As-Saffat
Përkthimi: Sherif Ahmeti
Pasha të rradhiturit (melaiket), që në rreshta (safa) qëndrojnë. 37:1
Dhe nxituesit, që me nxitim shtyjnë. 37:2
Dhe pasha lexuesit, që lexojnë përkujtimin. 37:3
Është e vërtetë se Zoti juaj është vetëm Një. 37:4
Zot i qiejve dhe i tokës e çka ka mes tyre dhe Zot i lindjeve (të yjeve). 37:5
Vërtetë, Ne kemi stolisur qiellin më të afërt (të dynjasë) me bukurinë e yjeve. 37:6
Dhe me mbrojtje prej çdo djalli të prishur. 37:7
Ashtu që nuk mund të përgjojnë parinë më të lartë (engjëjt më të zgjedhur), pse gjuhen me shkëndija nga të gjitha anët. 37:8
Ata janë të përzënë dhe do të kenë një dënim të përhershëm. 37:9
Përveç atij që rrëmben vrullshëm, po atë e ndjek ylli që e djeg. 37:10
Ti pra, pyeti ata (idhujtarët): a janë ata krijesë më e fortë, apo çka Ne krijuam. Ne i krijuam ata prej një balte që ngjitet. 37:11
Por ti je i habitur, e ata tallen. 37:12
E kur këshillohen, ata nuk marrin parasysh këshillën. 37:13
E kur shohin ndonjë mrekulli, ata nxitin në përqeshje. 37:14
Dhe thanë: “Ky (Kur’ani) nuk është tjetër vetëmn se magji e kulluar. 37:15
A, pasi të vdesim ne, të bëhemi dhe e eshtra të kalbur a do të ringjallemi? 37:16
A edhe të parët tanë të herëshëm? 37:17
thuaj: “Po, bile ju do të jeni të nënçmuar!” 37:18
Ajo do të jetë vetëm një britmë, kur që, ata të ngritur shikojnë. 37:19
E thonë: “O, të mjerët ne, kjo është dita e gjykimit!” 37:20
Kjo është dita e ndasisë që ju e konsideruat rrenë. 37:21
Tuboni ata që ishin zullumqarë, shoqërinë e tyre dhe ata që i adhuruan. 37:22
(adhuruan) Pos All-llahut, orientoni rrugës së xhehimit! 37:23
Ndalni ata, sepse do të merren në përgjegjësi. 37:24
Çka keni që nuk ndihmoni njëri-tjetrin? 37:25
E, ata sot janë dorëzuar në tërësi. 37:26
E kthehen e ia hedhin përgjegjësinë njëri-tjetrit. 37:27
(Të shtypurit) u thonë (atyre të parëve): “Ju ishit që na vinit neve nga ana e djathtë (na pengonit pre së vërtetës). 37:28
Ata (paria) u thonë: “Jo, ju vetë nuk ishit besimtarë. 37:29
Ne nuk kemi pasur ndonjë pushtet ndaj jush, por ju vetë ishit që nuk respektuat (porositë e Zotit). 37:30
E, ajo thënia (premtimi) e Zotit tonë u vërtetua kundër nesh, e s’ka dyshim se ne po e shijojmë (dënimin). 37:31
Ne u ofruam juve rrugën e humbjes, ashtu sikurse edhe vetë ishim të humbur. 37:32
Dhe atë ditë ata do të jenë në dënim të përbashkët. 37:33
Kështu Ne veprojmë me kriminelët. 37:34
Për arsye se kur u thuhej atyre: “Nuk ka Zottjetër përveç All-llahut, ata e mbanin veten lart. 37:35
Dhe thoshin: “A do t’i braktisim ne zotat tanë për një poet të çmendur?” 37:36
Jo, (nuk është çka thonë ata) por ai u solli të vërtetën dhe vërtetoi të dërguarit e parë. 37:37
Ju, pa tjetër do të përjetoni dënimin më të ashpër. 37:38
Dhe nuk ndëshkoheni për tjetër, përveç për atë që vepruat. 37:39
Me përjashtim të robëve të All-llahut që ishin të sinqertë, 37:40
Të tillët janë ata që kanë furnizim të dalluar, 37:41
Pemë të llojllojshme, ata janë të nderuar, 37:42
Në Xhennete të begatshme, 37:43
Të mbështetur në kolltukë me fytyrë nga njëri-tjetri, 37:44
Atyre u bëhrt shërbim me gota (me verë) nga burmi, 37:45
