Al-Adiyat
Përkthimi: Sherif Ahmeti
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ وَٱلْعَٰدِيَٰتِ ضَبْحًا
Pasha vrapuesit e shpejtë (kuajt) që hingëllojnë! 100:1
فَٱلْمُورِيَٰتِ قَدْحًا
E që me thundrat e tyre nxjerrin xixëllima zjarri nga gurët, 100:2
فَٱلْمُغِيرَٰتِ صُبْحًا
Dhe të cilët vërsulen herët në agim. 100:3
فَأَثَرْنَ بِهِۦ نَقْعًا
E me të (vërsulje) atëherë çojnë pluhur. 100:4
فَوَسَطْنَ بِهِۦ جَمْعًا
Dhe ashtu hidhen në mesin e grumbullit (të armikut). 100:5
إِنَّ ٱلْإِنسَٰنَ لِرَبِّهِۦ لَكَنُودٌ
Vërtet, njeriu është përbuzës ndaj Zotit të vet. 100:6
وَإِنَّهُۥ عَلَىٰ ذَٰلِكَ لَشَهِيدٌ
Edhe vetë është dëshmues i asaj (përbuzje). 100:7
وَإِنَّهُۥ لِحُبِّ ٱلْخَيْرِ لَشَدِيدٌ
Dhe ai është që shumë e do pasurinë. 100:8
أَفَلَا يَعْلَمُ إِذَا بُعْثِرَ مَا فِى ٱلْقُبُورِ
A nuk e di ai se kur të nxirret çka ëstë në varreza? 100:9
وَحُصِّلَ مَا فِى ٱلصُّدُورِ
Dhe të tubohet (të dalë në shesh) ajo që ishte në gjoksa. 100:10
إِنَّ رَبَّهُم بِهِمْ يَوْمَئِذٍ لَّخَبِيرٌۢ
E atë ditë, pa dyshim Zoti i tyre është i njohur për punën e tyre. 100:11