Ash-Sharh
Përkthimi: Sherif Ahmeti
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ أَلَمْ نَشْرَحْ لَكَ صَدْرَكَ
A nuk ta hapëm ne gjoksin tënd? 94:1
وَوَضَعْنَا عَنكَ وِزْرَكَ
Dhe Ne hoqëm prej teje barrën tënde, 94:2
ٱلَّذِىٓ أَنقَضَ ظَهْرَكَ
E cila shtypte shpinën tënde. 94:3
وَرَفَعْنَا لَكَ ذِكْرَكَ
Dhe Ne, ta ngritëm lartë famën tënde? 94:4
فَإِنَّ مَعَ ٱلْعُسْرِ يُسْرًا
E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi. 94:5
إِنَّ مَعَ ٱلْعُسْرِ يُسْرًا
Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi. 94:6
فَإِذَا فَرَغْتَ فَٱنصَبْ
E kur ta kryesh (obligimin), atëbotë mundohu me adhurim (All-llahut). 94:7
وَإِلَىٰ رَبِّكَ فَٱرْغَب
Dhe, vetëm te Zoti yt përqëndro synimin! 94:8