E barshë (vera), që ka shije për ata që e pinë, 37:46
Prej asaj nuk ka dhembje koke, e as që ata do të dehen nga ajo, 37:47
E pranë tyre janë (hyritë) symëdhatë me shikim të pëulur, 37:48
Sikur ato të jenë inxhi e paprekur (ve e ruajtur). 37:49
I qasen njëri-tjetrit e bisedojnë, 37:50
Prej tyre njëri flet e thotë: “Unë kam pasur njëfarë miku, 37:51
thoshte: “A je ti pre atyre që besojnë se 37:52
Kur të jemi të vdekur, të jemi bërë dhe e eshtra të kalbur, do të jemi të shpërblyer për vepra?” 37:53
Ai (besimtari në Xhennet) thotë: “A vini ju të shikojmë?” 37:54
Ai shikon dhe e vëren atë (mikun) në mes të Xhehennemit. 37:55
Ai thotë: “Pasha All-llahun, për pak më rrëzove (në Xhehennem) edhe mua. 37:56
Dhe sikur të mos ishte dhuntia e Zotit tim, unë do të isha bashkë me ty në zjarr, 37:57
Dhe ne nuk do të vdesim më, 37:58
Përveç asaj vdekjes sonë të parë dhe ne nuk do të dënohemi më!” 37:59
Vërtet, ky është ai suksesi i madh, 37:60
Për një shpërblim të këtillë le të veprojnë vepruesit! 37:61
A kjo pritje (me shpërbllim të All-llahut) është më e mirë, apo pema e “Zekumë-it”? 37:62
Ne atë e kemi bërë sprovë për zullumqarët. 37:63
Ajo është një pemë që mbin në fund të Xhehennemit. 37:64
Pema (fruti) e saj është sikurse kok a dreqërish. 37:65
E ata do të hanë nga ajo dhe do të mbushin barqet prej saj. 37:66
Pastaj, ata do të kenë kundrejt atij ushqimi edhe ujë të valë. 37:67
Mandej kthimi i tyre është në Xhehennem. 37:68
Ata i gjetën dhe shkuan pas prindërve të tyre të humbur. 37:69
Ata u ngutën dhe shkelën hapave të tyre (pa menduar). 37:70
Po, edhe para këtyre (popullit tënd) shunica e popujve të kaluar ishin të humbur. 37:71
Ne atyre u patëm dërguar pejgamberë. 37:72
E shif se si ishte përfundimi i atyre, të cilëve u qe tërhequr vërejtja. 37:73
Me përjashtim të robëve të All-llahut që ishin të sinqertë. 37:74
Për Zotin Neve na pat thirr në ndihmë Nuhu, Ne jemi përgjegjës të mirë. 37:75
Dhe Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij prej asaj të keqe të madhe. 37:76
E pasardhësit e tij i bëmë ata që vazhduan jetën. 37:77
Dhe Ne ua lamë atë kujtim për njrëzit e ardhshëm. 37:78
Selam i qoftë Nuhut (prej All-llahut e prej krijesave) në mbarë botën (si kujtim ndaj tij). 37:79
Ne kështu i shpërblejmë të mirët. 37:80
Vërtet, ai ishte prej robëve tanë që janë besimtarë. 37:81
E pastaj i përmbytëm në një ujë të tjerët (që nuk besuan). 37:82
Edhe Ibrahimi ishte i grupit të tij. 37:83
Kur Zotit të vet iu bind me zemër të pastër. 37:84
Kur babait të vet dhe popullit të vet i tha: “çka është ajo që ju adhuroni?” 37:85
A në vend të All-llahut doni zota të trilluar? 37:86
çka është mendimi juaj ndaj Zotit të botëce? 37:87
Dhe atëherë u lëshoi një shikim yjeve, 37:88
E tha: “Unë jam i sëmurë!” 37:89
Ata u kthyen dhe u larguan prek tij. 37:90
Ai u drejtua kah zotat e tyre dhe u tha: “A nuk po hani ju?” 37:91
çka keni pra, që nuk po flitni? 37:92
Iu afrua atyre ngadalë, duke u mëshuar me të djathtën (me fuqi). 37:93
Ata (populli) iu afruan atij me të shpejtë (sigurisht e qortuan). 37:94
