Pse në Kuran disa karaktere krahasohen me sjellje kafshësh? A mund të shihet kjo si fyerje?
Në Kuran disa karaktere njerëzore janë shprehur duke u krahasuar me karaktere kafshësh. Nga ateistët kjo gjendje perceptohet si “ fyerje” dhe për këtë arsye bëhen disa kritika negative. Por vallë a është vërtet kështu gjendja? Le t’i shqyrtojmë së bashku ajetet përkatëse;
Një nga mënyrat për të kuptuar sjelljet njerëzore është edhe shqyrtimi i sjelljeve të kafshëve. Njerëzit përpiqen t’i tregojnë disa sjellje negative ose tipare të personalitetit duke i krahasuar me sjellje kafshësh. Kjo formë efektive shprehjeje e njerëzimit është përdorur edhe në Kuran nga Allahu i Lartë.
Ajetet që shpjegojnë shndërrimin e njerëzve në majmunë, do t’i trajtojmë si kompleks inferioriteti, dëshirë për epërsi dhe veti e koprracisë, ajetet ku sjelljet njerëzore krahasohen me gomarin, si mungesë kuptimi, mospërputhje mes dijes dhe sjelljes dhe mungesë mase në komunikim, ndërsa ajetin ku sjellja njerëzore krahasohet me qenin, si pangopësi e njeriut dhe shqetësimi që del prej saj.
Allahu në Kuran ka kritikuar mentalitetin që nuk e ruan hallallin dhe haramin, që nuk i ndan me të drejtë dhe në mënyrë të barabartë begatitë e dhëna, që nuk i shpërndan. Të dhënët pas pasurisë, ata që sillen sikur pronën do ta çojnë në varr, ata që me para mbledhin fuqi dhe vendosin hegjemoni, ata që me para shtiren si më të lartë, ata që mburren me para dhe pasuri, ata që me para e kujtojnë veten të vlefshëm, ata që u bëhen skllevër parave; I krahason me majmunë të ulët lakmitarë dhe me derra. <!-- editor -->(shih ajetet Al-Bakara 65, Al-A'raf 166, Al-Maide 60.)<!-- /editor -->
Të gjitha ndalimet në Kuran janë edukim shpirtëror që njerëzit të zotërojnë epshet e tyre. Personat e përmendur në ajetet përkatëse. për shkak të ambicies, lakmisë dhe pangopësisë së tyre nuk erdhën kurrsesi në rrugë të drejtë. Ambicia për pasuri e pronë ua prishi karakteret. Mendjet iu errësuan, ndërgjegjet iu ndryshkën, zemrat iu nxinë. Ranë në kundërshti me fjalën që dhanë. Kur nuk u leverdiste, mundën ta shkelnin sheriatin (ligjin) e tyre. Tipa të tillë që nuk mund t’u vënë fre dëshirave dhe orekseve të tyre u bënë të mjerë për shkak se ishin “maymun iştahlı”. Sepse silleshin pikërisht si një majmun. Nuk kishin qëndrueshmëri në asgjë. Të parët që e shkelnin sheriatin (ligjin) për interesat e tyre ishin përsëri vetë ata.
Siç shihet, majmunëria, derrëria dhe tagutëria lidhen me zhytjen në pasurinë e kësaj bote, me të mos ditur çfarë është ngopja dhe me të kërkuar përsëri edhe kur vjen më shumë, me mëkatin, agresionin, me të ngrënit e haramit dhe me të pasurit e dorës të lidhur (koprracinë). Tipave të tillë lakmitarë, ambiciozë u është thënë edhe “majmunë të ulët dhe derra”. Edhe në këtë shprehje nuk ka fyerje, përkundrazi ka një formë efektive shprehjeje.
