Al-Fajr
Përkthimi: Sherif Ahmeti
Pasha agimin! 89:1
Pasha dhjetë netët! 89:2
Pasha çiftin dhe pasha tekun! 89:3
Pasha natën që shkon! 89:4
A janë këto betime për të mençurin? 89:5
A nuk e i ti se ç’bëri Zoti yt me Ad-in? 89:6
Me banorët e Iremit me ndërtesa të larta? 89:7
Që si ata (populli Ad) nuk është krijuar askush në tokë! 89:8
Dhe me Themudin, të cilët shpuan shkëmbinj në luginën (kura), 89:9
Dhe me faraonin i fortifikuar me tenda (ushtarake)! 89:10
Të cilët e tepruan me krime në tokë. 89:11
Dhe në të shtuan shkatërrimin. 89:12
E All-llahu kundër tyre lëshoi lloj-lloj dënimesh. 89:13
Pse Zoti yt është që përcjell (u rri në pritë). 89:14
E njeriu, kur e sprovon Zoti i tij, e nderon dhe e begaton, ai thotë: “Zoti im më ka nderuar!” 89:15
Por, kur për ta sprovuar ia pakëson furnizimin (e varfëron), ai thotë: “Zoti im më ka nënçmuar!” 89:16
Jo, nuk është ashtu! Por (punoni edhe më zi) ju nuk përfillnit bonjakun, 89:17
Nuk cytni njëri-tjetrin për ta ushqyer të varfërin, 89:18
Dhe ju e hani me të madhe trashëgimin (padrejtë). 89:19
Dhe pasurinë e doni së tepërmi. 89:20
Jo, mosni ashtu! Kur të dridhet toka njëpasnjëshëm! 89:21
Dhe kur të vijë Zoti yt dhe engjëjt qëndrojnë rradhë-rradhë! 89:22
Dhe atë ditë sillet Xhehennemi, ditën kur përkujtohet njeriu, e ç’dobi i bën atij përkujtimi? 89:23
Thotë: “O, i gjori unë, sikur të isha i parapërgatitur për jetën time!” 89:24
Pra, ditën kur nuk dënon si Ai askush. 89:25
Dhe nuk do të farkojë pranga si Ai askush. 89:26
O shpirt i qetësuar! 89:27
Kthehu te Zoti yt i kënaqur (për vehte) e kënaqës (për Zotin)! 89:28
Hyr mes robërve të Mi! 89:29
Dhe hyr në Xhennetin Tim! 89:30