Az-Zukhruf
Përkthimi: Sherif Ahmeti
Ha, Mimë. 43:1
Pasha librin (Kur’anin) sqarues! 43:2
S’ka dyshim se Ne e bëmë atë Kur’an arabisht, në mënyrë që ju ta kuptoni. 43:3
Dhe se në librin amzë (Lehvi mahfudh) te Ne, gëzon famë të lartë dhe është plot urtësi. 43:4
A thua Ne ta lëmë këshillimin ndaj ju e t’ju braktisim, pse ju jeni popull i shfrenuar? 43:5
E, sa pejgamberë kemi dërguar te popujt e lashtë?! 43:6
Dhe nuk u erdhi atyre asnjë pejgamber, e të mos tallen me të. 43:7
Andaj, Ne i zhdukëm ata që ishin më të fuqishëm se këta dhe shembulli i atyre të mëparshmive është përmendur më parë (në Kur’an). 43:8
Nëse ti i pyet ata: “Kush i krijoi qiejt dhe tokën?” Me siguri do të thonë: “Ato i krijoi i gjithfuqishmi, i dijshmi!” 43:9
Ai që tokën e bëri djep për ju dhe u mundësoi të keni rrugë nëpër të, e të mund të orientoheni (për qëllimet tuaja). 43:10
Dhe Ai që lëshon nga qielli ujë (shi) me masë. Ne i japim me të jetë një vendi të vdekur. Ja, kështu edhe ju do të nxirreni (të gjallë nga varrezat); 43:11
Dhe Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet) dhe ju mundësoi të udhëtoni hipur në anije ose në kafshë. 43:12
Të uleni mbi to dhe atëherë, pasi të jeni vendosur mbi to, ta përkujtoni të mirën që u dha Zoti juaj e të thoni: “Falënderuar qoftë Ai që i nënshtroi këto për neve, sepse ne nuk do të kishim mundësi ta bënim këtë. 43:13
Dhe ne me siguri do të kthehemi te Zoti ynë!” 43:14
Megjithatë (pranuan se Zoti është i vetmi krijues), ata i përshkruan Atij pjesë (fëmijë) nga robërit e Tij. Njeriu i tilë njëmend është mohues i hapët. 43:15
A mos Ai nga ato që krijoi, për vete përcaktoi vajza, kurse juve u dalloi me djem? 43:16
E kur ndonjëri prej jush lajmërohet me (lindje të vajzës) atë që ia pat përshkruar Zotit shembull, fytyra e tij, nxihet dhe i zihet fryma. 43:17
A, atë që rritet me stoli, e në dialog është i paqartë (ia përshkruajnë Zotit)? 43:18
Edhe engjëjt që janë adhurues të Zotit i quajnë femra? A prezentuan ata krijimin e tyre (melekëve)? Dëshmia e tyre do të regjistrohet dhe ata do të merren në pyetje. 43:19
Ata pastaj thanë: “Sikur të kishte dashur All-llahu, ne nuk do t’i adhuronim ata (as idhujt e as melaiket). Ata nuk kanë për këtë (që thonë) ndonjë fakt, ata vetëm gënjejnë”. 43:20
A mos u kemi dhënë ndonjë libër para tij (para Kur’anit), e ata i përmbahen atij? 43:21
Jo, por ata thanë: “Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë fe dhe vazhdojmë gjurmëve të tyre”. 43:22
Ja pra, Ne nuk kemi dërguar para teje pejgamber në ndonjë vendbanim, që të mos i ketë thënë paria e begatshme e tij: “Ne i gjetëm të parët tanë në këtë fe dhe ne jemi të orientuar gjurmëve të tyre”. 43:23
Ai tha: “A edhe nëse ju kam sjell rrugë më të mirë nga ajo që i gjetët të parët tuaj?” Ata thanë: “Ne nuk i besojmë asaj me çka ju jeni dërguar!” 43:24
Atëherë Ne ndërmorrëm ndëshkime kundër tyre, e shih si ishte përfundimi i gënjeshtarëve. 43:25
(Pëërkujto, o i dërguar) Kur Ibrahimi babait të vet dhe popullit të tij i tha: “Unë jam i larguar prej asaj që adhroni ju, 43:26
përveç Atij që më krijoi, dhe që Ai do të më drejtojë!” 43:27
