Kthehu te udhëzuesi
AZTRENDEFRESNLRUITSQBSROKYDA

Ash-Shams

Përkthimi: Sherif Ahmeti

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ وَٱلشَّمْسِ وَضُحَىٰهَا

Pasha diellin dhe dritën e tij! 91:1

وَٱلْقَمَرِ إِذَا تَلَىٰهَا

Pasha hënën kur vjen pas tij! 91:2

وَٱلنَّهَارِ إِذَا جَلَّىٰهَا

Pasha ditën kur ai (dielli) e shndrit! 91:3

وَٱلَّيْلِ إِذَا يَغْشَىٰهَا

Pasha natën kur ajo e mbulon atë (dritën e diellit)! 91:4

وَٱلسَّمَآءِ وَمَا بَنَىٰهَا

Pasha qiellin dhe Atë që e ndërtoi atë! 91:5

وَٱلْأَرْضِ وَمَا طَحَىٰهَا

Pasha tokën dhe Atë që e shtriu atë (e sheshoi)! 91:6

وَنَفْسٍ وَمَا سَوَّىٰهَا

Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë! 91:7

فَأَلْهَمَهَا فُجُورَهَا وَتَقْوَىٰهَا

Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij. 91:8

قَدْ أَفْلَحَ مَن زَكَّىٰهَا

Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten. 91:9

وَقَدْ خَابَ مَن دَسَّىٰهَا

E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten. 91:10

كَذَّبَتْ ثَمُودُ بِطَغْوَىٰهَآ

Themudi përgënjeshtroi për shkak të arrogancës së vet. 91:11

إِذِ ٱنۢبَعَثَ أَشْقَىٰهَا

Kur më i keqi i tyre u ngrit me të shpejtë. 91:12

فَقَالَ لَهُمْ رَسُولُ ٱللَّهِ نَاقَةَ ٱللَّهِ وَسُقْيَٰهَا

e Pejgamberi atyre u pat thënë: “Kinie kujdes devenë e All-llahut dhe ndaj pengimit të saj që të pijë ujë. 91:13

فَكَذَّبُوهُ فَعَقَرُوهَا فَدَمْدَمَ عَلَيْهِمْ رَبُّهُم بِذَنۢبِهِمْ فَسَوَّىٰهَا

Ata nuk i besuan atij dhe atë (devenë) e therrën dhe Zoti i tyre për shkak të mëkatit të tyre ua rreshtoi ndëshkimet dhe i rrafshoi, 91:14

وَلَا يَخَافُ عُقْبَٰهَا

Duke mos iu frikësuar prapavisë së atij (ndëshkimi). 91:15