Kthehu te udhëzuesi
AZTRENDEFRESNLRUITSQBSROKYDA

Al-Buruj

Përkthimi: Sherif Ahmeti

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ وَٱلسَّمَآءِ ذَاتِ ٱلْبُرُوجِ

Pasha qiellin me plot yje, 85:1

وَٱلْيَوْمِ ٱلْمَوْعُودِ

Pasha ditën e premtuar, 85:2

وَشَاهِدٍ وَمَشْهُودٍ

Pasha atë që dëshmon dhe atë që dëshmohet! 85:3

قُتِلَ أَصْحَٰبُ ٱلْأُخْدُودِ

Mallkuar qofshin ata të zotët e hendeqeve, 85:4

ٱلنَّارِ ذَاتِ ٱلْوَقُودِ

Të zjarrit më plot lëndë djegëse, 85:5

إِذْ هُمْ عَلَيْهَا قُعُودٌ

Kur ata rrinin ulur rreth tij, 85:6

وَهُمْ عَلَىٰ مَا يَفْعَلُونَ بِٱلْمُؤْمِنِينَ شُهُودٌ

Dhe dëshmonin atë që bënin me besimtarët. 85:7

وَمَا نَقَمُوا۟ مِنْهُمْ إِلَّآ أَن يُؤْمِنُوا۟ بِٱللَّهِ ٱلْعَزِيزِ ٱلْحَمِيدِ

E nuk patën pse t’i urrejë, përveç që e besuan All-llahun, ngadhënjyesin, të lavdëruarin, 85:8

ٱلَّذِى لَهُۥ مُلْكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ شَهِيدٌ

Të cilit i takon sundimi i qiejve e i tokës;, e All-llahu është dëshmitar i çdo sendi. 85:9

إِنَّ ٱلَّذِينَ فَتَنُوا۟ ٱلْمُؤْمِنِينَ وَٱلْمُؤْمِنَٰتِ ثُمَّ لَمْ يَتُوبُوا۟ فَلَهُمْ عَذَابُ جَهَنَّمَ وَلَهُمْ عَذَابُ ٱلْحَرِيقِ

Është i sigurt se ata që i sprovuan besimtarët dhe besimtaret dhe nuk u penduan; ata kanë dënimin e Xhehennemit dhe dënimin e djegies. 85:10

إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَهُمْ جَنَّٰتٌ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَٰرُ ذَٰلِكَ ٱلْفَوْزُ ٱلْكَبِيرُ

Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë Xhennete nën të cilët burojnë lumenj. e ai është suksesi më i madh. 85:11

إِنَّ بَطْشَ رَبِّكَ لَشَدِيدٌ

Është e vërtetë se goditja e Zotit tënd është e fortë. 85:12

إِنَّهُۥ هُوَ يُبْدِئُ وَيُعِيدُ

Në të vërtetë, Ai është që e fillon (krijimin) dhe e rikthen. 85:13

وَهُوَ ٱلْغَفُورُ ٱلْوَدُودُ

Ai është që falë mëkatet, është i dashur. 85:14

ذُو ٱلْعَرْشِ ٱلْمَجِيدُ

Është i zoti i Arshit, të madhëruar! 85:15

فَعَّالٌ لِّمَا يُرِيدُ

E punon atë që dëshiron. 85:16

هَلْ أَتَىٰكَ حَدِيثُ ٱلْجُنُودِ

A të ka ardhur ty lajmi i ushtrive, 85:17

فِرْعَوْنَ وَثَمُودَ

Të faraonit dhe të Thmeudit? 85:18

بَلِ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ فِى تَكْذِيبٍ

Por, këta që mohuan (idhujtarët), vazhdojnë me gënjeshtër. 85:19

وَٱللَّهُ مِن وَرَآئِهِم مُّحِيطٌۢ

Po All-llahu ata i ka rrethuar (nuk mund t’i shpëtojnë)! 85:20

بَلْ هُوَ قُرْءَانٌ مَّجِيدٌ

Përkundrazi, (ata që gënjejnë), ai është Kur’an i famshëm. 85:21

فِى لَوْحٍ مَّحْفُوظٍۭ

Në një pllakë të ruajtur mirë (në Levhi Mahfudhë). 85:22