Kthehu te udhëzuesi
AZTRENDEFRESNLRUITSQBSROKYDA

Sipas Kuranit, ushqimet e banorëve të Xhehenemit janë zakkum, gjemba dari apo qelb?

لَّيْسَ لَهُمْ طَعَامٌ إِلَّا مِن ضَرِيعٍ

– Për ta nuk ka ushqim tjetër përveç darit (gjembit të thatë) (surja Al-Gashije, ajeti 6)

وَلَا طَعَامٌ إِلَّا مِنْ غِسْلِينٍ

– As ushqim tjetër përveç qelbit nuk ka. (surja Al-Hakka, ajeti 36)

إِنَّ شَجَرَتَ ٱلزَّقُّومِ طَعَامُ ٱلْأَثِيمِ

– Pa dyshim, pema e zakkumit është ushqimi i mëkatarëve. (surja Ad-Duhan, ajetet 43-44 )

Në tri ajete të ndryshme flitet për 3 ushqime të ndryshme. A nuk ka kontradiktë në këto ajete?

Pretendimi i ateistëve:

Ata që janë në Xhehenem do të hanë zakkum, gjemba dari (këto të dyja janë me siguri bimë të ndryshme) apo qelb? Duke qenë se në Kuran, për njerëz që shkojnë në të njëjtin vend, flitet për tri ushqime të ndryshme përveç të cilave nuk ka ushqim tjetër, kjo gjendje tregon kontradiktën mes ajeteve.

PËRGJIGJE:

Sërish një mashtrim i njerëzve që kërkojnë me dëshpërim kontradikta në Kuran… Nëse pretendime të tilla nuk burojnë nga dija e mangët, janë tërësisht produkt i një mendjeje të pasinqertë. Në këto ajete me siguri nuk ka kontradiktë. Që një gjë të jetë kontradiktë, kushtet duhet të jenë krejtësisht të njëjta. Mirë, a thuhet se këto 3 ushqime të ndryshme janë për të njëjtët njerëz?

Allahu në ajetin 44 të sures Al-Hixhr urdhëron kështu: ”Xhehenemi ka shtatë porta. Për secilën portë prej tyre është ndarë nga një grup.”

Çdo banor i Xhehenemit nuk shkon në të njëjtin vend të Xhehenemit. Një person, sipas mëkatit që ka bërë, shkon në një kat të caktuar të Xhehenemit. Për shembull, hipokritët shkojnë në katin më të poshtëm të Xhehenemit.

إِنَّ ٱلْمُنَٰفِقِينَ فِى ٱلدَّرْكِ ٱلْأَسْفَلِ مِنَ ٱلنَّارِ وَلَن تَجِدَ لَهُمْ نَصِيرًا

”Pa asnjë dyshim, hipokritët janë në katin më të poshtëm të Xhehenemit.” (Surja An-Nisa 145)

Çfarë i ndan katet nga njëri-tjetri? ndëshkimet. Ndëshkim i ndryshëm do të thotë një ”ushqim” i ndryshëm. Ndërsa ndëshkimet e të gjitha kateve të Xhehenemit nuk janë të njëjta, si mund të pretendohet se në këto ajete ka kontradiktë?

Nëse supozohet se çdo atij që shkon në Xhehenem i zbatohet i njëjti ndëshkim, natyrisht arrihet në një përfundim të gabuar. Ndërsa kjo gjendje është shumë e qartë në ajetet e Kuranit, t’i zësh pretendime të tilla për kontradikta janë zakonisht përpjekje të pasinqerta e të dëshpëruara për njollosje…. Se Kurani është fjala e Allahut është shumë e qartë sepse….