Kthehu te udhëzuesi
AZTRENDEFRESNLRUITSQBSROKYDA

At-Tin

Përkthimi: Sherif Ahmeti

بِّسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ وَٱلتِّينِ وَٱلزَّيْتُونِ

Pasha fikun dhe ullirin! 95:1

وَطُورِ سِينِينَ

Dhe (kodrën) Turi Sina-en! 95:2

وَهَٰذَا ٱلْبَلَدِ ٱلْأَمِينِ

Dhe këtë qytet të sigurisë! 95:3

لَقَدْ خَلَقْنَا ٱلْإِنسَٰنَ فِىٓ أَحْسَنِ تَقْوِيمٍ

Vërtet, Ne e krijuam njerin në formën më të bukur. 95:4

ثُمَّ رَدَدْنَٰهُ أَسْفَلَ سَٰفِلِينَ

Pastaj e zbritëm atë në më të ultin e të ultëve. 95:5

إِلَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّٰلِحَٰتِ فَلَهُمْ أَجْرٌ غَيْرُ مَمْنُونٍ

Përveç atyre që besuan dhe bënë vepra të mira; ata kanë shpërblim të pandërprerë. 95:6

فَمَا يُكَذِّبُكَ بَعْدُ بِٱلدِّينِ

E pas gjithë kësaj, ç’të shtyri të përgënjeshtrosh ditën e shpërblimit (përgjegjësisë)? 95:7

أَلَيْسَ ٱللَّهُ بِأَحْكَمِ ٱلْحَٰكِمِينَ

A nuk është All-llahu më i urti gjykuesve? 95:8