Kthehu te udhëzuesi
AZTRENDEFRESNLRUITSQBSROKYDA

Al-Layl

Përkthimi: Sherif Ahmeti

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ وَٱلَّيْلِ إِذَا يَغْشَىٰ

Pasha natën që me errësirë mbulon gjithësinë! 92:1

وَٱلنَّهَارِ إِذَا تَجَلَّىٰ

Pasha ditën kur ajo shkrepëtin! 92:2

وَمَا خَلَقَ ٱلذَّكَرَ وَٱلْأُنثَىٰٓ

Pasha Atë që krijoi mashkullin e femrën! 92:3

إِنَّ سَعْيَكُمْ لَشَتَّىٰ

Vërtet, veprimi juaj është i lloj-llojtë. 92:4

فَأَمَّا مَنْ أَعْطَىٰ وَٱتَّقَىٰ

E sa i përket atij që jep dhe ruhet, 92:5

وَصَدَّقَ بِٱلْحُسْنَىٰ

Dhe vërteton bindshëm për më të mirën, 92:6

فَسَنُيَسِّرُهُۥ لِلْيُسْرَىٰ

Ne do ta përgatisim atë për më të lehtën. 92:7

وَأَمَّا مَنۢ بَخِلَ وَٱسْتَغْنَىٰ

E sa i përket atij që bën koprraci dhe ndien veten të pavarur (nga Zoti), 92:8

وَكَذَّبَ بِٱلْحُسْنَىٰ

Dhe që mohon atë më të mirën, 92:9

فَسَنُيَسِّرُهُۥ لِلْعُسْرَىٰ

Ne do ta përgatisim për më të vështirën. 92:10

وَمَا يُغْنِى عَنْهُ مَالُهُۥٓ إِذَا تَرَدَّىٰٓ

E pasuria e tij nuk do t’i bëjë dobi, kur ai të zhduket. 92:11

إِنَّ عَلَيْنَا لَلْهُدَىٰ

Detyrë e jonë është vetëm të udhëzojmë. 92:12

وَإِنَّ لَنَا لَلْـَٔاخِرَةَ وَٱلْأُولَىٰ

Dhe vetëm e Jona është bota tjetër si dhe kjo. 92:13

فَأَنذَرْتُكُمْ نَارًا تَلَظَّىٰ

Unë ua kam tërhequr vërejtjen për zjarrin të ndezur fort. 92:14

لَا يَصْلَىٰهَآ إِلَّا ٱلْأَشْقَى

Që aty nuk hyn tjëtërkush, pos atij që është më i prishuri. 92:15

ٱلَّذِى كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰ

I cili përgënjeshtroi dhe u zmbraps. 92:16

وَسَيُجَنَّبُهَا ٱلْأَتْقَى

Ndërsa ai që është më i devotshëm do të jetë larg tij. 92:17

ٱلَّذِى يُؤْتِى مَالَهُۥ يَتَزَكَّىٰ

Ai që e jep pasurinë e vet e pastrohet, 92:18

وَمَا لِأَحَدٍ عِندَهُۥ مِن نِّعْمَةٍ تُجْزَىٰٓ

E jo për ta shpërblyer ndokë që i ka bërë mirë më parë. 92:19

إِلَّا ٱبْتِغَآءَ وَجْهِ رَبِّهِ ٱلْأَعْلَىٰ

Por vetëm për të fituar kënaqësinë e Zotit të vet, më të lartit, 92:20

وَلَسَوْفَ يَرْضَىٰ

Për Zotin, ai do të gëzojë atë kënaqësi! 92:21