At-Takathur
Përkthimi: Sherif Ahmeti
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ أَلْهَىٰكُمُ ٱلتَّكَاثُرُ
Juve u preokupoi përpjekja për shumimin (e pasurirë, të fëmijve, të pozitës)! 102:1
حَتَّىٰ زُرْتُمُ ٱلْمَقَابِرَ
Derisa të mos vizitoni varrezat (të bëheni banues të tyre - të vdisni). 102:2
كَلَّا سَوْفَ تَعْلَمُونَ
Jo, nuk është ashtu! Gjithsesi këtë do ta kuptoni më vonë! 102:3
ثُمَّ كَلَّا سَوْفَ تَعْلَمُونَ
Përsëri jo, jeni gabim! Më vonë do ta kuptoni! 102:4
كَلَّا لَوْ تَعْلَمُونَ عِلْمَ ٱلْيَقِينِ
Jo, pse, sikur ta dinit me një dije të sigurt (nuk do të bënit ashtu). 102:5
لَتَرَوُنَّ ٱلْجَحِيمَ
Ju pa tjetër do ta shihni Xhehennemin. 102:6
ثُمَّ لَتَرَوُنَّهَا عَيْنَ ٱلْيَقِينِ
Madje atë do ta shihni të bindur plotësisht. 102:7
ثُمَّ لَتُسْـَٔلُنَّ يَوْمَئِذٍ عَنِ ٱلنَّعِيمِ
Pastaj në atë ditë do të pyeteni për të mirat (e dynjas). 102:8