An-Nazi'at
Përkthimi: Sherif Ahmeti
Pasha ata (engjëj) që marrin shpirtrat me rrëmbim (përmbytshëm)! 79:1
Dhe ata që marrin shpirtra me lehtësim! 79:2
Dhe ata që notojnë me shpejtësi! 79:3
Dhe nxitësit të cilët me shpejtësi në vendin e vet i çojnë! 79:4
Dhe pasha ata që çdo çështje rregullojnë! 79:5
Ditën që vrullshëm bëhet dridhja. 79:6
Që pas saj pason tjetra. 79:7
Atë ditë zemrat janë të tronditura. 79:8
Shikimet e tyre janë të poshtruara (frikësuara). 79:9
Ata (idhujtarët në dynja) thonë: “A thua do të bëhemi përsëri kështu si jemi?” 79:10
A edhe pasi të jemi bërë eshtra të kalbur?” 79:11
Ata thanë: “Atëherë, ai kthim do të jetë dëshpërues për ne!” 79:12
Po ajo (ringjallja) nuk do të jetë tjetër pos një thirrje (klithje). 79:13
Dhe ja, ata mbi sipërfaqen e tokës. 79:14
A të ka ardhur ty rrëfimi i Musait? 79:15
Kur Zoti i tij e pat thirrur në luginën e bekuar Tuva (rrënzë kodrës Turi Sina). 79:16
Shko te faraoni se vërtet ai e ka tepruar. 79:17
Dhe thuaj: “E ke ndër mend të pastrohesh?” 79:18
Unë të udhëzoi te Zoti yt e ti t’ia keshë frikën Atij! 79:19
Dhe ai ia tregoi mrekullinë e madhe. 79:20
Po ai e përgënjeshtroi dhe e kundërshtoi. 79:21
Pastaj u kthye prapa dhe iku me të shpejtë. 79:22
I tuboi (të gjithë të vetët) dhe u mbajti fjalim. 79:23
E u tha: “Unë jam zoti juaj më i lartë!” 79:24
Atëherë tmerrshëm e dënoi atë, për këtë të fundit dhe për atë të parën. 79:25
Në këtë ndëshkim ka përvojë mësimi për atë që frikësohet. 79:26
A është më i rëndë rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? E Ai e ngriti atë! 79:27
Ngriti kuoën e tij dhe e përsosi atë. 79:28
Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi. 79:29
E pastaj tokën e sheshoi. 79:30
Dhe prej saj nxori ujin e saj dhe kullosat e saj. 79:31
Kurse kodrat ia përforcoi. 79:32
Si furnizim për ju dhe për kafshët tuaja. 79:33
E kur të vijë vala e madhe (kijameti), 79:34
Atë ditë njeriu përkujton se çka ka punuar. 79:35
E Xhehennemi shfaqet sheshazi për atë që e sheh. 79:36
E për sa u përket atij që ka tepruar. 79:37
Dhe i dha përparësi jetës së kësaj bote, 79:38
Xhehennemi do të jetë vendi i tij. 79:39
E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve, 79:40
Xhenneti është vendi i tij. 79:41
Ty të pyesin për kijametin: “Kur do të ndodhë ai?!” 79:42
Po, në çfarë gjendje je ti t’ua përkutosh atë? 79:43
Vetëm te Zoti yt është dijenia për të. 79:44
Ti je vetëm qortues i atij që ia ka frikën Atij. 79:45
Ditën kur ta përjetojnë atë, atyre (idhujtarëve) do t’u duket sikur nuk kan jetuar më tepër se një mbrëmje ose një mëngjes të saj. 79:46