë i aplikuar nën emrin e sheriatit, por që në fakt është krejtësisht i papajtueshëm me Islamin, është si rezultat i braktisjes së Kuranit. Sheriati i vërtetë i përcaktuar në vargjet, ose me fjalë të tjera, rruga e vërtetë në të cilën thërret Kurani, është si vijon:
Sheriati i Kuranit do të thotë dashuri, respekt, dashamirësi dhe mbrojtje për njerëzit e të gjitha feve dhe ideve. Sheriati i Kuranit insiston për demokracinë dhe për lirinë e mendimeve. Sipas Sheriatit të Kuranit, njerëzit duhet të jenë të ditur, të arsimuar, me mendje të hapur, të respektueshëm ndaj ideve të tjera, të lumtur, të pashëm, modern, me ambicje, optimistë, të vlerësojnë artin, shkencën, dashurinë dhe miqësinë. Nuk ka urrejtje, intolerancë, konflikt, përleshje, despotizëm, imponim, kërcënim, hidhërim, zemërim apo luftë në Sheriatin e Kuranit.
A ka një vend islamik sot në botë që i plotëson këto kritere të Sheriatit të Kuranit? Sigurisht që jo; ky sheriat duhej zbatuar që nga koha e Profetit tonë (paqja qoftë me të). Vendet që pretendojnë se qeverisen në bazë të ligjit të sheriatit, në fakt aplikojnë sheriatin e besimit fanatik, të imponuar në emër të Islamit prej grupeve të ndryshme e të dhunshme. Ata zgjedhin hadithe të ndryshme e të pavërteta si udhërrëfyes të tyre, por në fakt kështu ata braktisin Kuranin.
Dështimi për të zbatuar sistemin e vërtetë të sheriatit në Kuran, i cili do të sillte begatitë e cituara më lart, dhe ashpërsia në keqinterpretimin e sheriatit të Kuranit, janë sigurisht tejet të rënda. Zgjidhja nuk është fajësimi i Islamit. Ata që fajësojnë Islamin bëjnë gabim të madh, sepse ai është zgjidhja e vetme ndaj radikalizmit, dhunës dhe egërsisë. Duke u përpjekur të dobësojnë Islamin, në të vërtetë ata po ua lehtësojnë rrugën radikalistëve. Eliminimi i radikalizmit dhe i besimeve të rreme, të propaganduara nën emrin e Islamit, nuk do të përmbushet, as duke shtuar akuzat ndaj Islamit dhe as duke rritur prodhimin e armëve. E vetmja mënyrë është interpretimi i saktë i Islamit të vërtetë. Problemet që vijnë nga besimet e rreme mund të zgjidhen vetëm duke i zëvendësuar këto besime, me besimin e vërtetë. Sheriati kërkon që myslimani të jetë modern, i pastër, fisnik, i mençur, i kulturuar, me mendje të hapur, respektues i mendimit të lirë dhe i dashur. Sheriati i Kuranit është i bazuar në vëllazëri, paqe dhe dashuri. Lufta, mizoria, urrejtja, zemërimi dhe konflikti janë të huaj për të.
Xhihadi i vërtetë në Kuran Nuk ka asnjë vrasje në xhihadin në Kuran. Nuk ka bombardim në xhihadin në Kuran. Nuk ka kamikazë apo sulme terroriste mbi civilët. Nuk ka urrejtje apo mallkim për njerëzit në xhihadin në Kuran. Bijtë e Profetit Ibrahim (paqja qoftë me të), e Profetit Jakub (paqja qoftë me të) dhe Profetit Musa (paqja qoftë me të) nuk janë të mallkuar në xhihadin në Kuran. Nuk ka kërcënime dhe tmerr në xhihadin në Kuran. Këto nuk bëjnë pjesë në besimin Islam.
Nuk ka masakra, vdekje, urrejtje dhe zemërim në Islam, as në Krishtërim as në Judaizëm. Prandaj, nëse dikush thotë: "Kam mësuar nga Kurani që unë duhet të vras, të hedh në erë dhe të mallkoj njerëz", ky njeri ose është mashtrues ose i është bërë lavazh truri.
"Xhihadi" në Islam nënkupton përpjekjen për të përsosur virtytet morale dhe përpjekjen për t'i larguar njerëzit nga e keqja. Ata që vrasin në emër të xhihadit, nuk janë duke vepruar sipas Kuranit.
Nëse një radikalist thotë se jam mysliman dhe ndjek një besim vetëm për të vrarë, bombarduar dhe mallkuar, në realitet besimi i tij është i shpikur dhe nuk ka lidhje me Kuranin.
Librin e Shenjtë, të cilin ata e puthin, e prekin me ballin e tyre dhe e varin në mur, mund të mos e kenë lexuar ndonjëherë. Ky është ai lloj besimi, në të cilin çdo gjë është e errët. Ai ofron urrejtje në vend të dashurisë, zemërim në vend të miqësisë, armiqësi në vend të vëllazërisë, vuajtje në vend të bukurisë dhe injorancë në vend të artit, bukurisë, shkencës dhe kulturës. Është e lehtë për të vënë një armë në duart e dikujt që beson diçka të tillë. Është e lehtë t'i thuhet, "Ata janë armiqtë e tu." Është e lehtë ta manipulosh një person të tillë. Është e lehtë për të ndezur urrejtje tek këta njerëz. Kjo tirani e tmerrshme, e cila ekziston si mish i huaj jo vetëm në Islam, por edhe në të gjitha besimet e vërteta dhe madje edhe në marksizëm, satanizëm dhe materializëm, me pak fjalë në të gjitha fetë, ideologjitë dhe mënyrat e të menduarit, është për shkak të radikalizmit dhe fanatizmit.
Po përse hasim radikalistë apo fanatikë? Përgjigja është e qartë: Sepse këta njerëz kështu janë mësuar. Për ata nuk ekziston besim tjetër. Radikalistët që flasin në emër të Islamit, fanatizmin e tyre e shohin si pjesë të Islamit. Ata jetojnë në injorancë, në geton e tyre. Ata janë të distancuar nga shoqëria, nga arti dhe dijet shkencore. Ata kanë qenë gjithmonë të keqinformuar në lidhje me konceptin e "xhihadit" dhe e kanë zbatuar atë gabimisht, sepse kështu u është mësuar. Ata gjithmonë kanë menduar se po bëjnë diçka të mirë, nëse veprojnë në këtë mënyrë. Ata kurrë nuk kanë menduar se ata në të vërtetë po dëmtojnë veten, besimin dhe familjet e tyre, vendin dhe natyrisht, të tjerët. Megjithatë, "xhihadi" i përshkruar në Kuran është shumë ndryshe nga xhihadi i portretizuar nga radikalistët. Pra, çfarë do të thotë fjala "xhihad"?
Fjala xhihad vjen nga fjala arabe "xhahd." Kuptimet e saj janë: 1) puna, përpjekja, vendosmëria, këmbëngulja dhe sakrifica për të arritur rezultatet më të larta në jetë; 2) frenimi prej dëshirave dhe veseve të ulëta. Në bazë të këtyre përkufizimeve, synimi i xhihadit në Islam është që t'u mësojë njerëzve vlerat e duhura morale dhe t'i largojë ata nga e keqja. Duke bërë këtë, myslimani arrin të frenojë veten e tij prej veseve të ulëta, lartësohet drejt virtytit moral dhe e ka më të lehtë të qëndrojë larg zemërimit dhe urrejtjes. Me fjalë të tjera, ajo që duhet të bëjë një mysliman në xhihadin e tij, është të përmirësojë veten në njërën anë dhe nga ana tjetër t'u mësojë njerëzve të vërtetën dhe të drejtën. Ai jo vetëm që duhet të jetë një model me vlerat e tij morale, por duhet të rrezatojë dashuri, paqe dhe t'i largojë njerëzit nga e keqja.
Fjala "xhahd" nuk haset me ndonjë kuptim tjetër në Kuran. Ata që kryejnë masakra nën emrin e "xhihadit" duke thënë se "referenca jonë është Kurani", ata gënjejnë ose mashtrojnë.
Sipas Kuranit, ata të cilët vrasin njerëz në emër të xhihadit, ose hidhen në erë duke vrarë civilë të pafajshëm, janë duke bërë mëkat të rëndë. Ajetet e Kuranit të cilat keqinterpretohen prej tyre, do të shtjellohen në detaje, në faqet në vijim. Një pikë e rëndësishme duhet të mbahet mend këtu; pjesa më e madhe e radikalistëve kryejnë akte të dhunshme, për shkak të injorancës. Ata nuk e njohin besimin e vërtetë. Ka të ngjarë, që shumë prej tyre nuk e kanë lexuar asnjëherë Kuranin. Kjo është arsyeja pse ata marrin jetë, sepse e kanë keqkuptuar fenë, nuk janë njohur me mësimet e Kuranit dhe nuk e kanë kuptuar ligjin e Zotit. Ne duhet të pranojmë faktin se për sa kohë ka injorancë, do të ketë edhe radikalistë. Zgjidhja e vetme, për ata që kryejnë akte të dhunës dhe terrorit në emër të xhihadit, është edukimi i vërtetë.
Vetëvrasja nuk është "xhihad", ajo është e ndaluar në Kuran Aktet më të bujshme të terrorizmit, të kryera në botë në 20 apo 30 vitet e fundit, sidomos ato nga grupet terroriste me origjinë nga Lindja e Mesme, janë kryesisht me bomba vetëvrasëse. Sipas Kuranit, vetëvrasja Disa njerëz, të cilët janë të keqinformuar në lidhje me Islamin, gabimisht besojnë se ai pajtohet me kamikazët; por në fakt Islami është një fe e paqes dhe e dashurisë.
Në Kuran, vetëvrasja është një mëkat i rëndë.
është mëkat. Por si mundet vallë që një person i veshur me eksploziv, të hedhë veten në erë në mes turmës së civilëve?
Pas Luftës së Dytë Botërore shumë nga vendet arabe u prekën nga komunizmi. Partia Ba'ath u zgjerua në Egjipt, Siri dhe Irak. Blloku i Shangait që u themelua nën kujdesin e Kinës, pa bërë zë i mori nën mbrojtjen e saj vendet arabe dhe Iranin. El Fatah që u rrit nën drejtimin e Jaser Arafatit, kurrë s'i ka fshehur prirjet socialiste/komuniste. Socializmi arab i përzierë me nacionalizmin ekstrem, sollën gjakderdhje të shumta në vendet arabe dhe kjo nuk është më një sekret. Ata që nuk janë në dijeni të historisë mjafton të vëzhgojnë situatën aktuale në ato vende, ose mjafton të shohin se si ruhet në Siri trashëgimia e Hafez Asadit.
Një egërsi e tillë është e pashmangshme në mendësinë socialiste apo komuniste. Sipas këtij botëkuptimi të rremë, vetëvrasja nuk shihet si fundi i një jete, por ajo konsiderohet si një kontribut për përparimin e botës dhe për "kauzën". Pra, nëse fundi i jetës së pavlerë të dikujt, bëhet shkak që t'u jepet fund disa jetëve të tjera të pavlefshme, ky do të ishte një kontribut edhe më i madh në sytë e këtij sistemi të egër. Kjo është tejet djallëzore dhe meriton trajtim të veçantë.
Disa njerëz, të cilët janë të keqinformuar për Islamin, gabimisht besojnë se ai i lejon bombat vetëvrasëse, kur në fakt Islami është një fe e paqes dhe e dashurisë. Arsyeja kryesore për këtë keqkuptim është përpjekja e organizatave terroriste në fjalë, për të legjitimuar këtë akt të tmerrshëm, të ndaluar nga Islami, përmes shpifjeve dhe interpretimeve të ndryshme. Në qoftë se një terrorist vetëvrasës, pretendon se aktet e tij bëhen në emër të Islamit, atëherë ky është një turp dhe një shpifje kundër Islamit. Këto janë prej krimeve më të rënda dhe më të tmerrshme.
Një mysliman nuk vret, sepse vrasja është një mëkat i madh. Zoti shpall në Kuran se
"... kush vret një njeri (pa të drejtë), i cili nuk ka vrarë askënd dhe nuk ka bërë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si të kishte vrarë gjithë njerëzimin..."
Ajeti është i qartë. Vrasja dhe vetëvrasja që të dyja janë mëkate. Të hedhësh veten në erë brenda një restoranti nuk është "xhihad", por mëkat. Ata që nderojnë dhe lëvdojnë akte të tilla, duke pretenduar se kamikazi është "martir", në fakt nuk duartrokasin xhihadin, por vrasjen. Të hedhësh në erë veten në mes të civilëve të pambrojtur nuk është xhihad, por vrasje. Ne do të shpjegojmë në detaje më vonë, se Islami ndalon të luftosh kundër njerëzve të pafajshëm.