Ai (Ibrahimi) tha: “A adhuroni atë që vetë e keni gdhendur?” 37:95
E All-llahu ju krijoi juve edhe atë që e punoni. 37:96
Ata thanë: “Ndërtonja atij një vend dhe hudhne atë në zjarr! 37:97
Ata i menduan atij një kurth, kurse Ne i mposhtëm ata të nënçmuar”. 37:98
Ai tha: “Unë po shkoj aty ku më urdhëroi Zoti im, e Ai më udhëzon!” 37:99
Zoti im, më dhuro mua (një fëmijë) prej të mirëve! 37:100
Ne e gëzuam atë me një djalë që do të jetë i butë (i sjëllshëm). 37:101
Dhe kur arriti ai (djalli) që së bashku me të (me Ibrahimin) të angazhohet në punë, ai (Ibrahimi) tha: “O djalli im, unë kam parë (jam urdhëruar) në ëndërr të pres ty. Shiko pra, çka mendon ti?” Ai tha: “O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do All-llahu, prej të durueshmëve!” 37:102
E kur ata të dy iu dorëzuan urdhërit të Zotit dhe përmbysi atë në fytyrë (në ballë). 37:103
Ne e thirrëm atë: “O Ibrahim!” 37:104
Ti tashmë e zbatove ëndrrën! Ne kështu i shpërblejmë të mirët! 37:105
Vërtet, kjo ishte sprovë e qartë. 37:106
Ne e shpaguam atë me një të therrur (kurban) të rëndësishëm. 37:107
Dhe ndaj tij Ne lamë përkujtim të mirë ndër popujt e ardhshëm. 37:108
Selam (shpëtim e paqe) pastë Ibrahimi! 37:109
Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit. 37:110
Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë besimtarë. 37:111
Dhe Ne e gëzuam atë me (një djalë tjetër) Is-hakun, pejgamber prej të mirëve. 37:112
Dhe Ne i dhuruan bekim atij dhe Is-hakut e prej pasardhësve të atyre dyve do të kenë punëmirë e të ndershëm, e edhe dëmtues t hapët të vetvetes. 37:113
Pasha madhërinë Tonë, Ne u dhamë të mira Musait e Harunit. 37:114
I shpëtuam ata dhe popullin e tyre prej një mjerimi të madh. 37:115
Ne u ndihmuam atyre dhe ata ngadhënjyen. 37:116
Atyre dyve u hamë librin e përsosur e të qartë. 37:117
Dhe të dy ata i udhëzuam rrugës së drejtë. 37:118
Përkujtim të këndshëm ndaj të dyve kem lënë në popujt e më vonshëm. 37:119
(Përkujtimin) “Selamun” - qofshin të mëshiruar Musai dhe Haruni. 37:120
Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit. 37:121
Vërtet, ata të dy ishin besimtarë nga robërit Tanë. 37:122
Edhe Iljasi ishte prej të dërguarve Tanë. 37:123
Kur ai, popullit të vet i tha: “A nuk jeni kah frikësoheni?” 37:124
A e adhuroni “Ba’ël-in” (emër i një statuje) e braktisni adhurimin ndaj ë mirit që është Krijues? 37:125
All-llahun, Zotin tuaj e të prindërve tuaj të hershëm!!” 37:126
Ata e përgënjeshtruan, andaj ata medoemos janë të sjellë në Xhehennem. 37:127
Me përjashtim të robërve besnikë ndaj All-llahut. 37:128
Edhe ndaj tij kemi lënë përkujtim të mirë në të ardhshmit. 37:129
“Selamun” - qoftë i mëshiruar Iljasi (ose edhe besimtarët e Iljasit). 37:130
Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit. 37:131
S’ka dyshim, ai ishte besimtar nga robërit Tanë. 37:132
Edhe Luti, pa mëdyshje ishte prej të dërguarve Tanë. 37:133
Kur Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij bashkë. 37:134
Përveç një plake (grua e tij) që mbeti me të dënuarit. 37:135
Pastaj të tjerët i rrënuam. 37:136
E ju (mekas) me siguri kaloni atypari mëngjes (ditën) 37:137
