Ar-Rahman
Përkthimi: Sherif Ahmeti
Rrahmani - Mëshiruesi (Zoti ynë), 55:1
Ai ia mësoi Kur’anin 55:2
E krijoi njeriun. 55:3
Ia mësoi atij të folurit (të shprehurit të shqiptuarit). 55:4
Dielli dhe hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë. 55:5
Edhe yjet dhe bimët i bëjnë përulje (dëshirës së Rrahmanit). 55:6
Ai e ngriti qiellin dhe Ai vuri drejtësinë. 55:7
Që të mos kaloni kufirin në drejtësi. 55:8
Edhe ju mbani me drejtësi peshojën, e mos leni mangu në peshojë! 55:9
Ai edhe tokën e bëri të shtrirë për krijesat. 55:10
Në të ka pemë të llojllojta, ka edhe hurma ma shporta të mbështjella. 55:11
Edhe drithi me kashtën e tij edhe bimët aromatike (ose ushqyese). 55:12
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni (ju o njerëz dhe ju o xhinë)? 55:13
Ai e krijoi njeriun nga balta e terur si (enë balte) e pjekur. 55:14
Dhe Ai krijoi xhinët nga flaka (pa tym0 e zjarrit. 55:15
E, cilën begati të Zotit tuaj e mohoni? 55:16
Zot i dy lindeve dhe Zot i dy perëndimeve. 55:17
E, cilën të mirë të Zotit tuaj e mohoni. 55:18
Ai e lejoi dy detet të puqen ndërmjet vete. 55:19
Ndërmjet atyre të dyve është një pengues që ata të dy nuk kapërcejnë. 55:20
E, cilë të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 55:21
Prej atyre të dyve nxirren margaritarë e diamantë. 55:22
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 55:23
Dhe të Atij janë anijet lundruese të ngritura lart si kodra në det. 55:24
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 55:25
çdo gjë që është në të (në tokë) është zhdukur. 55:26
E dotë mbetet vetëm Zoti yt që është i madhëruar e i nderuar! 55:27
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 55:28
(Ai mbetet) Atij i drejtohen me lutje kush është në qiej e në tokë dhe Ai në çdo moment është i angazhuar në çështje të reja (falë mëkate, largon brengosje, jep jetë, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk tëtjera etj.). 55:29
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 55:30
Ne do të merremi me (llogarinë për ju) ju, o ju dy të rëndësishmit (njerëz dhe xhinë). 55:31
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 55:32
O turmë e xhinëve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të tokës, depërtoni pra, po nuk mundeni vetëm me ndonjë fuqi të fortë. 55:33
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 55:34
Juve dy grumbujve u derdhet përmbi flakë zjarri dhe do t’uderdhen rem i shkrirë e nuk do të keni mundësi të mbroheni. 55:35
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 55:36
E kur të çahet qielli e bëhet si vaji i shkrirë. 55:37
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 55:38
Atë ditë nuk pyetet për mëkatin e tij, as njeriu as xhini. 55:39
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohonni? 55:40
Kriminelët njhen me tiparet e tyre, andaj me rrëmbim kapen për flok dhe për këmbët e tyre. 55:41
E, cilën të mirë të Zotit tuaj poe mohoni? 55:42
Ja, ky është Xhehennemi, të cilin kriminelët e mohonin. 55:43
Ata do të sillen vërdallë ndërmjet atij (zjarrit) dhe ujit të valë deri në kulminacion. 55:44
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e Mohoni? 55:45
E, për atë që i pat frikë paraqitjes para Zotit të vet, janë dyXhennete. 55:46
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 55:47
(Xhennete) plot degë me gjethe e pemë. 55:48
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 55:49
Në ata të dy janë dy kroje që rrjedhin. 55:50
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 55:51
Në ata të dy, prej të gjtitha pemëve ka nga dy lloje. 55:52
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 55:53
Të mbështëetur në kolltukë që i kanë mbulesat e kadifesë, dhe pemët e atyre dy Xhenneteve janë krejt afër. 55:54
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e Mohoni? 55:55
Aty janë ato që përqëndrojnë shikimet e tyre (vetëm në burrat e vet) e që nuk i ka prekur kush para tyre, as njerëz, as xhin. 55:56
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 55:57
Ato janë si xhevahiri e diamanti (të kuqrremta në të bardhë. 55:58
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 55:59
A mund të jetë shpërblimi i veprës së mirë diç tjetër, pos të së mirës! 55:60
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 55:61
E nën ato dy (Xhennete) janë edhe dy Xhennete. 55:62
Po cilën të mirë nga të mirat e Zotit tuaj po e mohoni? 55:63
Nga gjelbërimi i shumtë duken të mbyllura në të zi. 55:64
E, cilën nga të mirat e Zotit tuaj po e mohoni? 55:65
Aty janë dy burime që gjithnjë gurgullojnë. 55:66
E, cilën të mirë të Zoti tuaj po e mohoni? 55:67
Aty, në ata të dy, ka hurma dhe shegë. 55:68
E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 55:69
Ato janë hyri që e kufizojnë ndejën vetëm në shtëpinë (tënde). 55:70
Ato janë hyri që e kufizojnë ndejën vetëm në shtëpinë (tënde). 55:71
Ato janë hyri që e kufizojnë ndejën vetëm në shtëpinë (tënde). 55:72
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 55:73
Ato nuk i ka prekur kush para tyre, as njeriu as xhini. 55:74
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 55:75
Aty rrinë të mbështetura në mbështetëse të gjelbra e shtroja të bukura. 55:76
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 55:77
I lartësuar është emri i Zotit tënd, të madhëruar e të nderuar! 55:78