Xhihadi nënkupton përpjekjen përmes dijes dhe shkencës, për të udhëzuar dikë në rrugën e vërtetë, me dashuri dhe respekt, e jo t'i marrësh atij jetën.
Martirizim do të thotë të sakrifikosh jetën në rrugën e Zotit, për të përhapur dashurinë, miqësinë dhe vëllazërinë e kërkuar nga Islami. Vrasja është krim dhe mëkat. Ajo nuk është një virtyt që nderohet.
Por kamikazët dhe përkrahësit e tyre, propagandojnë një fe që urdhëron vdekjen e të tjerëve. Por feja e tyre nuk është feja e Zotit. Vetëm pak prej atyre që i ndjekin mund ta kuptojnë këtë. Ka njerëz që kujtojnë se kjo fe e rreme është e vërtetë dhe përpiqen ta respektojnë atë. Problemi i vërtetë është ky: Njerëzit të cilët nuk e njohin fenë e tyre janë duke u shmangur nga e vërteta. Nëse ata nuk e mësojnë fenë e tyre nga Kurani, kamikazët dhe ata që i inkurajojnë dhe i nderojnë, do të vazhdojnë të ekzistojnë. Bombat nuk janë mënyra e duhur për të mësuar të vërtetën. Mënyra e vetme është edukimi i vërtetë. Dhe në mënyrë që të sigurojmë një edukim të vërtetë, myslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë duhet të bashkohen. Pasi të themelohet ky unitet i pathyeshëm, atëherë do të fillojnë të na dëgjojnë ata që janë në rrugë të gabuar.
Cilat janë arsyet për rritjen e sulmeve vetëvrasëse?
Sulmet vetëvrasëse të frymëzuara nga politika fillimisht u shfaqën në vitin 1980 në Lindjen e Mesme, gjatë Luftës Civile libaneze, kur Hezbollahu filloi të përdorte kundër objektivave të tij. Prej atëherë e deri në fillim të shekullit të 21-të, rreth 200 sulme vetëvrasëse u kryen në pjesë të ndryshme të botës. Në vitet 2000, këto sulme filluan me një frekuencë gjithnjë në rritje për të rrëmbyer titujt e faqeve të para të gazetave dhe gjatë tri dekadave të fundit, numri i sulmeve të përgjithshme ka arritur në 3,500. Vetëm në vitin 2013, 291 sulme vetëvrasëse u kryen në tetëmbëdhjetë vende, duke marrë jetën e 3,100 njerëzve dhe duke shënuar një rritje dramatike prej 25% në krahasim me një vit më parë (me 230 sulme).
Shumica e këtyre sulmeve u organizuan në vendet myslimane.
Lindja e Mesme, me Irakun në krye të listës, pati shumë sulme vetëvrasëse gjatë dhjetë viteve të fundit. Afganistani, Pakistani, Siria, Libani, Tunizia, Libia, Somalia, Mali dhe Nigeria janë në mesin e vendeve myslimane, të cilat janë goditur shpesh nga sulme vetëvrasëse.
Cili është shkaku që çoi në rritjen e sulmeve? Paqëndrueshmëria politike në këto vende është një faktor i rëndësishëm. Pavarësisht supozimit se shpërthimet vetëvrasëse ishin kundër fuqive pushtuese, në fakt vetëm 32% e sulmeve janë kryer në vendet ku një ushtri e huaj ka qenë e pranishme. Rreth 68% të shpërthimeve kishin për viktima qytetarët vendas; me fjalë të tjera, viktimat në këto sulme janë civilë të pafajshëm.
Në vendet si Iraku dhe Siria, sulmet janë nxitur kryesisht nga konfliktet sektare dhe etnike, ndërsa në Egjipt, ndodhën për shkak të konflikteve ndërmjet forcave nacionaliste laike dhe grupeve islamike. Sulmet vetëvrasëse zakonisht synojnë zonat më të populluara, të tilla si restorantet, tregjet, xhamitë dhe transportin publik; vende ku gjenden civilë dhe ku objektivat në këto sulme janë gratë, fëmijët dhe të moshuarit. Në të vërtetë, sulme ka pasur madje edhe në xhami, ku myslimanë të shumtë kryenin ritet ditën e premte, siç i kemi parë në Irak, ose gjatë festave fetare, si psh. në Jemen. Kjo është tejet tronditëse.
Shumë grupe myslimane dënojnë Izraelin për dërgimin e trupave ushtarake në një xhami në Jeruzalem, dhe madje edhe e denoncuan atë si një armik që duhet luftuar; por nga ana tjetër, është interesant fakti që po të njëjtat grupe nuk reaguan per sulmin vetëvrasës në një xhami, ku myslimanët ishin duke u lutur. Disa prej këtyre grupeve i kanë inkurajuar sulme të tilla.
Kur pyeten autorët për veprimet e tyre - për shkak të nivelit të tyre të ulët arsimor dhe padijes së tyre rreth vlerave të vërteta morale të Kuranit, të cilat në të vërtetë mishërojnë falje, paqe dhe dashuri – ata përgjigjen se këto krime janë kryer në emër të Islamit. Për këtë arsye, mësimi i moralit të Islamit të bazuar në Kuran, mbetet një prioritet. Pra, është me mjaft rëndësi, fillimi i një fushate të gjerë botërore.
Keqkuptimet rreth luftës në Islam Myslimani duhet të besojë çdo ajet në Kuran, pa bërë përjashtim Këtë temë po e trajtojmë për të treguar pretendimet false të fanatikëve, që kërkojnë të fusin bestytni në Islam dhe po të njëjtën gjë bëjnë edhe disa kundërshtarë të Islamit, që i keqpërdorin idetë e mbrapshta të këtyre fanatikëve, se gjoja disa ajete të Kuranit nuk janë më të vlefshëm (sigurisht Kurani është përtej kësaj). Ata e përmendin ajetin e mëposhtëm si dëshmi për pretendimet e tyre; Ne nuk abrogojmë (pezullojmë) ndonjë ajet, apo ta hedhim në harresë e të mos sjellim një tjetër më të dobishëm se ai, ose të ngjashëm me të. A nuk e dini se Zoti ka fuqi për çdo gjë? (Kuran, 2:106)
Ata që i përdredhin gjuhët e tyre ndaj Kuranit e kanë keqinterpretuar këtë varg për të justifikuar imponimin e fesë së tyre. Ata mendojnë në mënyrë të gabuar, se mund të zhvlerësojnë disa ajete dhe madje t'i zëvendësojnë me hadithe të fabrikuara. Disa kundërshtarë të Islamit, nga ana tjetër, thonë se ajetet që flasin për alkolin apo luftën nuk duhen praktikuar, e me këtë kërkojnë të përçajnë myslimanët.
Interpretimi i vërtetë i këtij ajeti është si vijon; Fjala arabe "Ajat" tek pasazhi " abrogojmë (pezullojmë) ndonjë ajet " është në numrin njëjës. Kur kjo fjalë përdoret në këtë formë, nënkupton argument ose mrekulli. Kur fjala "ajet" shfaqet në numrin njëjës në Kuran, ajo nënkupton dëshmi apo shenjë, dhe kështu është përkthyer në të gjitha ajetet e tjera. Kur fjala "ajete" përdoret për t'iu referuar vargjeve të Kuranit, nuk shfaqet në numrin njëjës.
Për këtë arsye këtu nuk nënkuptojmë "Ajete (vargje) të Kuranit", por "shenjë, rregull ose sheriat". Sipas këtij ajeti, disa praktika dhe urdhëresa, të aplikuara nga shoqëritë e mëparshme, të cilave u kanë zbritur libra hyjnore si, hebrenjve dhe të krishterëve, por që ishin lënë pas dore me kalimin e kohës, ose janë abroguar ose janë shfuqizuar. Ngjashëm po ndodh edhe me Kuranin.
Ne gjithashtu duhet të përqëndrohemi në ajet te fjalët "do të bëjë të harrohet". Në mënyrë që një urdhëresë të shfuqizojë një tjetër, ai më parë duhet të ketë qenë i "harruar". Kurani ka mbetur i pandryshuar për 1400 vjet, pra nuk ka ndonjë rast që një ajet të ketë zëvendësuar tjetrin. Urdhëresat që fanatikët pretendojnë se janë të shfuqizuara, në fakt ato nuk janë lënë në harresë, sepse janë ende në Kuran. Kjo tregon qartë se shfuqizimi, të cilit i referohemi këtu, nuk është zëvendësimi i një ajeti me një tjetër, por shfuqëzim i urdhëresave që janë lënë në harresë prej gjeneratave të mëparshme. Urdhëresat që u janë zbritur popujve të mëhershëm, por që janë lënë në "harresë" janë rikthyer si ligj me shpalljen e Kuranit. Në disa raste ato janë të ngjashme, kurse në raste të tjera janë më të dobishme se urdhëresat në librat e shpallur më parë.
Kurani është një libër "i mbrojtur"
Zoti ynë në mënyrë të qartë thotë në një ajet, se Kurani është një libër "i mbrojtur".
Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kuranin dhe Ne jemi mbrojtës të tij.
Është e pamundur për disa vargje të një libri, me të cilat obligohen të gjithë myslimanët dhe i cili është "i mbrojtur ", që disa urdhëresa të konsiderohen si të vlefshme, e disa të tjera jo. Përsosmëria e Kuranit në tërësinë e tij, mrekullitë e tij matematikore dhe shkencore, fakti se ky libër është një udhërrëfyes dhe se vargjet e tij ka qenë të ruajtura, të gjitha këto hedhin poshtë pretendimet e fanatikëve dhe të disa kundërshtarëve të Islamit.
Ata që e mohuan Kuranin kur u erdhi, janë të marrë; ai është një libër ngadhënjyes (i pashoq). Atij nuk mund t'i mvishet e pavërteta nga asnjë anë; është i zbritur prej të Urtit, të Lavdishmit.
Le të shohim tani se ku gabojnë rëndë këta njerëz.
Gabimet në dallimin mes "myslimanëve të periudhës së Mekës" dhe "myslimanëve të periudhës së Medinës"
Disa dashakeqës të Islamit, kur flasin për "myslimanët e periudhës mekase" i quajnë ata si myslimanë të moderuar. Sipas mendimit të tyre, në kohën kur Profeti ynë Muhamed (paqja qoftë me të) ishte në Mekë, mbizotëronte paqja e nuk kishte luftëra, por luftërat filluan papritmas pasi Profeti (paqja qoftë me të) migroi në Medine. Bazuar në këtë, disa njerëz pretendojnë se ithtarët e luftës në Islam njohin vetëm vargjet e shpallura në periudhën e Medinës, ndërsa myslimanët paqedashës, njohin vetëm ajetet e shpallura në periudhën e Mekës. Ky pretendim është i paarsyeshëm dhe vjen prej injorancës.
Siç e kemi parë tashmë, kusht thelbësor në besimin e një myslimani është besimi në të gjitha ajetet e Kuranit, pa përjashtim. Nëse dikush refuzon një ajet të vetëm, atëherë ai e humb atributin e të qenit një mysliman siç përshkruhet në Kuran. Pra sipas Kuranit, nuk quhet besimtar ai që thotë: "Unë jam mysliman" dhe bën dallimin duke thënë: "Unë e besoj këtë ajet, kurse këtë tjetrin jo."
Është e vërtetë se nuk ka pasur luftime në periudhën e Mekës në jetën e Profetit tonë (paqja qoftë me të), por në periudhën medinase ka pasur luftime dhe vargjet janë zbritur në lidhje me këto beteja të veçanta. Në mënyrë që të kuptojmë arsyet për këtë, ne duhet të kuptojmë kushtet e vështira në kohën e Profetit tonë (paqja qoftë me të).

Sprovat e rënda të myslimanëve në periudhën e Mekës Kurani iu shpall Profetit tonë (paqja qoftë me të) gjatë një periudhe 23 vjeçare. Gjatë 13 viteve të para të kësaj periudhe, myslimanët jetonin si pakicë, nën rendin pagan të idhujtarëve të Mekës dhe ata u përballën me shtypje dhe presione të jashtëzakonshme. Shumë myslimanë u torturuan fizikisht dhe disa u martirizuan, shtëpitë dhe pronat e tyre u plaçkitën dhe Myslimanët jetonin si pakicë në shoqërinë pagane të Mekës dhe ishin tejet të ekspozuar ndaj shtypjes. Shumë myslimanë u torturuan fizikisht, disa u martirizuan, shtëpitë dhe pronat e tyre u plaçkitën dhe u përballën me fyerje dhe kërcënime të vazhdueshme. Megjithatë, myslimanët nuk iu përgjigjën dhunës me dhunë, qëndronin larg idhujtarëve dhe i ftonin ata në paqe.
ata ishin të ekspozuar vazhdimisht ndaj kërcënimeve dhe fyerjeve. Megjithatë myslimanët nuk iu kundërpërgjigjën dhunës, u distancuan nga paganët, por gjithmonë i ftonin ata në rrugën e paqes.
