At-Tur
Përkthimi: Sherif Ahmeti
Pasha Turin. 52:1
Dhe librin e shkruar në rreshta. 52:2
Në lëkurë të shtrirë. 52:3
Pasha shtëpinë (Qaben) e vizituar (ose Bejti Mamurin në qiell). 52:4
Pasha kulmin e ngritur (qiellin). 52:5
Pasha detin e mbushur (ose detin e ndezur flakë në kijamet). 52:6
Është e vërtetë se dënimi i Zotit tënd pa tjetër da të ndodhë. 52:7
Atë nuk ka kush që mund ta largojë. 52:8
Ditën kur qielli bën një tronditje të fortë. 52:9
Dhe kodrat të shkulen nga vendi e të ecin. 52:10
Atë ditë është mjerim i madh për gënjeshtarët. 52:11
Të cilët luajnë të zhytur në besime të kota. 52:12
Ditën kur me rrëmbim shtyhen në zjarrin e Xhehennemit. 52:13
Ky është ai zjarr, që ju e keni përgënjeshtruar. 52:14
A mos është kjo ndonjë magji, apo nuk po shihni (jeni vebëruar siç u verbëruan në dynja). 52:15
Hyni në të! Për juve është njesoj, bëtë durim ose nuk bëtë. Shpërbleheni me atë që me veprat tuaja e merituat. 52:16
Ata të devitshmit janë në kopshte e në begati. 52:17
Të kënaqur me atë që u dha Zoti i tyre dhe që i ruajti Zoti i tyre nga vuajtja e Xhehennemit. 52:18
(U thuhet) Me të mirëhani e pini, për atë që vepruat mirë. 52:19
Ata janë të mbështetur në koltukë të renditur dhe Ne u shoqëruam atyre hyri symëdha. 52:20
E ata që vetë besuan, e edhe pasardhësit e tyre ishin me besim, Ne atyre do t’ua shoqërojmë pasardhsësit e tyre dhe asgjë nuk u pakësojmë nga veprat e tyre (prindërve). Secili njeri është peng i asaj që ka punuar. 52:21
Ne atyre u shtojmë të mirat me pemë e me mish që ata e dëshirojnë. 52:22
Aty njëri-tjetrit ia zgjasim gotën, aty nuk ka fjalë të kota e as mëkat. 52:23
Aty njëri-tjetrit ia zgjasin gotën, aty nuk ka fjalë të kota e as mëkat. 52:24
Dhe njëri-tjetrit i qasen duke i pyetur (për punët e tyre në dynja). 52:25
(Këta) Thonë: “Ne edhe kur ishim në familjet tona, ishim ata që frikësoheshim. 52:26
E All-llahu na dhuroi të mira dhe na ruajti prej dënimit të erës (flakës) së nxehtë të zjarrit. 52:27
Ne më parë ishim ndër ata që lutëm Atë, e Ai është bamirës, meshirues”. 52:28
Pra ti përkujto (me Kur’an) se me dhuntimë e Zotiti tënd ti nuk je as falltor, as i çmendur. 52:29
E ata thonë: “Ai është poet, po presim kohën ta zhdukë”. 52:30
Thuaj: “Pritni, se edhe unë do të pres me ju”. 52:31
A mendjet (iluzionet) e tyre po u urdhërojën për këtë, apo ata janë popull renegat? 52:32
A mo ata thonë: “Ai (Muhammedi) e trilloi!” Jo, por ata nuk besojnë. 52:33
Pra, ata janë drejt, le ta sjellin një ligjërim si ai. 52:34
A mos u krjuam prej kurgjësë, apo ata vetë janë krijues? 52:35
A mos ata i krijuan qiejt e tokën, Jo, por ata nuk janë të bindur. 52:36
A mos te ata ata janë depot e Zotit tënd, apo ata i mbizotërojnë? 52:37
A mos kanë ata shkallë të larta që në to të përgjojnë? Prra, përgjuesit e tyre le të sjellin fakt të sigurt! 52:38
A mos vajzat janë të Atij, kurse djemtë tuaj? 52:39
A mos ti u kërkon atyre shpërblim, e ata janë të ngarkuar mga tagri? 52:40
A mos te ata janë fshehtësitë, e ata i shkruajnë? 52:41
A mos po të kurdisin ndonjë kurt, po ata që nuk beuan bijnë vetë në kurth. 52:42
A mos kanë ndonjë zot pos All-llahut? I lartë është All-llahu nga ai që ata i shoqërojnë. 52:43
Edhe sikur ta shihnin që u bie nga qielli ndonjë copë, ata do të thoshin: “Është e re e dendur!” 52:44
Po ti lëri ata derisa të ballafaqohen në ditën e tyre, kur do të shtangen. 52:45
Ditën kur dredhia e tyre nuk do t’u bëjë dobi sgjë e as do të ndihmohen. 52:46
Është e vërtetë se ata që bënë zullum, kanë një dënim më të afërt se sa si (kijameti), por pjesa dërmuesse e tyre nuk dinë. 52:47
Ti bën durim në vendimin e Zotit tënd, se ti je nën mbikëqyrjen Tonë dhe kur të ngrihesh madhëroje me falënderim Zotitn tënd! 52:48
Edhe gjatë natës adhuroje Atë, si dhe kur yjet nuk nuk duken më. 52:49