Kurani, karakteret që u shërbejnë si skllevër çdo mbajtësi posti ose të pasurve, që tregojnë veti të servilizmit ndaj çdo gjëje që u thuhet; I krahason me qen që gulçojnë me gjuhën jashtë.(surja Al-A'raf 176 )
Pejgamberi, idhujtarëve të llastuar mekas që kishin pasuri, kapital, rreth dhe ndikim; prona është e Allahut! Pra, çdo gjë në natyrë është pronë e përbashkët e të gjithë njerëzve. Juve ju takon vetëm një pjesë që është shpërblim i mundit tuaj (surja An-Nisa 32), pjesën tjetër duhet ta ndani e ta shpërndani me nevojtarët, u thotë. Allahu në ajetin 10 të sures Fussilet urdhëron gjithashtu kështu.
Atje (në tokë) mbi të krijoi male të palëkundura, në të krijoi begati dhe për ata që kërkojnë e pyesin, DUKE QENË TË BARABARTË, i caktoi rizqet që janë atje në katër ditë.
Idhujtarët mekas i kërkojnë Pejgamberit fletë të veçanta nga Allahu, vetëm për ta (surja Al-Isra 91-93). Ua kthejnë shpinën përkujtimeve dhe paralajmërimeve. Por kur profeti dhe shokët e tij i nxjerrin në shesh mizoritë dhe padrejtësitë që këta bëjnë dhe u dalin përballë me të Vërtetën, punët ndryshojnë, thuajse i shikojnë sikur do t’i rrëzojnë me sytë e tyre, dhe tremben përballë qëndrimit të fortë të besimtarëve “që nuk u frikësohen qortimeve të qortuesit”. Ja, Kurani edhe për karaktere të këtij lloji përdor togfjalëshin; Gomarë të egër të trembur që ikin nga luani. (ajetet surja Al-Muddeththir 50-51)
Përveç kësaj, në Kuran ata që nuk veprojnë sipas dijes së tyre, ata që u japin këshilla të tjerëve dhe harrojnë veten, Krahasohen me gomarë të ngarkuar me libra. (ajeti 5 i sures Al-Xhumua)
Së bashku me të gjitha çështjet që përmendëm në këtë shkrim, është shumë domethënës edhe përdorimi nga Kurani i shprehjes “si karkaleca” për krahasimin e ringjalljes.
Të gjithë dalin nga varret e tyre me shikime të ulura. Pikërisht si karkaleca të shpërndara. (Surja Al-Kamer 7)
Kurani e krahason daljen e njerëzve nga varret e tyre në ditën e ringjalljes me karkalecat. Por pse me karkalecat? Kërkimet e bëra në shekullin e fundit mbi insektet me mikrokamera dhe vëzhgime sistematike na ndihmojnë të kuptojmë pse karkalecat janë dhënë si shembull. Karkalecat i vendosin vezët e tyre brenda tokës si fara dhe larvat e karkalecave, pasi qëndrojnë për një kohë të gjatë nën tokë, dalin në sipërfaqe. Nga dalin? Nga nën tokë… Pra, karkalecat dhe njerëzit në mënyrë të ngjashme.
Në Kuran jepen shembuj që të marrim këshillë. Të menduarit tonë mbi këta shembuj do të bëjë të kuptojmë si bukurinë e shembujve që jep Allahu, ashtu edhe kuptimet që synohen me këta shembuj.
Ja, këta janë shembujt që ne ua japim njerëzve. Por këto nuk i kupton askush përveç atyre që kanë dije. (Surja Al-Ankebut 43)
Nëse ky univers ka një zot dhe nëse jetojmë bashkë në këtë botë, atëherë duhet të jemi të vetëdijshëm për përgjegjësitë tona ndaj njëri-tjetrit. Si kërkesë e njerëzisë duhet t’i mbajmë në plan të parë “ndarjen, ndihmën e ndërsjellë, respektin dhe dashurinë”. Mund të mos besoni në Allahun, por nuk mund ta shihni veten më të lartë dhe nuk mund t’i bëni askujt mizori e padrejtësi me veti shtazore “si koprracia, mendjemadhësia...etj”. Në këtë botë të gjithë janë të barabartë.