Megjithatë, agresioni i shoqërisë pagane ishte i egër.
Fisi i kurejshëve fillimisht e konsideroi profetësinë e Muhammedit (paqja qoftë me të) si diçka të kotë. Edhe pse nuk besonin tek ai, ata nuk reaguan kundër Profetit (paqja qoftë me të), për aq kohë sa ai nuk thoshte asgjë kundër idhujve të tyre. Megjithatë, ata e sulmonin Profetin (paqja qoftë me të) me fjalë. Ata i tallnin dhe i trajtonin padrejtësisht myslimanët. "Sulmi verbal" i kurejshëve filloi në këtë mënyrë.
Kurani e përshkruan qëndrimin e tyre me këto fjalë:
Mëkatarët ishin ata, të cilët i përqeshnin ata që besuan. Dhe kur kalonin (besimtarët) pranë tyre (idhujtarëve), ata ia bënin me sy njëri-tjetrit. E kur ktheheshin te familjet e tyre, ktheheshin të kënaqur. Dhe kur i shihnin ata (besimtarët), thonin:
"S'ka dyshim se këta (besimtarët) janë të humbur!"
Meka ishte qendra e idhujtarisë. Meka ishte e tejmbushur çdo ditë, me njerëz që vinin për të vizituar Qaben dhe idhujt rreth saj, duke sjellë përfitim të majmë për kurejshët, si në pasuri ashtu edhe në prestigj. Kurejshët e shihnin përhapjen e Islamit në Mekë si një kërcënim, sepse ata mendonin se kjo do të ishte kundër interesave të tyre dhe do të sillte armiqësinë me fiset e tjera. Ata gjithashtu e dinin se Islami i konsideron të gjithë njerëzit të barabartë dhe nuk bën dallime në bazë të prejardhjes apo pasurisë. Prandaj prijësit e Kurejshëve mendonin se duheshin marrë masa për të ndaluar përhapjen e Islamit. Disa prej këtyre "masave" ishin torturat dhe madje edhe vrasjet e myslimanëve. (Ibni Hisham, 1/287) Paganët e kohës nuk mund t'i dëmtonin disa prej anëtarëve të familjeve të forta dhe të shquara, si psh. Ebu Bekrin dhe Uthmanin, por ata, keqtrajtonin në mënyrë të pamëshirshme myslimanët e varfër dhe të pambrojtur. Disa prej myslimanëve të ekspozuar ndaj keqtrajtimeve të rënda ishin: Ebu Fakih, Khabbab ibn el-Aratt, Bilal ibn Rabah, Suhejb er-Rumi, Ammar bin Jasiri, Jasir ibn Amir dhe Sumejeh bint Khajjat. Ky keqtrajtim i myslimanëve u bë thjesht, sepse ishin besimtarë dhe u predikonin Islamin të tjerëve. Pavarësisht shtypjes, torturës dhe dhunës, myslimanët kurrë nuk reaguan ndaj atyre që i kishin shtypur, sepse Islami nuk inkurajon kthimin me të njëjtën monedhë dhe nuk u përpoqën të paktën për të mbrojtur veten e tyre, e cila është e drejta më themelore e njeriut. Duke parë se myslimanët nuk po reagonin, kurejshët rritën agresivitetin dhe torturat e tyre. Kurejshët në fjalë filluan martirizimin e myslimanëve.
Kur situata u përkeqësua, myslimanët - të cilët nuk reaguan as për të mbrojtur veten e tyre, sepse Kurani e ndalon derdhjen e gjakut - e kishin të pamundur të qëndronin më gjatë në Mekë. Për këtë arsye ata emigruan në Medinë.
Periudha e Medinës dhe betejat Kur ashpërsia e sulmeve të idhujtarëve në Mekë u rrit, myslimanët emigruan në qytetin e Jethribit (më vonë u quajt Medina), ku gjetën një klimë më të mirë dhe më miqësore dhe atje ngritën administratën e tyre. Megjithatë, edhe pasi ata krijuan strukturat e tyre politike, sulmet nga paganët e Mekës nuk u ndalën. Kurejshët i ndoqën myslimanët dhe nuk hoqën dorë nga sulmet e dhunshme kundër tyre. Por Profeti ynë (paqja qoftë me të) dhe myslimanët pranë tij nuk iu përgjigjën idhujtarëve me luftë.
Nuk ka individ, komunitet apo shtet në botë, që nuk do të përgjigjej në qoftë se do të sulmohej. Ata gjithmonë reagojnë ndaj agresorit për "vetëmbrojtje" dhe në fund të fundit marrin edhe masa mbrojtëse. Njerëzit të cilët angazhohen për vetëmbrojtje, janë të shfajësuar nga ligjet ndërkombëtare dhe po ashtu edhe popujt që luftojnë për vetëmbrojtje, janë të justifikuar në bazë të së drejtës ndërkombëtare, sepse ata kanë qenë subjekt i një sulmi të padrejtë, ku rrezikohen jetët e njerëzve, nderi, familjet, të afërmit dhe territoret e vendit.
Në vargjet e mëposhtme, të cilat janë shpallur pas emigrimit në Medinë, Profetit tonë (paqja qoftë me të) i është dhënë leje të vetëmbrohet për veten dhe për komunitetin e tij.
Atyre që po sulmohen me luftë, u është dhënë leje të luftojnë, për shkak se u është bërë padrejtësi, e Allahu ka fuqi për t'u ndihmuar atyre (myslimanëve). (U lejuan të luftojnë) Ata, të cilët thanë:
Paganët e asaj kohe i keqtrajtonin dhe i torturonin myslimanët në mënyrën më barbare, e cila nuk ishte dëgjuar më parë. Profetit tonë (paqja qoftë me të) i jepet leje të vetëmbrohet si për veten, ashtu edhe për komunitetin e tij, në mënyrë që t'i bëjë ballë sulmeve dhe shtypjes. "Allahu është Zoti ynë!" u dëbuan prej shtëpive të tyre pa kurrfarë të drejte ...
Me këto vargje, myslimanët, që kishin qenë të detyruar padrejtësisht të emigronin vetëm sepse thanë: "Zoti ynë është Allahu", filluan nga përgatitjet për të mbrojtur veten e tyre. Siç thuhet shprehimisht në ajet, myslimanëve "u është dhënë leje të luftojnë, për shkak se u është bërë padrejtësi" dhe u lejohet të mbrojnë veten e tyre dhe jo të sulmojnë të parët. Pas shpalljes së këtij ajeti, myslimanët filluan të mbrojnë veten e tyre dhe luftuan kundër bashkësisë së egër që i kishte sulmuar ata. Vargjet e shpallura më pas, të cilat bëjnë fjalë për luftën dhe mbrojtjen, përmbajnë detaje lidhur me rregullat gjatë luftimeve që ndodhën në atë kohë. Për ta thënë në një mënyrë tjetër, një përshkrim i veçantë është dhënë për situatën në atë luftë. Prandaj, të gjitha ajetet në lidhje me luftën në Kuran u zbuluan posaçërisht duke iu referuar betejave të veçanta që ndodhën në atë kohë, për të na njohur me kushtet e vështira të kohës dhe me drejtësinë e Profetit tonë (paqja qoftë me të).
Cilat ishin betejat në kohën e Profetit (paqja qoftë me të)?
Një pikë e rëndësishme që duhet të mbahet mend në lidhje me betejat e përshkruara në Kuran është "qëllimi i vërtetë" i luftimeve. Disa burime fetare dhe historike thonë se betejat në kohën e Profetit tonë (paqja qoftë me të) ishin kundër hebrenjve. Por disa njerëz që i lexojnë ato referenca, me qëllimin për të kërkuar për antisemitizëm në Kuran, pretendojnë se ajetet e shpallura për beteja specifike në Kuran, janë në përgjithësi kundër hebrenjve. Megjithatë, ky është një konstatim i gabuar.
Ishin paganët që u angazhuan në persekutimin kundër Pejgamberit tonë (paqja qoftë me të) dhe myslimanëve. Kryesisht ata ishin idhujtarë. Qëllimi i tyre ishte që të mbronin idhujt e tyre dhe besimet perverse. Disa ishin hipokritë dhe politeistë që kishin ardhur prej bashkësive hebraike, por kjo do të ishte shumë e gabuar për t'i etiketuar këta si hebrenj. Në të njëjtën mënyrë, nëse do të ishte e gabuar të quaje një politeist ose hipokrit prej bashkësisë myslimane si "mysliman", po aq e gabuar është t'i konsiderojmë politeistët dhe hipokritët, të cilët ishin nga hebrenjtë si "hebrenj". Një hebre i vërtetë nuk e fillon luftën i pari dhe nuk vret besimtarë të pafajshëm.
Kurani e mallkon anti-semitizmin. Për këtë arsye, dështojnë ata që kërkojnë armiqësi ndaj hebrenjve në Kuran; njerëz të cilët i interpretojnë vargjet në fjalë si urdhëresë për të luftuar kundër hebrenjve duhet ta kuptojnë këtë fakt. Profeti ynë (paqja qoftë me të) gjithmonë ka pasur marrëdhënie të mira me hebrenjtë. Ai i ka trajtuar ata me respekt dhe dashuri, dhe po me të njëjtin respekt dhe dashuri e kanë trajtuar hebrenjtë e devotshëm Profetin tonë (paqja qoftë me të). Kjo temë është shpjeguar në detaje më vonë në kapitullin në lidhje me ithtarët e Librit. (Shih kapitullin "Këndvështrimi i Islamit mbi ithtarët e Librit")
Përshkrimi i luftës në Kuran Kurani është mjaft i qartë se kur dhe si duhet të zhvillohet lufta:
Dhe luftoni në rrugën e Allahut kundër atyre që ju sulmojnë e mos e teproni, se Allahu nuk i do ata që e teprojnë (që e fillojnë luftën të parët).
Lufta lejohet vetëm kundër atyre që sulmojnë myslimanët; ajo duhet të jetë një luftë mbrojtëse. Në Kuran është e ndaluar që myslimanët të sulmojnë palën tjetër pa asnjë shkak.
Zoti i urdhëron myslimanët në Kuran, se duhet të respektojnë gjithmonë drejtësinë edhe nëse janë të zemëruar me një popull, për shkak të padrejtësive dhe agresionit të tij. Zoti e zbulon këtë në një ajet:
O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të Allahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t'i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë. Kini frikë Allahun, se Allahu di hollësisht për atë që veproni.
Për shembull, në një ajet Zoti i ndalon myslimanët t'i kalojnë kufijtë, në lidhje me ata që përpiqen për të ndaluar myslimanët nga hyrja në Qabe, duke i këshilluar që t'i trajtojnë jomyslimanët dhe të gjithë të tjerët me mirësi:
... Urrejtja ndaj një populli, që iu pat penguar nga xhamia e shenjtë, të mos ju shtyjë të silleni në mënyrë të padrejtë kundër tyre. Ndihmohuni mes vete në mirësi dhe mbarësi, e hiqni dorë prej mëkateve e armiqësisë. Kini frikë prej dënimit të Allahut...
Myslimanët janë paralajmëruar nga Zoti i Plotfuqishëm që të mos i kalojnë kufijtë, edhe pse ata qëllimisht kanë qenë penguar nga kryerja e obligimit të tyre fetar, e Haxhit (pelegrinazhit) dhe janë trajtuar padrejtësisht. Zoti i urdhëron myslimanët që të sillen me drejtësi edhe kur u bëhet padrejtësi dhe i urdhëron ata të sillen mirë dhe të mos jenë të zemëruar. Pavarësisht rrethanave myslimanët e kanë detyrim ta zbatojnë këtë urdhëresë në Kuran.
Ky ajet që justifikon luftën vetëm për vetëmbrojtje, gjithashtu përmban edhe një kriter tjetër të luftës: të mos tejkalohet masa. Kjo do të thotë se në rast të ndonjë sulmi, një mysliman duhet thjesht të mbrojë veten e tij, pra nuk duhet reaguar dhe nuk duhet ndërmarrë asnjë veprim tjetër, përveç masave mbrojtëse. Me fjalë të tjera, agresioni, dhuna, zemërimi dhe ekstremizmi janë të ndaluara në Kuran.
