Al-Waqi'ah
Përkthimi: Sherif Ahmeti
E kur të ngjajë ndodhia (kijameti). 56:1
Realitetin e asaj ndodhie nuk a kush që do ta përgënjeshtrojë. 56:2
Ajo ëshë që rrëzon, është që grit (lart). 56:3
(ajo ndodh) Kur toka tundet me dridhje të forta. 56:4
E kodrat shkapërderdhën e bëhen copë e thërmi. 56:5
E bëhen pluhur i shpërndarë. 56:6
Dhe ju të ndaheni në tri grupe. 56:7
E ata të djathtit, kush janë ata të djathtit se? 56:8
Po të majtit, kush janë ata të majtit? 56:9
Ndërsa të përparmit janë të dalluar (janë në ballë). 56:10
Ata pra, janë më të afruarit (te Zoti). 56:11
Janë në Xhennetet e begatshme. 56:12
(ata janë) Shumë prej (popujve) të hershmëve. 56:13
E janë pak prej të mëvonshmëve. 56:14
Janë në shtretër të qendisur me ar. 56:15
Të mbështetur në to përballë njëri-tjetrit. 56:16
Atyre u shërbejnë djelmosha të gjithmonshëm. 56:17
Me gastare, me ibrigë dhe me gota të mbushura plot prej burimit. 56:18
Prej së cilës pije (vere) as nuk i dhemb koka, as nuk dehen. 56:19
Edhe pemë sipas dëshirës së tyre. 56:20
Edhe mish shpezësh, cilin ta duan. 56:21
Dhe (gratë e tyre janë) hyri symëdha. 56:22
Si të ishim inxhi të ruajtura. 56:23
Shpërblim për atë, që ata punuan. 56:24
Aty nuk dëgjojnë fjalë të këqija as që janë mëkat (gënjeshtër). 56:25
Vetëm thënie: selam pas selami. 56:26
E për sa u përket atyre të djathtëve, çka është gjendja e të djathtëve? 56:27
Janë nën drunj të pemëve pa therra (pa gjemba). 56:28
Të bananeve me fruta palë-palë. 56:29
Nën hije të përhershme. 56:30
Pranë ujit rrjedhës. 56:31
Edhe ndër pemë shumë llojesh. 56:32
Që as nuk ndërprehen, as nuk janë të ndaluara. 56:33
Edhe shtretër të lartë (ose gra të larta). 56:34
Ne i kemi krijuar ato në një krijim të ri (formë të re). 56:35
Dhe ato i kemi bërë virgjëresha. 56:36
Të dashuruara (për burrat e vet), të një moshe. 56:37
(Ato janë) për ata të djathtët. 56:38
(Të djathtët) Janë shumë nga të parët (të hershmit). 56:39
Janë shmë nga më të vonshmit. 56:40
E të majtit, ç’është puna e të majtëve? 56:41
Janë në vapë të zjarrit dhe në ujë të valë. 56:42
Dhe në errësirë tymi. 56:43
As e freskët e as e këndshme. 56:44
Ata përpara kësajkanë qenë të dhënë pas komoditetit (qejfeve). 56:45
Dhe ata ishin vazhdimisht në mëkatin e madh. 56:46
Dhe ishin që thonin: “A pasi të vdesim, të bëhemi dhe e eshtra të kalbur, njëmend do të ringjallemi? 56:47
A edhe prindërit tanë të hershëm? 56:48
Thuaj: “Edhe të parët edhe të fundit!” 56:49
Kemi për t’u tubuar në një ditë të caktuar! 56:50
Pastaj ju, o të humbur e gënjeshtarë! 56:51
Keni për të ngrënë prej pemës Zekumë! 56:52
Prej saj keni për t’i mbushur barqet! 56:53
E menjëherë pas do të pini pre ujit t vluar! 56:54
Do të pini si deveja e etshme!” 56:55
Kjo është mirëseardhja e tyre ditën e gjykimit. 56:56
Ne u kemi krijuar juve, e përse nuk pranoni (ringjalljen)? 56:57
A më tregoni për farën që e dredhni, 56:58
A ju e krijoni atë, apo Ne jemi që e krijojmë? 56:59
Ne e kemi caktuar (dhe barazuar) ndërmjet jush vdekjen dhe Ne nuk ka kush që mund të na pengojë. 56:60
Që t’ju zëvendësojë me ë tjerë si ju dhe t’ju krijojmë rishtazi siç nuk dini ju. 56:61
Ju e keni të njohur zanafillën e parë, e përse nuk mendoni. 56:62
A nuk e shihni atë që e mblidhni? 56:63
A ju e bëni të mbijë ajo, apo Ne e bëjmë të mbijë? 56:64
Sikur Ne të dëshironim, do ta bënim atë të thyer (të shkatërruar) e ju do të mbeteshit gjithmonë të habitur (duke thënë). 56:65
S’ka dyshim se ne mbetëm të dëmtuar. 56:66
Po jo, ne mbetëm pa të (të varfëruar). 56:67
A e shihni ujin që po e pini? 56:68
A ju e lëshoni atë prej reve, apo Ne jemi që e lëshojmë? 56:69
Sikur Ne të dëshirojmë, e bëjmë atë të njelmët, përse nuk falënderoni? 56:70
A e keni parë zjarrin që ju e ndizni? 56:71
A ju krijuat drurin e tij, apo Ne jemi krijues? 56:72
Ne e bëmë atë si përkujtim (për zjarrin e Xhehennemit) dhe të nevojshëm për ata në vende të pabanuara (në shkretërirë). 56:73
Pra, ti lartësoje emrin e Zoti tënd të madh. 56:74
Betohem në shuarjen (përëndimin) e yjeve. 56:75
E ai është betim imadh, sikur ta dini! 56:76
Se me të vërtetë ai është Kur’an i famshëm. 56:77
Është në një libër të ruajtur. 56:78
Atë nuk e prek kush, vetëm të pastrit (melaiket). 56:79
Është i zbritur prej Zotit të botëve. 56:80
A, ndaj këtij ligjërimi (Kur’ani) ju jeni që e gënjeni. 56:81
Dhe falënderimi për furnizimin tuaj, ju jeni që e gënjeni. 56:82
Përse, pra kur arrin shpirti në fyt. 56:83
E ju në atë moment shikoni (se ç’po i ngjet). 56:84
E Ne jemi më afër te se ju, por ju nuk shihni. 56:85
Dhe përse, nëse ju nuk jeni përgjegjës (për vepra), 56:86
(Përse) Nuk e ktheni atë (shpirtin të mos dalë). 56:87
E nëse ai (i vdekuri) është prej të afërmëve (të Zotit). 56:88
Ai ka (te Zoti) kënaqësi, furnizim të mirë dhe Xhennet të begatshëm. 56:89
Po në qoftë se është nga të djathtët? 56:90
Pra, ty të qoftë se selam prej të djathtëve (i thuhet). 56:91
E në qoftë se është prej gënjeshtarëve të humbur, 56:92
Mirëseardhja e tyre është pritje me ujë të valë. 56:93
Dhe djegie nga zjarri i Xhehennemit. 56:94
E s’ka dyshim se kjo është ajo e vërteta e sigurt. 56:95
Pra ti lartëso Zotin tënd të madhëruar 56:96