A është pejgamberia nga pasardhësit e Pejgamberit Ibrahim, apo jo?
Në ajetet e Kuranit ka të dhëna për pejgamberë që kanë lidhje farefisnore me njëri-tjetrin. Për shembull, një ajet është si vijon.
Atij (Ibrahimit) i dhuruam Is’hakun dhe Jakubin. Pasardhësve të tij u dhamë pejgamberinë dhe librin. Shpërblimin e tij ia dhamë në këtë botë, dhe në botën tjetër do të jetë bashkë me të virtytshmit. (29 Surja Al-Ankebut, 27)
Kurse në një ajet tjetër shprehet kështu se çdo populli iu dërgua një i dërguar:
Edhe për çdo shoqëri dërguam një të dërguar që thoshte: “Adhuroni Allahun dhe ruhuni nga idhujtaria”. Disave prej tyre Allahu u tregoi rrugën, disa të tjerë u dënuan të mbeten në humbje. Udhëtoni nëpër tokë dhe vini re si ka qenë fundi i atyre që e përgënjeshtruan. (16 Surja An-Nahl – 36)
Duke u nisur nga shprehjet këtu, nëse të gjithë pejgamberët janë nga e njëjta familje, si ndodh që pretendimi se dërgimi i një të dërguari te çdo popull është i mundur përpiqet të hidhet si kontradiktë. Kjo pyetje del nga leximi jo i kujdesshëm i shprehjeve në ajete. Ajo që thuhet në ajetin 27 të sures Al-Ankebut është e vërteta se pasardhësve të pejgamberit Ibrahim u është dhënë pejgamberia. Por këtu nuk është vendosur ndonjë kusht se “të gjithë pejgamberët vijnë nga pasardhësit e Ibrahimit”. Edhe jashtë pasardhësve të Ibrahimit janë dërguar pejgamberë të tjerë. Kjo shprehet në ajetin 36 të sures An-Nahl. Edhe çdo populli i është dërguar një i dërguar që do të përcillte urdhrat e Allahut. Midis shprehjeve të dy ajeteve nuk ka asnjë kontradiktë.