Vargje të tjera, që obligojnë për t'u angazhuar vetëm në luftë mbrojtëse kundër agresorëve, janë si më poshtë:
Allahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja; Allahu i do ata që janë të drejtë. Allahu ua ndalon t'u afroheni vetëm atyre që ju luftuan për shkak të fesë, që ju nxorën prej shtëpive tuaja dhe që ndihmuan dëbimin tuaj...
Ekziston një dallim i rëndësishëm këtu. Për myslimanët është e paligjshme që të sulmojnë njerëzit që kurrë nuk i kanë luftuar, edhe nëse ata janë kundërshtarë të fuqishëm të pikëpamjeve të myslimanëve. Një mysliman ka përgjegjësinë për t'i trajtuar njerëzit e tillë me respekt dhe drejtësi. Sipas këtij ajeti, myslimanët lejohen që të angazhohen në luftë mbrojtëse vetëm kundër njerëzve, të cilët kanë ushtruar shtypje për shkak të besimit dhe janë sulmuar fizikisht prej tyre, pra me fjalë të tjera, kundër agresorëve. Natyrisht që gjithkush do të mbrojë veten në qoftë se e sulmojnë. Kjo është e drejta e çdo individi, qyteti apo kombi dhe gjithashtu është gjëja më e mirë për t'u bërë.
Fakti se Profeti ynë (paqja qoftë me të) nuk luftoi për t'u mbrojtur, derisa iu shpallën ajetet që e lejojnë luftën, është një shembull i përkryer i sakrificës së madhe dhe i përkushtimit fetar. Deri në atë kohë, Profeti ynë (paqja qoftë me të) kishte përdorur vetëm rrugën e kompromisit, duke u përpjekur për të bindur palën tjetër, siç kërkohet nga ajeti "... polemizo me ata në mënyrën më të mirë ..."(Kuran, 16: 125) edhe pse qëllimi i vetëm i kurejshëve paganë ishte shfarosja e myslimanëve.
Mbasi qartësuam këtë pikë të rëndësishme, ne tani duhet të shqyrtojmë të gjitha vargjet që ithtarët e bestytnive dhe kundërshtarët e Islamit i ofrojnë si dëshmi, për dhunën e kryer gjoja në emër të Islamit; ne do të hedhim poshtë pretendimet e tyre të gabuara mbi këtë temë.
Para se të shohim në këto vargje, ne kemi nevojë të dimë se të gjitha betejat e përshkruara në Kuran, janë zhvilluar kundër një komuniteti të caktuar në atë rajon, dhe se aty përmenden edhe kriteret e duhura. Ky komunitet ishte politeist dhe me të kishin edhe një marrëveshje. Prandaj, të gjitha këto beteja janë për shkak të sjelljes dhe agresionit të komunitetit në fjalë, i cili kishte shkelur marrëveshjen e paqes dhe të miqësisë.
Vargjet e shpallura në atë kohë tregojnë situatën politike dhe përshkruajnë klimën që mbizotëronte.
Në mënyrë që të kuptojmë më mirë këtë fakt, le të shohim se ç'nënkuptohej me fjalën "politeist"
në atë kohë dhe cilat ishin marrëveshjet e nënshkruara me ata.
Marrëveshjet me politeistët Edhe pse, sipas disa komenteve të kohës, fjala politeist do të thotë thjesht "të barazuarit e diçkaje me Zotin", termi në të vërtetë i referohet paganëve që adhurojnë idhuj njësoj siç adhurohet Zoti; ata u besojnë hyjnive të panumërta dhe ata nuk janë pjesë e myslimanëve, hebrenjve, sabeasve, të krishterëve apo adhuruesve të zjarrit.
Kur Kurani i referohet feve të ndryshme, që ekzistonin në Arabi gjatë kohës së ardhjes së Islamit, politeistët i përmend gjithmonë si një grup i veçantë. Duke hulumtuar periudhën e Profetit tonë (paqja qoftë me të), edhe pse u ishte lejuar të martoheshin me gratë prej ithtarëve të librit, hebrenjve dhe të krishterëve dhe të përdornin ushqimet e tyre, myslimanëve u ishte ndaluar të martoheshin me gratë ose të hanin ushqim të gatuar prej adhuruesve të zjarrit, sabiinëve dhe idhujtarëve.
Pasi Profeti ynë (paqja qoftë me të) emigroi në Medine, ai nënshkroi marrëveshje me politeistët dhe me pjesëtarët e tjerë të shoqërisë në rajon dhe pavarësisht qëndrimeve ekstreme të idhujtarëve, ai i ftoi ata të bashkoheshin për hir të paqes. Kjo provoi se njerëzit me besime dhe gjuhë të ndryshme mund të jetojnë në paqe. Një nga provat më të mëdha, se ai ishte një lajmëtar i paqes dhe i dashurisë, është se letra e parë që kishte shkruar, ishte një marrëveshje paqeje. Pas çliroi Mekën, Profeti Muhamed (paqja qoftë me të) i fali të gjithë politeistët që kishin torturuar myslimanët dhe i trajtoi ata me dhembshuri të madhe. Ky virtyt i lartë, i moralit të Profetit Muhamed (paqja qoftë me të) ishte diçka që nuk ishte hasur më parë në shoqërinë arabe, ndaj dhe u prit me admirim të madh.
Profeti (paqja qoftë me të) është një model për të gjithë myslimanët në çështjen e zbatimit të drejtësisë në territoret e pushtuara. Profeti ynë (paqja qoftë me të) e zbatoi drejtësinë e shpallur në Kuran për banorët e vendeve që ishin nën përgjegjësinë e tij dhe bëri marrëveshje të cilat siguronin të dyja palët, se do të kishin të drejta të barabarta. Profeti ynë (paqja qoftë me të) dhe shokët e tij ishin ata që sollën drejtësinë mes njerëzve, siç shprehet në ajetin:
"Në mesin e atyre që kemi krijuar, ka prej njerëzve që udhëzojnë në të drejtën dhe veprojnë sipas saj."
Marrëveshja që Profeti ynë (paqja qoftë me të) ka bërë me popullin e krishterë të Nexhranit, në jug të gadishullit Arabik, është një nga shembujt më të mirë të mirëkuptimit dhe drejtësisë.
Në një prej neneve të traktatit thuhet si më poshtë:
"Jetët e njerëzve të Nexhranit dhe e rrethinave të saj, feja e tyre, toka, pronat, kafshët dhe ata prej tyre të cilët janë të pranishëm apo mungojnë, të dërguarit e tyre dhe vendet e tyre të adhurimit, janë nën mbrojtjen e Zotit dhe nën kujdestarinë e Pejgamberit të Tij ." (Pakti i Nexhranit, neni 6, http://www.islamicresources.com/Pact_of _Najran.htm)
Pas marrëveshjeve me të gjitha shoqëritë në atë rajon, Profeti ynë (paqja qoftë me të) themeloi shtetin e Medinës duke hartuar kushtetutën e parë në historinë e Islamit, Kushtetutën e Medinës. Ky ishte shembulli i parë dhe më i përsosur i një kushtetute demokratike dhe shumëpalëshe. Kushtetuta e parë shumëpalëshe dhe më demokratikja:
Kushtetuta e Medinës Me Kushtetutën e Medinës, që ishte kushtetuta e parë e shtetit të Medinës, Profeti ynë (paqja qoftë me të), si kurrë më parë, solli një rend demokratik dhe paqësor në Gadishullin Arabik, në një popullatë të përbërë prej feve, fiseve dhe racave të ndryshme.
Sipas kësaj kushtetute, të gjitha komunitetet në Medinë do të jetojnë së bashku në paqe, duke organizuar jetën e tyre në bazë të besimit dhe bindjeve të tyre, të cilat kanë fuqinë për të vepruar dhe rregulluar institucionet dhe ligjet e tyre. Duke bërë këtë, ata do të jetojnë së bashku në paqe dhe unitet me të gjitha komunitetet në Medinë.
Kushtetuta e Medinës u shkrua në vitin 622, nën udhëheqjen e Profetit Muhamed (paqja qoftë me të) rreth 1400 vjet më parë, për t'iu përgjigjur kërkesave të njerëzve me besime të ndryshme; ajo ka ardhur deri ne ditët tona e shkruar si një traktat ligjesh. Si rezultat i kësaj, në këtë kushtetutë janë përfshirë komunitete të feve dhe të racave të ndryshme, që ishin armiq për 120 vjet. Me anë të kësaj marrëveshjeje, Profeti (paqja qoftë me të) tregoi se konfliktit në mes komuniteteve mund t'i jepet fund. Dikur ishin armiqësorë ndaj njëri-tjetrit, sepse nuk bënin kompromis me njëri-tjetrin, por mbas marrëveshjes ata mund të jetojnë së bashku në paqe.
Sipas Kushtetutës së Medinës, të gjithë ishin të lirë të bënin zgjedhjet e tyre fetare, politike apo filozofike, pra ishin të lirë nga çdo presion prej dikujt tjetër. Ata mund të krijonin bashkësinë e tyre me ata që kishin pikëpamje të njëjta. Gjithkush ishte i lirë të ushtronte sistemin e tij të drejtësisë. Pra, kush nuk thyente ligjin, nuk kishte nevojë për mbrojtje nga dikush tjetër. Palët në marrëveshje duhet të ndihmonin dhe mbështetnin njëri-tjetrin dhe ato do të ishin nën mbrojtjen e Profetit Muhamed (paqja qoftë me të). Mosmarrëveshjet ndërmjet palëve do të gjykoheshin tek i Dërguarit i Zotit (paqja qoftë me të). Madje, edhe politeistët preferonin gjykimin e Profetit tonë (paqja qoftë me të), pasi ai ishte më i drejti nga të gjithë.
Kushtetuta e Medinës ishte pluraliste dhe ishte kushtetuta e parë më demokratike në histori.
Ajo mbronte jo vetëm të drejtat e myslimanëve, por edhe të drejtat e të gjithë pjesëtarëve të besimeve të tjera, madje edhe të idhujtarëve.
Ky traktat hartuar nga Pejgamberi ynë (paqja qoftë me të) u zbatua fazë pas faze mes viteve 622 dhe 632. Nëpërmjet kësaj kushtetute, njerëzit u larguan prej strukturës fisnore të bazuar në lidhjet e gjakut dhe të familjes. Si rrjedhim njerëzit me rrënjë shumë të ndryshme gjeografike, kulturore dhe etnike u bashkuan për të qenë një tërësi. Kushtetuta e Medinës gjithashtu siguroi lirinë e besimit dhe të fesë. Në një nga pikat thuhet: "Hebrenjtë e fisit Beni ‘Auf janë një komunitet së bashku me besimtarët. Hebrenjtë kanë fenë e tyre dhe myslimanët kanë fenë e tyre." (Kushtetuta e Medinës, http://www.islamic-study.org/jewsprophet-page-2.htm) Kushtetuta e Medinës përbëhet nga 47 nene. Nga neni 1 deri në nenin 23 flitet për të drejtat e myslimanëve, ndërsa nenet nga 24 e deri te 47, bëjnë fjalë për hebrenjtë që u vendosën në Medinë. Referenca e bëra për të krishterët, të cilët ishin shumë të paktë në numër, është gjithashtu një fakt i rëndësishëm përsa i përket pjesëmarrjes në marrëveshje të besimeve të ndryshme.
Një analizë e Kushtetutës së Medinës, në artikullin me titull "Një rivlerësim i Marrëveshjes së Medinës sipas Perspektivës Pluraliste të Profesor Leonard Swidler" thekson se Kushtetuta është një dokument i rëndësishëm, që tregon për përpjekjet e Profetit në bashkimin e qytetit dhe afrimin e grupeve së bashku rreth ligjit, i cili ishte i qartë dhe i kuptueshëm për njerëzit.
