Al-Qadr
Përkthimi: Sherif Ahmeti
بِّسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ إِنَّآ أَنزَلْنَٰهُ فِى لَيْلَةِ ٱلْقَدْرِ
Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në natën e Kadrit. 97:1
وَمَآ أَدْرَىٰكَ مَا لَيْلَةُ ٱلْقَدْرِ
E ç’të bëri ty të dijsh se ç’është nata e Kadrit? 97:2
لَيْلَةُ ٱلْقَدْرِ خَيْرٌ مِّنْ أَلْفِ شَهْرٍ
Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! 97:3
تَنَزَّلُ ٱلْمَلَٰٓئِكَةُ وَٱلرُّوحُ فِيهَا بِإِذْنِ رَبِّهِم مِّن كُلِّ أَمْرٍ
Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëj dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. 97:4
سَلَٰمٌ هِىَ حَتَّىٰ مَطْلَعِ ٱلْفَجْرِ
Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit. 97:5