Dhe ai (Ibrahimi) e la të përjetshme atë fjalë (besimn në një Zot) ndër pasardhësit e vet me shpresë që ata të kthehen prej rrugës së gabuar në rrugën e drejtë. 43:28
Por, Unë u dhashë mundësi këtyre dhe të parëve të tyre të kënaqen derisa nuk u erdhi e vërteta dhe i dërguari me fakte. 43:29
Po, kur u erdhi atyre e vërteta, ata thanë: “Kjo është magji dhe se ne kësaj nuk besojmë!” 43:30
Pastaj thanë: “Përse të mos ketë zbritur ky Kur’an një njeriu të madh nga dy qytete?” 43:31
A thua ata e përcaktojnë mëshirën (pejgamberllëkun) e Zotit tënd? Ne kemi përcaktuar ndër ta gjendjen e jetës në këtë botë; Ne kemi dalluar disa në shkallë më të lartë se të tjerët, që të shfrytëzojnë njëri-tjetrin për shërbime. E mëshira (caktimi për pejgamber) e Zotit tënd është shumë më e dobishme se ajo që ata grumbullojnë. 43:32
E sikur të mos ishte që njerëzit (do të lakmonin) të jenë që nuk feje (jobesimtarë), Ne atyre që nuk e besojnë Zotin do t’ua bënim ppulazet e shtëpive të tyre nga argjendi si dhe shkallët nga argjendi, mbi të cilat ata do të ngriteshin. 43:33
E edhe dyert e shtëpive të tyre nga argjendi edhe kolltukët, mbi të cilët do të mbështeteshin. 43:34
Edhe stoli të ndryshme (ari etj.). E, të gjitha këto nuk janë gjë tjetër pos kënaqësi e jetës së kësaj bote, kurse bota e ardhshme te Zoti është për besimtarët e ruajtur. 43:35
Kush mbyll sytë para këshillave të Zotit, atij ia shoqërojmë një djall që nuk i ndahet kurrë. 43:36
E ata (djajt) do t’i shmangin nga rruga e drejtë, kurse (jobesimtarët) mendojnë se janë duke i udhëzuar. 43:37
E kur të vijë ai (jobesimtari) para Nesh, do të thotë: “Ah, të kishim qenë larg mes vete sa lindja me perëndimin; sa shok i keq je ti!” 43:38
Dhe sot, për shkak se ishit zullumqarë, shoqërimi juaj nuk do t’ju bëjë dobi në vuajtjet tuaja. 43:39
A mos ti do ta bësh të dëgjojë i shurdhëti, ose ta drejtosh të verbërin, apo atë që është zhytur në humbje të thellë? 43:40
E, nëse të tërheqim ty (të marrim jetën ose të shpërngulim), ngase Nr kemi fuqi kundër tyre. 43:41
Ose, mund të bëjmë që ti ta shohësh atë që ne u premtuam (dënimin), ngase Ne kemi fuqi kundër tyre. 43:42
Andaj, ti përmbaju asaj që të shap;; et, e s’ka dyshim se ti je në rrugë të drejtë. 43:43
Dhe se ajo (shpallja) është lëvdatë e madhe për ty dhe për popullin tënd dhe për këtë (lëvdatë) më vonë do të përgjigjeni. 43:44
E ti, pyeti ata të dërguarit që i dërguam para teje, a kemi lejuar që në vend të All-llahut të adhurohen zota tjerë? 43:45
Ne e patëm dërguar Musain me argumentet tona te faraoni dhe rrethi i tij, e ai tha: “Unë jam i dërguari i Zotit të gjithësisë!” 43:46
E kur u solli ai argumentet Tona, ata u tallën me to. 43:47
Dhe Ne nuk u treguam asnjë mreklli (ndëshkuese) që nuk ishin të mëdha se njëra-tjetra dhe ashtu i ndëshkuam në mënyrë që të tërhiqeshin nga rruga që praktikonin. 43:48
De ata thanë: “O ti magjistar, lute për ne Zotin tënd që të ka dhënë (të na largojë dënimin) se ne po besojmë!” 43:49
E kur ua hoqëm atyre dënimin, qe, ata e thyen besën. 43:50
Ndërsa, faraoni thirri popullin e vet e tha: “O popull imi, a nuk është i imi pushteti i Egjiptit (i Misirit) dhe i këtyre lumenjve që rrjedhin nën pallatin tim, a nuk po shihni?” 43:51