Sipas këtij raporti, çdo individ kishte të drejta të barabarta, secili gëzonte lirinë për të zgjedhur fenë e tij dhe për të zgjedhur nëse do të luftonin në një ushtri së bashku me myslimanët. Por, u ndalohej të bënin marrëveshje me armikun, dhe kjo ishte një përpjekje për të krijuar një solidaritet të pathyeshëm ndërmjet grupeve të Medinës. Autori i raportit, thotë se ky traktat politik dhe fetar synonte në krijimin e një shoqërie të re, duke u bazuar në vlerat e barazisë dhe lirisë. Siç theksohet në Kushtetutë, epërsia e ligjit mbi individin ishte hapi themelor në arritjen e qëllimit për të siguruar një atmosferë të dialogut dhe bashkëjetesës. Nenet e Kushtetutës gjithashtu nënkuptonin përgjegjësinë e barabartë të çdo individi në mbrojtjen e qytetit. Sipas këtij raporti, duke pasur parasysh që emrat e të gjitha grupeve në qytet janë përmendur një nga një, Kushtetuta - dhe po ashtu Profeti - i njihte të gjitha këto komunitete si legjitime. (Kenan Çetinkaya, Amerika'da Diyalog anlayışı ve Medine Vesikası [Understanding of Dialogue in America and Medina Charter])
Teksti i Kushtetutës së Medinës tregon se myslimanët ishin mbrojtës të të drejtave dhe ligjeve të idhujtarëve dhe ata dëshironin që këta politeistë të bashkëpunonin me myslimanët në mbrojtjen e Medines. Një qëndrim i tillë ndaj politeistëve nuk është aspak për t'u habitur, sepse në Kuran, myslimanët kanë përgjegjësi për të mbrojtur politeistët, me të cilët ata kanë nënshkruar marrëveshje, madje edhe me koston e jetës së tyre. (Kjo do të shtjellohet në kapitujt në vazhdim.)
Në përfundim, kushtetuta në fjalë konsiderohet si një dokument shumë i rëndësishëm që përmban bërthamën e unitetit, bashkimit, dashurisë, mëshirës, miqësisë, paqes dhe paraqet një shembull të dialogut mes myslimanëve dhe besimeve të tjera në përgjithësi, dhe në mes të myslimanëve dhe hebrenjve në veçanti. Koncepti i dashurisë dhe i paqes së Profetit tonë (paqja qoftë me të) është bazuar në Kuran, por në kohën që ne jetojmë, është e vështirë të identifikosh një shoqëri myslimane, që vë në zbatim të njëjtat koncepte. Fakti që kushtetuta e parë më demokratike në histori është shkruar dhe zbatuar nga Profeti ynë (paqja qoftë me të) është dëshmi shumë e rëndësishme.
Kapitujt pasues të këtij libri duhet të vlerësohen nën dritën e këtij fakti. Praktikat e sotme të ithtarëve të bestytnive janë tërësisht të ndryshme nga këshillat e Kuranit të Shenjtë, i cili urdhëron mbrojtje për politeistët, ndërsa për ithtarët e librit (hebrenjtë dhe të krishterët) thekson statusin e veçantë që gëzojnë ata tek myslimanët. Po ashtu edhe hadithet e Profetit Muhamed (paqja qoftë me të) gjithmonë këshillojnë për paqe dhe demokraci. Ithtarët e bestytnive janë gjithmonë në kërkim të konfliktit në Kuran, por Kurani këshillon gjithmonë për paqe. Ky fakt i rëndësishëm nuk duhet neglizhuar gjatë interpretimit të ajeteve që flasin për luftën.
Karta e Profetit Muhamed për të drejtat e krishterëve (Letër për murgjit e Manastirit të Shën Katerinës)
Ky është një mesazh nga Muhammed ibn Abdullah, si një garantues për ata që përqafojnë krishterimin, qofshin afër apo larg, ne jemi me ata. Vërtet unë, shërbëtorët, ndihmuesit dhe pasuesit e mi i mbrojnë ata, sepse, Të krishterët janë qytetarët e mi dhe betohem në Allah, se unë do të jem kundër çdo gjëje që i mundon ata.
Nuk ka detyrim për ata.
As gjykatësit e tyre s'kanë për t'u hequr nga postet e as murgjit nga manastiret e tyre.
Askush nuk do të shkatërrojë ose do të dëmtojë qoftë edhe një shtëpi të besimtarëve të tyre, apo do të rrëmbejë ndonjë gjë për t'ua dhënë myslimanëve.
Kush rrëmben prej tyre, ai ka prishur besëlidhjen me Zotin dhe nuk i është bindur të Dërguarit të Tij. Vërtet, të krishterët janë aleatët e mi dhe kanë garancinë time kundër gjithçkaje që ata urrejnë.
Askush nuk do t'i detyrojë ata që të udhëtojnë, apo të luftojnë. Myslimanët duhet të luftojnë për ata.
Në qoftë se një e krishterë dëshiron të martohet me një mysliman, kjo nuk duhet të ndodhë pa miratimin e saj. Ajo është e lirë të vizitojë kishën e saj për t'u lutur.
Kisha e tyre duhet respektuar. Ata s'duhen ndaluar në riparimin e kishave të tyre dhe nuk duhen ndaluar as në shenjtërimin e besëlidhjeve të tyre. Të gjithë (myslimanët) duhet të respektojnë marrëveshjen deri në Ditën e Fundit (fundi i botës).
Përgjatë shekujve, kjo kartë e të drejtave është nderuar dhe zbatuar me besnikëri nga myslimanët, kudo ku ata sundonin.
Ajetet që flasin për luftën dhe interpretimi i tyre Mbasi u njohëm me përkufizimin e luftës në Kuran, le të shqyrtojmë ajetet që flasin për luftën, të cilët keqpërdoren nga disa radikalistë dhe që hidhen si akuza nga disa kundërshtarë të Islamit:

Shqyrtimi i ajetit 191 në Suren El-Bekare:
Dhe luftojini ata kudo që t'i zini, dëbojini ata nga vendi, sikurse ju dëbuan juve. Provokimi (fitneja) është më i rëndë se vrasja. Mos i luftoni ata në Mesxhid el-Haram (Qabe), derisa ata t'ju luftojnë juve aty. E nëse ju sulmojnë, atëherë i sulmoni edhe ju ata. I këtillë është ndëshkimi ndaj jobesimtarëve.
Ky ajet është shpallur pasi myslimanët iu nënshtruan presioneve të rënda dhe dhunës, ndaj u detyruan të emigrojnë nga Meka në Medinë. Arsyet i kemi diskutuar në hollësi më lart, pra myslimanëve u lejohet të mbrojnë veten kundër sulmeve të drejtpërdrejta. Politeistët nuk rreshtën kurrë së shtypuri myslimanët dhe ata refuzuan të dëgjojnë thirrjet e besimtarëve për paqe dhe marrëveshje.
Megjithatë, ajeti gjithashtu përmban një kujtesë të rregullave të luftës: "Mos i luftoni ata në Mesxhid el-Haram (Qabe), derisa ata t'ju luftojnë ju atje. E nëse ju sulmojnë, atëherë i sulmoni edhe ju ata." Siç e shohim, u lejua të luftohej, për shkak se pala tjetër sulmoi e para. Nëse ata nuk bëjnë luftë, në qoftë se ata nuk sulmojnë, atëherë është e ndaluar për myslimanët që t'i luftojnë idhujtarët.
Kjo është sigurisht shumë e habitshme, se si radikalistët dhe kundërshtarët e Islamit që e keqinterpretojnë ajetin, injorojnë këtë dispozitë shumë të rëndësishme. Ajeti në mënyrë të qartë i lejon myslimanët të luftojnë vetëm për vetëmbrojtje. Vargu nuk urdhëron për luftë mësymëse apo agresion.
Një tjetër element i rëndësishëm në ajet është shpallur si vijon: "Provokimi (fitneja) është më i rëndë se vrasja." Nxitja duke inkurajuar dhe përhapur urrejtje, anarki, shpifje dhe gënjeshtra për të futur njerëzit në armiqësi, është provokim (fitne) dhe ajeti na tregon se fitneja është më e keqe se vrasja. Kështu, komunitetet që sulmojnë myslimanët, haptazi ose në mënyrë të fshehtë, janë ata që shkaktojnë fitne dhe dëmi që ata bëjnë është shumë i madh. Natyrisht kur agresioni ngre krye, myslimanët duhet të mbrojnë veten e tyre.
Disa fanatikë, duke u bazuar në thashetheme apo paragjykime, deklarojnë se disa individë, shoqëri ose besime po përhapin fitne. Pastaj ata kërkojnë prova nga ajetet e Kuranit për supozimet e tyre, por kjo është jashtëzakonisht e gabuar. Fitneja përfshin veprimet që çojnë në korrupsion, të tilla si përçarje në mesin e myslimanëve, duke i çuar ata në humbje dhe në mëkat dhe duke shkaktuar të gjitha llojet e trazirave mbi ata, e më pas ajo sjell krijimin e infrastrukturës për kryengritje masive dhe angazhime në sulme fizike dhe verbale ndaj myslimanëve. Prandaj, para se të akuzojnë dikë për fitne, ata duhet të kenë fakte se janë kryer një apo më shumë nga këto akte përçarëse. Ata që kërkojnë të akuzojë hebrenjtë apo Izraelin, si të angazhuar në fitne e kanë keqkuptuar këtë ajet.
Sipas Kuranit, është mëkat të akuzohen të gjithë hebrenjtë apo Izraeli, si të angazhuar në fitne. Njerëz të cilët përhapin fitne, ka në çdo fe apo vend. Ashtu siç është e palogjikshme t'i përgjithësosh të gjithë arabët, turqit apo myslimanët si provokues, thjesht sepse ka disa arabë, turq apo myslimanë të cilët angazhohen në fitne, në të njëjtën mënyrë, nuk mund të përgjithësohen të gjithë hebrenjtë si provokues. Sipas Kuranit, myslimanit i lejohet të drekojë në shtëpinë e një çifuti, mund të jetë mysafir i tij dhe mik, madje mund edhe të martohet me një grua çifute (kjo do të sqarohet në detaje në kapitullin "Këndvështrimi i Islamit mbi ithtarët e Librit"). Duke qenë kështu, është e ndaluar për myslimanin që të përgjithësojë të gjithë hebrenjtë si njerëz që kërkojnë trazira. Siç thamë në fillim, njerëzit të cilët kanë pretendime të tilla, nuk dinë asgjë rreth Kuranit dhe këto pretendime janë si rezultat i injorancës dhe i ndikimit prej haditheve të panumërta të fabrikuara, në lidhje me njerëzit që përhapin trazira dhe në lidhje me hebrenjtë. Pozita e ithtarëve të Librit në Kuran do të shqyrtohet në kapitujt vijues.
Shqyrtimi i ajeteve 89, 90 dhe 91 në Suren En-Nisa':
Ata dëshirojnë që edhe ju të mos besoni, sikurse nuk besuan vetë dhe të bëheni të njëjtë. Mos zini miq prej tyre derisa ata të shpëngulen (si ju) për hir të Allahut, e nëse refuzojnë, atëherë kudo që t'i gjeni, kapini dhe vritini dhe prej tyre mos zini as mik e as ndihmës.
Përveç atyre që strehohen te një popull, me të cilin keni marrveshje, dhe përveç atyre që vijnë te ju, e u vjen rëndë të luftojnë kundër jush ose kundër popullit të tyre. Sikur Allahu të donte, do t'u jepte atyre fuqi e pushtet mbi ju dhe ata do t'ju luftonin. Në qoftë se ata tërhiqen prej jush, nuk ju luftojnë dhe ju ofrojnë paqe, atëherë Allahu nuk ju lejon të luftoni kundër tyre.
Ju do të hasni në të tjerë, që duan të sigurohen te ju (duke u paraqitur si besimtarë) dhe të sigurohen te populli i tyre (si jobesimtarë). E, saherë që thirren, (kundër jush) i përgjigjen thirrjes. Në qoftë se nuk largohen prej jush, nuk ju ofrojnë paqe dhe nuk heqin dorë nga lufta kundër jush, atëherë kapini dhe vritini kudo që t'i takoni. Kundër tyre u kemi dhënë fakte të qarta.
Këta ajete u referohen hipokritëve. Ata pretendojnë se janë myslimanë, se jetojnë në mesin e myslimanëve dhe janë prej tyre, por në fakt ushqejnë një armiqësi të madhe ndaj Zotit dhe Islamit dhe përpiqen t'i godasin myslimanët pas shpine. Zoti shpall se ata që vdesin si hipokritë, do të jenë në shtresën më të ulët të ferrit. Siç mund të shihet, për shkak të natyrës së saj dyfytyrëshe dhe të pabesë, hipokrizia është një tipar njerëzor tejet i rrezikshëm dhe i neveritshëm, krejt ndryshe nga mohuesit apo idhujtarët. Në ajetin 89 të Sures En-Nisa' myslimanët urdhërohen që të mos miqësohen me hipokritët e të braktisin myslimanët, sepse hipokritët përpiqen në dëm të myslimanëve. Lufta kundër tyre justifikohet vetëm atëherë kur hipokritët angazhohen në sulme fizike ndaj myslimanëve. Ne e shohim këtë tek ajeti 90 që vijon. Siç është e qartë nga fjalët "Në qoftë se ata tërhiqen prej jush, nuk ju luftojnë dhe ju ofrojnë paqe, atëherë Allahu nuk ju lejon të luftoni kundër tyre", pra ndalohet lufta ndaj një komuniteti që nuk angazhohet në sulme. Pra është mjaft e qartë, lufta është e lejuar ndaj atyre që u kanë shpallur luftë myslimanëve dhe i kanë sulmuar të parët. Myslimanët kanë të drejtën për të mbrojtur veten e tyre përballë këtyre sulmeve.
