Al-Ma'un
Përkthimi: Sherif Ahmeti
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ أَرَءَيْتَ ٱلَّذِى يُكَذِّبُ بِٱلدِّينِ
A e ke parë ti (a e sheh) atë, që përgënjeshtron përgjegjësinë dhe llogarinënë botën tjetër? 107:1
فَذَٰلِكَ ٱلَّذِى يَدُعُّ ٱلْيَتِيمَ
Po ai është që e përzë në mënyrë të vrazhdë bonjakun. 107:2
وَلَا يَحُضُّ عَلَىٰ طَعَامِ ٱلْمِسْكِينِ
Dhe që nuk nxit për të ushqyer të varfërin. 107:3
فَوَيْلٌ لِّلْمُصَلِّينَ
Pra shkatërrim është për ata që falen, 107:4
ٱلَّذِينَ هُمْ عَن صَلَاتِهِمْ سَاهُونَ
të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm. 107:5
ٱلَّذِينَ هُمْ يُرَآءُونَ
Ata që vetëm shtiren (sa për sy e faqe). 107:6
وَيَمْنَعُونَ ٱلْمَاعُونَ
Dhe nuk japin as sendin më të vogël (as hua). 107:7