A u drejtohet Kurani vetëm burrave?
Një nga kritikat që ateistët i bëjnë Kuranit është edhe gabimi se “në Kuran u drejtohet gjithnjë burrave”. Edhe pse nuk kanë asnjë provë, thonë: “Kurani u drejtohet burrave, gruan nuk e konsideron as njeri”.
Mirëpo në Kuran drejtimi është barazor në formën “O ju që keni besuar”, “O njerëz”, “U thuaj grave besimtare dhe burrave besimtarë”. Thirrja ”O ju që keni besuar” gjendet në rreth 90 ajete, thirrja “O njerëz” në rreth 20 ajete. Në çështjen që u përket grave ka drejtim vetëm ndaj gruas, kurse në çështjen që u përket burrave ka drejtim vetëm ndaj burrit.
Pa dyshim, burrat myslimanë dhe gratë myslimane, burrat besimtarë dhe gratë besimtare, burrat që (Allahut) i binden me gjithë zemër dhe gratë që (Allahut) i binden me gjithë zemër, burrat e sinqertë dhe gratë e sinqerta, burrat që durojnë dhe gratë që durojnë, burrat që (nga Allahu) frikësohen me nderim dhe gratë që (nga Allahu) frikësohen me nderim, burrat që japin sadaka dhe gratë që japin sadaka, burrat që agjërojnë dhe gratë që agjërojnë, burrat që ruajnë nderin e tyre dhe gratë që ruajnë (nderin e tyre), burrat që e përmendin Allahun shumë dhe gratë që (e përmendin Allahun shumë); (ja) për këta Allahu ka përgatitur një falje dhe një shpërblim të madh. (Surja Al-Ahzab, 35)
Siç kuptohet edhe nga ajeti, drejtimi dhe përfundimi janë të drejtë dhe barazorë për të dyja gjinitë. Burri dhe gruaja janë plotësisht të barabartë për sa i përket veprës.
Ajo që pretendon se gruaja është krijuar e dobët dhe se mendja e saj është e përgjysmuar është mentaliteti fanatik. Allahu, pa përcaktuar gjini, thotë: “Njeriu është krijuar i dobët.” (Surja An-Nisa, 28).