Përveç kësaj, ajeti 90 i Sures En-Nisa' në Kuran është një tjetër manifestim i drejtësisë, i faljes, i dashurisë dhe i paqes. Disa hipokritë, të cilët deri atëherë i kishin tradhtuar dhe i kishin qëlluar me thikë pas shpine myslimanët, por që më vonë kanë mbajtur një qëndrim paqësor, myslimanët nuk duhet t'i sulmojnë. Në ajetin vijues lexojmë: "Përveç atyre që strehohen te një popull, me të cilin keni marrëveshje, dhe përveç atyre që vijnë te ju, e u vjen rëndë të luftojnë kundër jush ose kundër popullit të tyre". Në të njëjtin varg Zoti thotë: "Në qoftë se ata tërhiqen prej jush, nuk ju luftojnë dhe ju ofrojnë paqe, atëherë Allahu nuk ju lejon të luftoni kundër tyre" duke theksuar përsëri imunitetin e tyre. Ky është përkufizimi i vërtetë i drejtësisë.
Vargu 91 përmban një situatë, e cila përshkruhet me të njëjtat kushte për ata hipokritë që pendohen dhe që thonë se nuk duan të luftojnë, e më vonë u kthehen provokimeve dhe fillojnë sulmin ndaj myslimanëve. Në këtë rast, dispozita lidhur me luftën në Kuran është se ata janë të mbrojtur për aq kohë sa nuk sulmojnë, por në qoftë se ata fillojnë luftën, atëherë vetëmbrojtja është legjitime.
Ne duhet të kujtojmë se situata e përshkruar në ajet ishte specifike për betejën e Uhudit dhe ka të bëjë me ata hipokritë, të cilët tradhtuan në fushën e betejës.
Shqyrtimi i ajetit 5 në Suren Et-Teube:
E kur të kalojnë muajt e shenjtë, luftoni idhujtarët kudo që t'i gjeni, i robëroni dhe i ngujoni ata, e u zini pritë në çdo shteg. Në qoftë se pendohen, e falin namazin dhe e japin zekatin, atëherë ua lëshoni rrugën, se vërtet Allahu falë dhe është mëshirues. (Kuran, 9: 5) Për të kuptuar ajetin e mësipërm ne duhet të lexojmë edhe ajetin 1 të Sures Et-Teube; në këtë mënyrë do të kuptojmë se lufta nuk shpallet ndaj "të gjithë politeistëve", por vetëm kundër atyre që vrasin myslimanët dhe që më pas i përmbahen marrëveshjes, në mënyrë që të mos luftojnë gjatë muajve të shenjtë. Politeistët në këtë rast, janë ata të cilët me dinakëri i kanë përndjekur myslimanët dhe i kanë luftuar ata gjatë muajve të shenjtë. Ata kanë vrarë myslimanë edhe pse kanë bërë marrëveshje dhe kanë qenë të sigurtë se myslimanët nuk do të hyjnë në luftë gjatë muajve të shenjtë. Në këto kushte, myslimanëve u jepet leje, me të drejtë, për të mbrojtur veten kundër sulmeve barbare. Siç tregohet në ajet, edhe pse politeistët kanë kryer masakra në muajt e shenjtë, myslimanët nuk u janë përgjigjur me luftë gjatë këtyre muajve, sepse kështu i kishte urdhëruar Zoti. Besimtarët duruan gjatë këtyre muajve dhe filluan të mbrohen vetëm pasi përfunduan muajt e shenjtë. Ne gjithashtu vërejmë se vargu përshkruan taktikat e mbrojtjes: konfiskim dhe rrethim në të gjitha rrugët. Disa prej masave kryesore të luftës, në bazë të së drejtës ndërkombëtare janë rrethimi dhe konfiskimi. Rrethimi kryhet me qëllim që palës tjetër t'i pengohet lëvizja. Ky ajet pra përshkruan taktikat tashmë të miratuara dhe të konsideruara si legjitime sipas ligjit ndërkombëtar. I vetmi ndryshim është se nuk janë myslimanët që sulmojnë, ata janë thjesht duke u përpjekur për t'i dhënë fund sulmeve kundër tyre.
Gjithashtu në këtë varg na bëhet e qartë se ata që ndalojnë sulmet e tyre dhe pendohen, duhet të lirohen.
Kur vërejmë ajetin e mëposhtëm, hasim një deklaratë shumë të rëndësishme, që përshkruan frymën e dashur dhe të paqtë të Kuranit. Ky ajet hedh poshtë të gjitha pretendimet e bëra nga kundërshtarët e Islamit në lidhje me myslimanët. Ajeti thotë:
E nëse ndokush prej idhujtarëve të kërkon strehim, ti strehoje në mënyrë që t'i dëgjojë fjalët e Allahut (Kuranin), e mandej përcille deri në vendin e tij të sigurt, sepse ata janë një popull që nuk dinë (të vërtetën e fesë islame).
Nëpërmjet këtij ajeti, myslimanët këshillohen që të ndihmojnë një politeist, i cili kërkon strehim dhe ndihmën e tyre, edhe në qoftë se jeta e tyre rrezikohet. Ajeti madje sugjeron se një mysliman duhet të jetë si një mburojë për të mbrojtur të tillë politeistë. Për ta thënë në një mënyrë tjetër, edhe pse rrezikon jetën e tij, myslimani ka përgjegjësi që të mbrojë dhe t'i shpëtojë jetën atij që mohon Zotin.
Kjo është ajo që urdhëron Kurani. Sipas këtij urdhri, ndalohet të vriten njerëzit, sepse nuk kanë besuar në Zot. Pra, ai duhet të mbrohet, edhe me koston e jetës së myslimanëve. Për këtë arsye, lufta justifikohet jo sepse pala tjetër nuk beson në Zot, ose i përket një besimi tjetër. Lufta bëhet e lejuar atëherë kur pala tjetër torturon dhe vret njerëz të pafajshëm. Një fakt tjetër që është saktësuar në ajet, është se të gjithë njerëzit do të jenë nën mbrojtjen e myslimanëve, për aq kohë sa ata nuk sulmojnë ose nuk angazhohen në akte ekstreme, pavarësisht fesë, gjuhës, përkatësisë etnike apo besimeve të tyre. Një mysliman ka përgjegjësinë të mbrojë ithtarët e Librit (të krishterët dhe hebrenjtë), apo ateistin dhe komunistin, në të njëjtën mënyrë siç mbron myslimanët e tjerë; kjo është një urdhëresë për myslimanët; ky është përshkrimi i një myslimani në Kuran. Nëse dikush thotë: "Unë jam mysliman," ai duhet të jetë mbrojtës i të pafajshmëve. Shqyrtimi i ajetit 13 në Suren Et-Teube:
Përse të mos e luftoni një popull që thyen zotimet e tij dhe tentoi ta dëbojë të dërguarin? Në të vërtetë luftën e filluan ata të parët. A u frikësoheni atyre? Më e drejtë është t'i frikësoheni Allahut, nëse jeni besimtarë.
Ky është një ajet tjetër në Kuran që sqaron urdhëresat lidhur me luftën. Një komunitet politeist që kishte ardhur për një armëpushim me myslimanët, pra që të jetonte në paqe me ata, siç garantohej në marrëveshje, e thyen atë dhe fillon luftën. Ata u përpoqën ta detyronin Profetin tonë (paqja qoftë me të) të linte vendin e tij dhe të emigronte; dhe ashtu siç thuhet qartë në ajet - luftën e filluan ata të parët - myslimanët kishin të drejtën e tyre të kundërpërgjigjeshin me luftë.
Shqyrtimi i ajetit 33 në Suren El-Maideh:
Dënimi i atyre që luftojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë, nuk është tjetër vetëm se të vriten ose të gjymtohen, t'u priten duart dhe këmbët e tyre në anët e kundërta, ose të dëbohen nga vendi. Kjo (masë ndëshkuese) është poshtërim për ata në këtë botë, dhe në botën tjetër ata do të kenë dënim të madh.
Subjekti, që kemi theksuar në të gjitha ajetet që flasin për luftën, është i qartë gjithashtu edhe në këtë ajet. Edhe këtu janë përcaktuar në detaje, karakteristikat e popullit ndaj të cilit shpallet luftë: Ata bëjnë luftë kundër fesë së Zotit dhe kundër Profetit të Tij dhe po ashtu bëjnë shkatërrime kudo. Këta njerëz jo vetëm që angazhohen në sulme fizike ndaj myslimanëve, por ata gjithashtu përhapin korrupsionin në të gjithë botën. Ajeti flet për një komunitet që është një problem i madh për të gjithë botën, këta janë njerëzit e çoroditur, të korruptuar dhe agresorë.
Si në të gjitha luftërat, ndodhin vrasje për t'i rezistuar një populli që ka deklaruar në mënyrë të hapur luftë ndaj myslimanëve. Përsa kohë ky është një mjet i fundit, një nga masat parandaluese është largimi i njerëzve prej tokave të tyre. Sipas Kuranit, myslimanët në gjendje lufte janë të lejuar të ndërmarrin akte që në kushte paqeje janë të ndaluara, të tilla si vrasja e mizorëve ose dëbimi i tyre në mërgim.
Shqyrtimi i ajetit 57 në Suren El-Enfal:
Po nëse i ndesh ata në luftë, atëherë ti shpartalloji ata që të marrin mësim.
Ne gjithashtu duhet të vlerësojmë këtë ajet në dritën e perspektivës dhe provave deri në detaje. Ajo që nuk duhet të harrohet, është se disa ajete u shpallën gjatë një periudhe luftimesh intensive në Medinë. Ky ishte thjesht rezultat i padrejtësisë së kryer ndaj myslimanëve, ashtu siç thuhet në një ajet: "të cilët u dëbuan prej shtëpive të tyre pa kurrfarë të drejte, vetëm pse thanë: "Zoti ynë është Allahu"..."(Kuran, 22:40). Për më tepër, ajeti në suren En-Nisa' thotë: "Nëse ata qëndrojnë larg jush, nuk ju luftojnë dhe ju ofrojnë paqe, atëherë Zoti jua ka ndaluar luftën kundër njerëzve të tillë." Myslimanët kanë përgjegjësinë të ndalojnë luftimet dhe jo të fyejnë të tjerët.
Disa vargje para ajetit 57 të Sures El-Enfal, u referohen komuniteteve me të cilët myslimanët kishin arritur marrëveshje. Si pothuajse në çdo ajet, Zoti jep lejen të luftohet për vetëmbrojtje, sepse këto komunitete kishin thyer armëpushimin e tyre me myslimanët duke i sulmuar ata.
Është e rëndësishme të formohet një forcë, e cila parandalon krijimin e grupimeve që angazhohen në sulme të vazhdueshme. Grupime të tilla refuzojnë të dëgjojë arsyen dhe bëjnë trazira, duke thyer vazhdimisht marrëveshjet paqësore. Nëse këto fenomene parandalohen, njerëzit që dëshirojnë të përhapin trazira, nuk do të ketë fuqinë për ta bërë këtë dhe nga ana tjetër, grupimet e tjera politeiste që duan të shkaktojnë korrupsion dhe akte të dhunshme, nuk do të kenë guximin për ta bërë këtë. Kjo është një masë e nevojshme dhe e rëndësishme parandaluese, jo vetëm për komunitetin, i cili thyen çdo traktat paqeje, por edhe për ata që duan të parandalojnë konfliktet e mëvonshme.
Në kushtetutat e të gjitha vendeve të botës dhe në të drejtën ndërkombëtare, sanksionet "parandaluese" konsiderohen si të një rëndësie të veçantë. Qëllimi kryesor është parandalimi i veprave penale. Këto masa parandaluese, sipas të drejtës ndërkombëtare, janë të domosdoshme dhe do të ishte e padrejtë, nëse një shtet ligjor nuk i aplikon këto masa kur është fjala për Islamin.
