Al-Mutaffifin
Përkthimi: Sherif Ahmeti
Të mjerët ata që masin e peshojnë. 83:1
Ata që kur matin prej njerëzve prej njerëzve, për vete e plotësojnë, 83:2
E kur u matin të tjerëve ose u peshojnë, u lënë mangu. 83:3
A nuk e donë të tillët se kanë për t’u ringjallur? 83:4
Në një ditë të madhe, 83:5
Në ditën kur njerëzit ngriten (prej varrezave) për të dalë para Zotit të botëve. 83:6
Jo, të mos rrinë gafil! Se shënimet e veprave të mëkatarëve janë në Sixhin (në një libër shënimesh të të këqijave më të dëmshme). 83:7
E, ku e di ti se ç’është sixhini? 83:8
Ai është një libër i qendisur (në një qeli në fund të burgut). 83:9
Atë ditë është shkatërrimi për gënjeshtarët. 83:10
Të cilët nuk e besojnë ditën e përgjegjësisë. 83:11
E atë ditë nuk e mohon kush, përveç atij që ka sharruar tepër në mosbesim e në punë të këqija. 83:12
E që kur i lexohen atij argumentet Tona, thonë: “Legjenda të të parëve!” 83:13
Jo, nuk është ashtu! Por të këqijat që i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan. 83:14
Jo dhe Jo! Atë ditë do të jenë të penguar prej (ta shohin) Zotit të tyre. 83:15
Pastaj ata do të hyjnë në Xhehennem. 83:16
Dhe do t’u thuhet: “Ky është ai të cilin e keni përgënjeshtruar!” 83:17
Jo, nuk janë të njejtë! Se libri i të mirave gjendet në Il-lijjinë! 83:18
E ku e di ti se çka është Ilijunë? 83:19
Është një llibër i qendisur qartë. 83:20
Të cilin e dëshmojnë engjëjt që janë më të të afërmit. 83:21
E s’ka dyshim se vepërmirët janë në përjetime e kënaqësi (Xhennet). 83:22
Të mbështetur në kolltukë vështrojnë. 83:23
Në fytyrat e tyre mund të kuptosh kënaqësinë e përjetimeve. 83:24
U jepet të pijnë pije në enë të mbyllura. 83:25
Pije që në fund asaj i vjen era misk! E për shpërblim të tillë le të garojnë ata që lakmojnë të mirën. 83:26
Dhe përzierja e asaj pije është në tensim (uji më i mirë). 83:27
Krua nga i cili do të pijnë më të afërmit e Zotit. 83:28
Mëkatarët ishin ata të cilët i përqeshnin ata që besuan. 83:29
Dhe kur kalonin (besimtarët) pranë (idhujtarëve), ata ia bënin me sy njëri-tjetrit. 83:30
E kur ktheheshin te familjet e veta, ktheheshin të kënaqur. 83:31
Dhe kur i shihnin ata (besimtarët) janë të humbur!” 83:32
Po Ne, nuk i caktuam ata (idhujtarët) si rojë të atyre (besimtarëve). 83:33
E sot, (në ditën e gjykimit), ata që besuan do të tallen me jobesimtarët. 83:34
Duke qëndruar të mbështetur (besimtarët) në kolltukë e duke shikuar. 83:35
A thua a u shpërblyen jobesimtarët për atë që punuan? (Po) 83:36