A janë pejgamberët të barabartë, apo ka prej tyre më të lartë?
Ndërsa në Bakara-285 thuhet se midis Pejgamberëve nuk ka dallim, në ajetin 253 të së njëjtës sure; thuhet: “Ja, disa nga këta pejgamberë i bëmë më të lartë se të tjerët.”.
Bakara-285. Edhe Pejgamberi, edhe ata që besuan, i besuan asaj që iu zbrit Atij. Të gjithë i besuan Allahut, engjëjve të Tij, librave të Tij, pejgamberëve të Tij. “Ne nuk shohim dallim midis asnjërit prej pejgamberëve të Tij. Dëgjuam dhe u bindëm. Kërkojmë faljen Tënde, o Zoti ynë, Kthimi është te Ti” thanë.
Bakara-253. Ja pejgamberët! Ne disa prej tyre i bëmë më të lartë se disa të tjerë. Midis tyre ka nga ata me të cilët Allahu ka folur. Disave prej tyre ua ka ngritur gradat.
PËRGJIGJE
<!-- editor -->Bakara 253 tregon shikimin e Allahut ndaj resulëve me dijen e Tij të pafund. Edhe Bakara 285 tregon atë që duhet të jetë nga sytë e besimtarëve…<!-- /editor -->
Thoni: “Ne i besuam Allahut; asaj që na u zbrit neve, asaj që iu zbrit Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe nipërve të tij, asaj që iu dha Musait dhe Isait dhe asaj që u është dhënë pejgamberëve nga Zoti yt. Asnjërin prej tyre nuk e dallojmë nga tjetri dhe ne i jemi dorëzuar Atij.” (Surja Al-Bakara, 136)