Shqyrtimi i ajetit 4 në Suren Muhamed:
Pra, kur t'i takoni (në luftë) ata që nuk besuan, goditini në qafë derisa t'i rraskapitni, atëherë lidhini, e pastaj, ose i lironi me zemërgjerësi, ose kërkoni dëmshpërblim derisa të bëhet armpushimi. Kështu pra, sikur të donte Allahu do të hakmerrej ndaj tyre, por Ai dëshiron t'ju sprovojë me njëri - tjetrin. Ai nuk ua humb veprat atyre që ranë në rrugën e Allahut.
Ashtu si vargjet e tjera, edhe ky ajet flet për situatën e luftës. Traktati është thyer, politeistët janë hedhur në ofensivë dhe nuk ka asnjë alternativë tjetër veç luftës ndaj agresionit. Ky ajet përshkruan rregullat ndërkombëtare të luftës. Përveç kësaj, ai gjithashtu përshkruan diçka që nuk është aplikuar sipas rregullave ndërkombëtare të luftës: pra lirimin e të burgosurve menjëherë pasi lufta ka përfunduar. Edhe pse lufta në Afganistan ka përfunduar, të burgosurit e luftës janë duke u mbajtur ende në Gjirin e Guantanamos në Kubë; OKB dhe NATO, e konsiderojnë këtë burgosje si legjitime. Por Kurani nuk e konsideron këtë burgosje si legjitime: Në këndvështrimin e Islamit, kur lufta merr fund, të gjithë të burgosurit duhet të lirohen menjëherë.
Vargjet që bëjnë fjalë për luftën, janë të përshkruar qartë si luftë mbrojtëse kundër politeistëve dhe hipokritëve, të cilët për shkak të Sipas ligjit islam, lufta është e lejueshme vetëm për qëllime mbrojtëse dhe të burgosurit e luftës duhet të lirohen kur lufta përfundon. Kjo është një praktikë që gjendet edhe sot në ligjet ndërkombëtare të luftës. Në të vërtetë, të burgosurit nga konfliktet e kaluara, janë ende duke u mbajtur në kushte të vështira, në burgje si ai në Guantanamo.
armiqësisë përhapnin trazira dhe korrupsion. Arsyeja kryesore pse këto vargje janë keqinterpretuar dhe përdoren nga radikalistët për rritjen e zemërimit dhe urrejtjes, është se Islamit po i mvishen prej disa analistëve qindra hadithe të rreme. Megjithatë, Kurani duhet të lexohet me një mendje të pastër dhe të ndritur, larg ndikimit prej të gjitha haditheve të rreme dhe bestytnive të tjera. Domethënia e këtyre ajeteve është e qartë si kristali, nëse shqyrtohen në kontekstin e kohës.
Në Islam nuk ka asnjë justifikim për luftën Ata që pretendojnë se Islami është përhapur përmes luftës dhe është një fe militantësh (sigurisht Islami është përtej kësaj), duhet ta kuptojnë se një këndvështrim i tillë, në fakt është diametralisht i kundërt me mësimet e Islamit. Të gjitha idetë e gabuara në lidhje me Islamin, rrjedhin nga hadithet e fabrikuara dhe nga bestytnitë e stisura pas shpalljes së Kuranit dhe pas vdekjes së Profetit Muhamed (paqja qoftë me të). Disa grupe radikale, bazuar në këto hadithe të fabrikuara, keqinterpretuan Islamin dhe sollën disa shpjegime për të justifikuar luftën. Ata sajuan justifikime për sulmet e tyre ndaj jomyslimanëve, madje edhe për sulmet mbi ata myslimanë që kishin pikëpamje të ndryshme.
Siç kemi shpjeguar në detaje më sipër, në Kuran nuk ka asnjë justifikim për luftë. Kurani ofron një përshkrimin të qartë të demokracisë dhe të lirisë njerëzore. Në një klimë demokracie dhe lirie nuk ka arsye për ta denoncuar palën tjetër si armik, apo për t'ia hequr asaj të drejtën e fjalës. Në këtë klimë, të gjithë janë të respektuar dhe të gjithë mund të flasin lirshëm dhe pikërisht, kjo është klima e përshkruar në Sheriatin Islam. Prandaj, në Kuran nuk ka asnjë justifikim për luftën. Por, sipas sheriatit të sajuar prej pasuesve të bestytnive, ka arsye të panumërta për të luftuar, për të sulmuar dhe për të vrarë. Le të shqyrtojmë këtë fakt përmes ajeteve të Kuranit.
Konvertimi me anë të luftës është i ndaluar në Islam Ata që imponojnë Islamin nëpërmjet luftës, detyrimit apo dhunës, kanë tradhtuar Kuranin. Një nga deklaratat më të qarta në Kuran është se "nuk ka dhunë apo detyrim në pranimin e fesë":
Nuk ka dhunë në fe ....
Ky është një urdhër i qartë i Kuranit. Asnjë mysliman s'mund ta kundërshtojë këtë dhe të detyrojë dikë tjetër që të besojë. Kjo është e ndaluar shprehimisht në Kuran.
Profeti ynë (paqja qoftë me të) është vetëm një këshillues. Ai kishte përgjegjësinë që t'u predikonte dhe t'u prezantonte të gjithë njerëzve Islamin, zbulesën e fundit. Në atë kohë, disa nga ata që dëgjuan për Islamin nga goja e Profetit tonë (paqja qoftë me të) dhe e myslimanëve të tjerë, besuan, ndërsa të tjerët nuk besuan. Siç kërkohet shprehimisht nga Kurani, as Profeti ynë (paqja qoftë me të) dhe as myslimanët e tjerë bashkë me të, nuk qenë ndonjëherë të detyruar për të besuar. Profeti ynë (paqja qoftë me të), është përkujtuar në Kuran; "E ti pra këshillo, se je vetëm përkujtues, Ti ndaj tyre nuk je mbizotërues!" (Kuran, 88: 21-22). Prandaj, detyrimi për të besuar është absolutisht i ndaluar.
Sipas Kuranit, të gjithë myslimanët e kanë për detyrë t'u tregojnë njerëzve vlerat morale të Islamit, por askush nuk mund të detyrojë dikë dhe t'i thotë: "Ti duhet të bëhesh mysliman" ose "Ju duhet të kryeni ritet fetare." Qëllimi i Kuranit është të sjellë dashuri dhe paqe në botë. Për këtë arsye, një fenomen i tillë është i papajtueshëm me Kuranin.
Ja disa vargje të tjera në të cilat detyrimi për të besuar është i ndaluar:
E ti thuaj: E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë le të besojë, e kush të dojë le të mohojë....
Sikur të kishte dashur Zoti yt, do t'i besonin që të gjithë në tokë. A ti do t'i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?
Ne e dimë mirë se çfarë thonë ata, e ti ndaj atyre nuk je dhunues; ti këshilloje me këtë Kuran, atë që i druhet premtimit (dënimit) Tim.
Thuaj: "O ju jobesimtarë!" Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni! As ju nuk jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj! Dhe unë kurrë nuk do të jem adhurues i asaj që ju adhuroni! Por edhe ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj! Ju keni fenë tuaj, e unë kam fenë time!
Islami respekton të gjitha ideologjitë, të gjitha kombet, të gjitha grupet etnike, të gjitha idetë dhe të gjitha besimet. Islami është një fe në të cilën, të gjitha idetë duhen dëgjuar. Lufta për shkak të përplasjes së ideve, apo përplasjes së etnive është sigurisht e ndaluar në një besim, me një botëkuptim të tillë të shkëlqyer, të demokracisë dhe lirisë.
Lufta nuk mund të zhvillohet për superioritetit ideologjik apo etnik Islami respekton të gjitha ideologjitë, kombet, grupet etnike, idetë dhe të gjitha besimet. Islami është një fe në të cilën, të gjitha idetë duhen dëgjuar. Lufta për shkak të përplasjes së ideve, apo të përplasjes së etnive, sigurisht është e ndaluar në Islam, i cili zotëron një botëkuptim të tillë të shkëlqyer, të demokracisë dhe lirisë.
Lufta nuk mund të zhvillohet me qëllim të përhapjes së rregullave të Islamit, të parashtruara nga një udhëheqës mysliman Sipas Kuranit, një lider mysliman duhet të jetë dikush, i cili gjithashtu përfshin në komunitetin që ai drejton të krishterë, hebrenj, ateistë, komunistë, agnostikë, budistë dhe njerëz që ndjekin besime dhe sisteme të tjera ideologjike. Ai duhet t'u sigurojë atyre lirinë e plotë të ideve. Ai duhet t'u sigurojë njerëzve liri të plotë.
Konflikti, shpifjet dhe hipokrizia shfaqen aty ku mungon liria. Ai duhet ta parandalojë atë dhe të praktikojë atë që kërkon Kurani. Në një ajet thuhet: " O ju që besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për hir të Allahut edhe nëse është kundër (interesit) vetes tuaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve…" (Kuran, 4: 135) çdo besimtar ka përgjegjësi për të ruajtur drejtësinë, pa marrë parasysh për individët, besimet apo origjinën edhe në qoftë se kjo bie ndesh me interesin e tij. Ndalohet lufta për të eliminuar ata që konsiderohen si "armiq"
Vallë si mund të ketë armiq në Islam? Islami është një fe, që kërkon që të gjithë njerëzit të jenë të barabartë dhe vëllezër. Sipas Islamit, pa marrë parasysh, se cila është ngjyra, gjuha, feja, raca, nënshtetësia ose pozita shoqërore, ai është i denjë për respekt për vetë faktin se ai është një qenie njerëzore. Sipas të gjitha feve të shpallura, qeniet njerëzore janë vëllezër dhe ne të gjithë jemi fëmijët e Profetit Adem (paqja qoftë me të). Ky parim i vëllazërisë është kriter në besimin fetar.
Islami është kundër të gjitha ideologjive fashiste dhe filozofive darviniste / materialiste, që janë të bazuara në superioritetin racial dhe që i ndajnë njerëzit në kategori të rreme, të tilla si "të përparuara" dhe "primitive". Feja angazhohet në një luftë intelektuale dhe racionale, kundër konflikteve që mbartin këto ideologji dhe nuk mund t'i pranojë ato brenda vetes.
Rregulli në Islam, se çdo qenie njerëzore është e denjë për respekt, paraqet bazën e të gjitha marrëdhënieve ndërmjet njerëzve. Në pikëpamje të Islamit, edhe dikush që vepron gabimisht, ka gjithmonë mundësi për t'u kthyer në drejtim të së mirës. Prandaj është e pamundur për një mysliman të vërtetë, që të ketë armiq. Çdo mysliman ka përgjegjësinë t'i trajtojë të tjerët me dashuri dhe t'i ftojë ata te virtytet morale dhe jo të bëjë armiq, apo të komplotojë për t'i rrënuar të tjerët.
Sipas Kuranit nuk ka dallim mes njerëzve, përsa i përket superioritetit, sepse termi "bijtë e Ademit", tregon se në këtë aspekt, të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë:
Ne me të vërtetë i nderuam bijtë e Ademit, u mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det, i begatuam me ushqime të mira dhe i vlerësuam ata (i lartësuam) prej shumicës së krijesave që Ne i krijuam.
Edhe pse nuk ka asnjë pretekst nga ajetet që lexuam më sipër, fakti se disa pretendojnë se kjo është një fe e luftës, e ka burimin prej akteve të ithtarëve të bestytnive. Disa njerëz kanë ide të gabuara në lidhje me Islamin, sepse ata nuk janë në dijeni të vërtetës dhe ata u referohen mendimeve të radikalistëve. Njerëzit me mendësi radikaliste nuk janë në dijeni se ata janë duke aplikuar urdhëresa që nuk gjenden në Kuran dhe kanë zgjedhur një besim krejt të ndryshëm nga Islami i vërtetë. Megjithatë, feja e Islamit dhe Sheriati janë të bazuara në ajetet kuranore. Burime të tjera që janë të bazuara në hadithe të fabrikuara apo bestytni, nuk bëjnë pjesë në besimin e një myslimani të vërtetë. Pra, a janë myslimanët ata të cilët dëshirojnë luftë?
Kush dëshiron luftë?
Sektori i armatimit financohet nga grupe të caktuara. Ai është gjithashtu i vetmi sektor që nuk preket nga kriza ekonomike. Ky është një sektor dinamik, në të cilin kërkesa dhe oferta kurrë nuk mungojnë dhe risitë janë gjithmonë të pranishme në treg. Pa asnjë mëdyshje, ajo që e mban gjallë këtë sektor është "lufta". Për këtë qëllim, një masë e paditur e njerëzve, të cilët e konsiderojnë fenë e tyre si një fe të luftës dhe të cilët janë të gatshëm të vrasin dhe të vriten, me fjalë të tjera, grupet radikaliste që shfaqen në emër të Islamit, janë të manipuluar.
