Al-Qari'ah
Përkthimi: Sherif Ahmeti
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ ٱلْقَارِعَةُ
Krisma e kijametit. 101:1
مَا ٱلْقَارِعَةُ
Ç'ka është krisma? 101:2
وَمَآ أَدْرَىٰكَ مَا ٱلْقَارِعَةُ
Dhe ç’të mësoi ty se ç’është krisma? 101:3
يَوْمَ يَكُونُ ٱلنَّاسُ كَٱلْفَرَاشِ ٱلْمَبْثُوثِ
Ajo është ditë kur njerëzit bëhen si insekte të shpërndara. 101:4
وَتَكُونُ ٱلْجِبَالُ كَٱلْعِهْنِ ٱلْمَنفُوشِ
Dhe kodrat bëhen si leshi i shprishur. 101:5
فَأَمَّا مَن ثَقُلَتْ مَوَٰزِينُهُۥ
E sa i përket atij që i rëndohet peshoja e veprave të tij, 101:6
فَهُوَ فِى عِيشَةٍ رَّاضِيَةٍ
Ai është në një jetë të këndshme. 101:7
وَأَمَّا مَنْ خَفَّتْ مَوَٰزِينُهُۥ
Ndërsa, atij që ka peshojën e lehtë të veprave të tij, 101:8
فَأُمُّهُۥ هَاوِيَةٌ
Vendi i tij do të jetë në Havije. 101:9
وَمَآ أَدْرَىٰكَ مَا هِيَهْ
E ç’është ajo që të njoftoi ç’është ai (Havije)? 101:10
نَارٌ حَامِيَةٌۢ
Është zjarri me nxehtësi shumë të lartë. 101:11