e mbrëmje (natën). Pra, a nuk mbildhni mend? 37:138
Edhe Junusi ishte një nga të dërguarit Tanë. 37:139
kur iku te anija që ishte e mbushur plot (udhëtarë). 37:140
E ai mori pjesë në short, po humbi (i ra sorti atij). 37:141
Dhe atë e kafshoi (e gëlltit) peshku, zatën ai ishte që e meritoi qortimin. 37:142
E sikur të mos ishte ajo që ai kishte qenë prej atyre që shumë e përmendin Zotin. 37:143
Ai do të mbetej në barkun e tij deri në ditën e ringjalljes. 37:144
E Ne e hodhëm në një tokë pa bimë (shkretëtirë), ndërsa ai ishte i sëmurë. 37:145
Dhe Ne bëmë që për të të mbijë një bimë (t’i bëjë hije) nga kungulli. 37:146
Ne (pastaj) e dërguam atë te njëqindmijë e më shumë. 37:147
E ata i besuan, e Ne ua vazhduam atyre të përjetojnë për deri në një kohë. 37:148
E ti (Muhammed) pyeti ata (idhujtarët): “A të Zotit tënd janë vajzat, kurse të tyre djemtë?” 37:149
Apo, Ne i krijuam endjëjt femra, e ata ishin dëshmitarë (kur Ne i krijuam engjëjt femra)?! 37:150
Vini re se si ata nga trillimet e tyre thonë: 37:151
“All-llahu ka lindë!” S’ka dyshim se ata janë gënjeshtarë (kur thonë se engjëjt janë bijat e Zotit). 37:152
A thua vajzat Ai i ka bërë më të zgjedhura se djemt? 37:153
Po ç’keni ju kështu, si po gjykoni ashtu? 37:154
A nuk jeni duke menduar? 37:155
A mos keni ju ndonjë argument të sigurt? 37:156
Sillnie pra, librin tuaj, nëse është si thoni ju! 37:157
Ata (idhujtarët) pohuan mes Tij e mes engjëjve (xhinëve) lidhmëri farefisnore, po xhinët e dinë se ata (idhujtarët) janë të hedhur në zjarr. 37:158
All-llahu është i pastër nga ajo çka i përshkruanë. 37:159
Ata (engjëjt) janë vetëm robër të sinqertë të Zotit (ata nuk i përshkruajnë gjë). 37:160
E, as ju dhe as ata që i adhuroni, 37:161
Nuk mund ta vini në sprovë askë ndaj Atij (besimit në Zotin), 37:162
Përveç atij që është i gjykuar për Xhehennem. 37:163
E, nuk ka prej nesh (grupit të engjëjve) që nuk e ka vendin (detyrë, pozitën) e vet të njohur. 37:164
Edhe ne (engjëjt) jemi të rreshtuar (në adhurim), 37:165
Dhe ne jemi që i bëjmë tesbih (mohojmë se ai ka të meta). 37:166
Po edhe pse ata ishin që thoshin: 37:167
Sikur të gjendej te ne ndonjë libër nga të parët, 37:168
Ne do të ishim robër të All-llahut, të sinqertë. 37:169
Po (kur u erdhi libri), ata e mohuan atë (Kur’anin), e më vonë do të kuptojnë. 37:170
E tashmë fjala (premtimi) e jonë u është dhënë më parë robërve tanë të dërguar, 37:171
se ata, pa dyshim do të jenë të ndihmuar. 37:172
dhe se ushtria jonë do të jenë ata ngadhënjyesit. 37:173
Prandaj, për një kohë, ti (Muhammed) hiqu tyre. 37:174
E ti vështroji ata se edhe ata do ta shohin (ndihmën tonë ndaj juve besimtarëve). 37:175
A mos po kërkojnë shpejtimin e ndëshkimit tonë? 37:176
E kur të vjen ai (dënimi) në territorin e tyre, mëngjes i shëmtuar do të jetë për ata që u ishte tërhrqur vërejtja. 37:177
E ti largohu për një kohë prej tyre, 37:178
Dhe ti vështroi se edhe ata më vonë do të shohin. 37:179
I Lartësuar është Zoti yt, Zot i fuqisë nga ajo që ia përshkruajnë. 37:180
Qoftë paqja mbi të dërguarit. 37:181
Dhe falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave! 37:182