Disa neokonservatorë dhe kundërshtarë të Islamit në Perëndim, kanë konstatime të sakta në lidhje me dhunën që po përhapet nga radikalistët. Megjithatë, këta njerëz kanë ide të gabuara në lidhje më disa udhëheqës, si psh. Osama bin Laden. Të tillë udhëheqës të ashtuquajtur, në përgjithësi nuk kanë interes për Islamin dhe për myslimanët, por ata mbahen gati, nën mbikëqyrjen e shërbimeve të ndryshme të inteligjencës. Kur nevojitet një klimë trazirash apo lufte, ata përfshihen menjëherë. Ata e kalojnë kohën e tyre në baret dhe në kafenetë e vendeve perëndimore, por kur u vjen urdhëri, ata rrisin mjekrat, ndryshojnë veshjen dhe gjuhën e tyre, sikur të ishin arabë nga Lindja e Mesme dhe nxitojnë për të vënë në zbatim mësimet bestytnore që ata kanë mësuar gjatë viteve.
Ky skenar është bërë realitet disa herë; Osama bin Laden ishte vetëm një nga aktorët e këtij skenari. Ardhja e Hazreti Mehdiut (paqja qoftë me Zakonisht janë grupet radikale ato që nxisin për të bërë luftë, sepse lufta u nevojitet për të realizuar qëllimet e tyre dashakeqe.
Injoranca ka "rëndësi jetike" për grupet në fjalë. Injoranca u nevojitet për të justifikuar mjetet, me të cilat do të arrijnë qëllimin e tyre.
të), e cila është një nga shenjat në Fundin e Kohës, profetizuar nga Profeti ynë (paqja qoftë me të), u shfrytëzua nga disa qarqe - për shkak edhe të ndjeshmërisë që myslimanët kanë mbi këtë temë - për të dhënë përshtypjen se vetë Bin Laden ishte Mehdiu dhe për këtë janë bërë përpjekje për të bindur shumë njerëz. Plani që filloi me Bin Ladenin goditi jo vetëm Afganistanin, por të gjithë botën myslimane; skenari do të përmbyllej me imazhet e trupit të vdekur të Bin Ladenit. Kjo ishte ndoshta pjesa më e habitshme e këtij plani. Sipas këtij plani, bota myslimane do të shihte se Mehdiu i tyre është i vdekur dhe kështu do të humbnin të gjitha shpresat. Ky ishte një skenar sistematik që synonte dobësimin dhe shfrytëzimin e mëtejshëm të botës islame.
DHUNA, URREJTJA DHE MIZORIA JANË TIPARE TË RADIKALISTËVE.
KËTO TIPARE NUK KANË VEND NË ISLAM.
Disa të ashtuquajtur udhëheqës fetarë vënë në lëvizje çdo mjet kur është e nevojshme për të sajuar luftë dhe trazira.
Ata survejohen nga njësi të ndryshme të inteligjencës dhe luajnë rolin e tyre në luftën ku janë të angazhuar.
Njerëzit me mentalitet radikalist janë padyshim fajtorë, por ne nuk duhet të injorojmë burimet që i ushqejnë ata. Përsa kohë industria e armatimit është kaq e fortë, lufta do të jetë gjithmonë në shërbim të interesave të disa njerëzve. Zakonisht janë grupet radikaliste ata të cilët nxiten për të luftuar, por nxitja vjen nga ata që dëshirojnë luftë, për të realizuar qëllimet e tyre të liga. Këto grupe radikaliste të gatshme për luftë, për shkak të injorancës së tyre janë një "maskim" i përkryer, për ata që veprojnë prapa kuintave; për pasojë ata që dërgohen në luftë, janë lehtësisht të instrumentalizuar.
Amerikanët apo evropianët, të cilët shqetësohen për radikalistët, nuk duhet të harrojnë menaxherët që kanë marrë përsipër drejtimin e këtyre grupeve. Kjo natyrisht nuk i zbut krimet e atyre që kanë rënë pre e kthetrave të grupeve radikaliste dhe e ithtarëve të bestytnive. Ata janë ndarë në sekte dhe e konsiderojnë njëri-tjetrin armik, ndaj ky realitet nuk duhet injoruar. Në të vërtetë, disa organizata të ndryshme që haptazi organizojnë dhe menaxhojnë protesta dhe kryengritje, veçanërisht në vendet myslimane, janë duke shprehur hapur dhe pa kurrfarë ngurrimi qëllimet e tyre. Duke marrë parasysh këtë, në mënyrë që të ketë paqe, përpara interesit personal duhet dhënë përparësi asaj që është pozitive për mbarë shoqërinë; lakmisë për zaptime dhe hasmërive duhet t'u japim fund, por edhe mentaliteti fanatik duhet çrrënjosur. Besimet e vërteta, vlerat morale fetare, besimtarët dhe Kurani, që të gjithë janë të rëndësishëm në arritjen e këtij qëllimi. Rritja e konflikteve bazuar mbi ambicjet politike, ekonomike, territoriale apo ideologjike, na kanë vënë përballë sfidave të paimagjinueshme. Ajo çfarë mund të bëjmë, është arsimimi i duhur për të kuptuar besimin e vërtetë, por duke përdorur Kuranin si pikë referimi. Ky edukim mund të eliminojë të gjitha këto gabime dhe të shuajë të gjitha armiqësitë. Pasi të ndryshojë mentaliteti i njerëzve, nuk do të ketë arsye për armiqësi apo për luftë dhe e vetmja mënyrë për të arritur këtë mendësi ndryshe, është edukimi sipas moralit të Kuranit Një fakt i rëndësishëm që ushqen radikalizmin: Guantanamo Një raport i CIA-s u botua në një edicion tërësisht të rifreskuar në fillim të vitit 2015. Raporti tërhoqi vëmendje të madhe në të gjithë botën. Edhe pse ishte një fakt i njohur, se SHBA-të kanë torturuar rëndë të burgosurit e akuzuar si të dyshuar, sidomos pas 11 shtatorit, në këtë raport gjenden të dokumentuara akte të torturës.
Bota tashmë kishte kuptuar diçka për aktivitetet e shërbimeve të inteligjencës në SHBA pas 11 Shtatorit, nëpërmjet fotografive nga burgu famëkeq Abu Ghraib, por edhe prej mënyrave të persekutimit në Guantanamo, apo prej deklaratave të dëshmitarëve dhe të paraburgosurve të liruar.
Tortura është një praktikë që është përdorur edhe para 11 shtatorit në SHBA, por gjithë bota mësoi nga ky raport, detajet rreth metodave të reja të torturës dhe çfarë mjete janë përdorur për të paguar ekspertët dhe për të zbatuar këto teknika. Pra, çfarë përfitoi në të vërtetë SHBA apo bota e lirë prej këtyre viteve të ushtrimit të torturës?
Ne fare lehtë mund t'i përgjigjemi kësaj pyetjeje - "asgjë".
Senatori amerikan Harry Reid pranon, se nga torturat, SHBA nuk fitoi gjë tjetër përveç emrit të keq.1 Në kundërshtim me disa republikanë, pas shqyrtimit tronditës të gjashtë milionë faqeve të dokumenteve të CIA-s, hulumtuesit kanë konfirmuar se agjensia nuk arriti të përthithte në kohë informacionet e duhura.
Është një fakt i njohur, se është gati e pamundur për të marrë në kohë reale informacione të sakta në lidhje me organizatat radikaliste e terroriste nga liderët apo anëtarët e saj. Terroristët në posedim të informacioneve të tilla nuk janë kapur, sepse ata ose janë qëlluar nga forcat e sigurisë ushtarake, ose nga ato policore, ose kanë bërë vetëvrasje para se të kapen. Kjo ka ndodhur kohë pas kohe. Megjithatë, shqyrtimi i profileve të njerëzve të kapur dhe të burgosur nga SHBA, tregon se shumica ishin vënë nën arrest pa bërë rezistencë. Janë burgosur njerëz pa ndonjë akuzë të vërtetë, ndaj dhe mjaft prej dëshmive të tyre, janë dhënë vetëm e vetëm për t'i dhënë fund torturës. Prandaj, ky mësim historik edhe një herë tregon se terroristët që posedojnë informacione - që mund të nxirren përmes torturës - nuk mund të kapen të gjallë.
Një tjetër pikë ku ne duhet të përqëndrohemi janë vlerat që SHBA-ja lufton për të mbrojtur; por ç'vend zënë torturat në mesin e këtyre vlerave? SHBA-të dëshirojnë që njerëzit e saj të jenë të lirë e jo të jetojnë me frikën e terrorit; ajo dëshiron të ndërtojë një vend në të cilin, vlerat e saj tradicionale janë të ruajtura në paqe dhe qetësi. Ajo shpenzon triliona dollarë për këtë qëllim, por nga ana tjetër me vetëdije sakrifikon jetët e mijëra të rinjve amerikanë në fushën e betejës. Qëllimi i vetëm është që të ngrihemi për vlerat amerikane dhe të sfidojmë çdo kërcënim ndaj tyre.
Siç e dimë të gjithë, edhe pse SHBA është e qeverisur nga një kushtetutë laike, ajo e përshkruan veten si një shoqëri e krishterë e cila është shumë më konservatore se ajo e Evropës. A nuk është Bibla, shkrimi i shenjtë i kësaj bashkësie konservatore, që mëson për dashuri, dhembshuri, falje dhe unitet? Cili i krishterë mund të mbështesë idenë, që një person, i cili ka kryer ndonjë krim meriton të torturohet barbarisht deri në vdekje? Cili i krishterë mund të jetë i kënaqur me jetët e pafajshme të humbura për këtë arsye? Nëse SHBA dëshiron të ngrihet për vlerat e saj, ajo duhet të mbetet e paluhatur ndaj atyre vlerave edhe në kohë të vështira. Duke folur në Senat, Dianne Feinstein, senatorja e Kalifornisë dhe anëtare e Partisë Demokratike, pranoi gjithashtu se tortura ishte një njollë për vlerat që mbart Amerika.2 Tortura nuk është mjet për të luftuar, por pjesë e kulturës së mizorisë. Informacioni i mbledhur përmes torturave gjatë 12 viteve të luftës, nuk ka ndihmuar në eliminimin apo dobësimin e grupeve terroriste të tilla si Al-Kaeda. Përkundrazi, organizatat terroriste janë rritur dhe forcuar përmes dhunës, egërsisë dhe mizorisë, duke u shtrirë në shumë pjesë të botës3 dhe janë bërë edhe më kërcënuese duke krijuar grupe të reja. Prej sulmeve të SHBA-së humbën jetën shumë civilë. Në vend të hedhjes së bombave, duhej filluar një fushatë intelektuale, për të luftuar idealet që e ushqejnë Al-Kaedën. Përpjekja për të eliminuar me anë të ushtrisë, njerëzit e ndikuar nga këto ideale, çoi në zgjerimin e sferës së aktivitetit të organizatave terroriste duke inkurajuar nëngrupe të tjera që të bashkohen me ato.4 Përgjigjia ndaj një akti shkatërrues, me një metodë edhe më shkatërruese, nuk mund të parandalojë akte të tjera shkatërruese. Dhuna gjithmonë do të sjellë më shumë dhunë, dhe gjakderdhja do të sjellë gjakderdhje të mëtejshme. Prandaj, përdorimi i taktikave radikale në luftën kundër terrorizmit, thjesht do të rezultojë në një rreth vicioz, që nuk bën gjë tjetër, por vetëm konfirmon pretendimet e këtyre organizatave terroriste dhe forcon bazën e tyre. Kjo do të thotë të mbash derën hapur për konflikte të mëtejshme, deri në pambarim. Nëse duam që brezat e ardhshëm të jetojnë në një klimë paqeje, ku respektohen të drejtat e njeriut, ne duhet të kthehemi në themelin e dashurisë së përbashkët dhe të zemërgjerësisë.
- http://www.startribune.com/politics/national/285227921.html 2. http://www.nytimes.com/2014/12/10/world/senate-intelligen… 3. 9/11 Ten Years After, Perspectives and Problems, Edited by Rachel E. Utley, Chapter 2, "Ten Years of Britain's War Against Al Qaeda," Warren Chin.
- http://www.foreignaffairs.com/articles/67467/leah-farrall… Thuaj: "Erdhi e vërteta dhe u zhduk e kota. Vërtetë e kota gjithmonë ka qenë e zhdukur."