Al-A'la
Përkthimi: Sherif Ahmeti
Madhëroje emrin e Zotin tënd të Lartë! 87:1
I cili krijoi dhe përsosi, 87:2
Dhe i cili përcaktoi e orientoi, 87:3
Dhe i cili mundësoi mbirjen e kullosës; 87:4
E pastaj atë e bëri mbeturinë të zezë. 87:5
Ne do të lexojmë ty e nuk do të harrosh (Kur’anin). 87:6
Përveç asaj që All-llahu dëshiron. Ai e di të haptën e të fshehtën. 87:7
Dhe Ne do ta lehtësojmë ty më të lehtën. 87:8
Pra këshillo aty ku këshilla bën dobi. 87:9
Do të këshillohet ai që ka frikë, 87:10
Ndërsa do të shmanget më i keqi, 87:11
I cili do të hyjë në zjarrin e madh. 87:12
Pastaj nuk do të vdesë në të, por as nuk do të jetojë. 87:13
Ka shpëtuar ai që është patruar. 87:14
Që e përkujton emrin e Zotit të vet dhe falet. 87:15
Po ju i jepni përparësi jetës së dunjasë, 87:16
Ndërsa ahireti (amshimi) është më i mirë dhe e përjetshëm. 87:17
Vërtet kjo ishte në broshurat e lashta: 87:18
në broshurat e Ibrahimit dhe të Musait. 87:19