Kthehu te udhëzuesi
AZTRENDEFRESNLRUITSQBSROKYDA

Si përcaktohet koha e namazit dhe e agjërimit në pole?

Edhe pse nga disa persona pyetet me sinqeritet, kjo pyetje, e bërë zakonisht me qëllim për të kërkuar të meta në Islam, në të vërtetë buron nga mungesa e disa njohurive teknike. Allahu, në ajetet e Tij, për të kuptuar kohët që lidhen me namazin dhe agjërimin ka bërë përshkrim të kohës nga lëvizjet e Diellit.

Shprehja për polet “6 muaj ditë 6 muaj natë” në të vërtetë është e gabuar. E sakta është “6 muaj ditë të ndriçuara 6 muaj ditë të errëta”. Madje për shkak të kësaj shprehjeje të gabuar disa persona mendojnë se në pole për 6 muaj Dielli qëndron në të njëjtin vend, për 6 muajt e tjerë qëndron i palëvizshëm në një vend tjetër dhe se në pole nuk vërehet asnjë lëvizje e Diellit.

Ky është një pretendim krejtësisht i gabuar. Në fotografi janë lëvizjet e Diellit në pole. Megjithëse mjedisi është i ndriçuar, Dielli është vazhdimisht në lëvizje dhe periudhat kohore që tregojnë mbrëmjen dhe mëngjesin kuptohen shumë lehtë. Vendi ku Dielli zbret më poshtë pranohet si natë, vendi ku është më lart si mesi i ditës.

Edhe në periudhën 6-mujore të errët, megjithëse Dielli është nën vijën e horizontit, përsëri lëvizjet e tij brenda 24 orëve përcaktohen shumë lehtë. Sipas kësaj, si kohët e namazit, ashtu edhe kohët e agjërimit mund të përcaktohen shumë lehtë. Madje mijëra Muslimanë që jetojnë atje tashmë i falin namazet dhe i mbajnë agjërimet e tyre sipas këtyre lëvizjeve.

Por çështja kryesore që anashkalohet është se ajo që Allahu kërkon prej nesh në Kuran është takva, sinqeriteti. Për shembull, në Kuran lidhur me adhurimin e kurbanit Allahu urdhëron kështu;

لَن يَنَالَ ٱللَّهَ لُحُومُهَا وَلَا دِمَآؤُهَا وَلَٰكِن يَنَالُهُ ٱلتَّقْوَىٰ مِنكُمْ كَذَٰلِكَ سَخَّرَهَا لَكُمْ لِتُكَبِّرُوا۟ ٱللَّهَ عَلَىٰ مَا هَدَىٰكُمْ وَبَشِّرِ ٱلْمُحْسِنِينَ

Mishrat dhe gjaku i tyre kurrsesi nuk arrijnë tek Allahu, por tek Ai arrin takvaja prej jush. (Surja Al-Haxh, 22/37)

Pra Allahu nuk merret me anën materiale të adhurimeve, por me anën e takvasë.

ٱلَّذِينَ هُمْ فِى صَلَاتِهِمْ خَٰشِعُونَ

Ata janë që në namazet e tyre janë me hushu; (Surja Al-Muminun, 23 /2)

Prandaj përpjekjet për të kërkuar mangësi në Kuran janë të kota. Në Kuran nuk ka asnjë mangësi ose kontradiktë. Kurani është i plotësuar, shumë i qartë dhe pa të meta.

Imsakijen e rregulluar sipas Kuranit për çdo vend të botës mund ta gjeni në lidhjen e mëposhtme….

==> http://imsakiye.suleymaniyetakvimi.com/