Pra, unë jam më i mirë se ky qyqar që mëzi flet! 43:52
përse nuk i janë atij bylyzykë nga ari, ose të kenë të kenë ardhur bashkë me të engjëjt shoqërues? 43:53
Dhe ashtu ai e frikësoi popullin e vet, e ata e respektuan, por ata ishin vërtet popull i shkatërruar. 43:54
Kur ata nxitën hidhërimin Tonë, Ne iu hakmorëm atyre dhe i përmbytëm të gjithë. 43:55
Dhe i bëmë ata shembull e përvojë për të tjerët. 43:56
Kur iu përmend popullit tënd si shembull biri i Merjemes, ata brohoritën. 43:57
Dhe thanë: “A janë më të mirë zotat tanë apo ai?” Ata nuk të thanë atë, vetëm si polemikë, por ata janë njerëz ngatrrestarë. 43:58
Ai (Isai) ka qenë vetëm një rob, të cilin e bëmë pejgamber dhe e bëmë shembull të jashtëzakonshëm si përvojë për beni israilët. 43:59
Po sikur të duam Ne, do të bënim prej jush engjëjt që do t’ju zëvendësonin në tokë. 43:60
E ai (Isai) është parashenjë e momentit (e kijametit), pra kurrsesi mos dyshoni në të (në katastrofë) dhe eni pas meje kjo është rrugë e drejtë. 43:61
E të mos u pengojë djalli, se ai për ju është armik i hapët. 43:62
Po kur Isai erdhi me argumente tha: “Erdha te ju me pejgamberllëk dhe erfha t’ju sqaroj atë pjesë që e kundërshtonit, pra kini frikë All-llahun dhe më respektoni mua! 43:63
S’ka dyshim, se All-llahu është Ai Zoti juaj, andajAtë adhuronie! Kjo është rrugë e drejtë!” 43:64
Dhe grupet u përçanë mes vete, e të mjerët ata që janë zullumqarë nga dënimi i ditës së dhembshme. 43:65
Nuk presim tjetër ato (grupe) përveç katastrofë t’u vijë befas duke mos e hetuar fare. 43:66
Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njeri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi. 43:67
(Atyre besimtarëve, që ishin shoqëruar për hir të Zotit, u thuhet): “O adhuruesit e Mi, sot nuk ka as frikë për ju, e as që do të jeni të pikëlluar!” 43:68
(Robërit e Mi) të cilët besuan argumentet dhe ishin myslimanë. 43:69
Hyni në Xhennete, ju she gratë tuaja, të gëzuar! 43:70
Atyre u shërbejnë me enë e gastare nga ari, aty do të kenë çka t’u dëshirojnë shpirti dhe t’u kënaqet syri. Ju do të jeni aty përgjithmonë. 43:71
E ky është Xhenneti që u është dhënë për atë që keni punar. 43:72
Aty keni shumë pemë prej të cilave do të hani. 43:73
Ndërkaq, kriminelët janë në vuajtje të përjetshme të Xhehennemit. 43:74
Atyre as nuk u lehtësohet (vuajtja) dhe aty janë të dëshpruar. 43:75
Ne nuk u bëmë atyre padrejtësi, por ata vetë kanë qenë horra. 43:76
Dhe ata thërrasin: “O malik, le të në e marrë shpirtin Zoti yt!” ai thitë: “Ju do të jeni aty përgjithmonë!” 43:77
Ne u patëm sjellë të vërteën, por shumica prej jush ishit urrejtës të së vëtetës. 43:78
A mos vëndosët për ndonjë çështje (grackë kundër Muhammedit), por edhe Ne kemivendosur (ta ndihmojmë). 43:79
A mendojnë se Ne nuk dërguam ndjenjën e fshehtë të tyre dhe bisedën mes tyre? Po, e dëgjomë dhe të dërguarit tonë (engjëjt përcjellës) që janë pranë tyre, shkruajnë. 43:80
Thuaj: “Sikurse Mëshiruesi (All-llahu) të kishte fëmijë, unë do të jem i pari adhurues (pse unë e di më së miri se ajo është gënjeshtër)!” 43:81
Larg asaj është Zoti i qiejve e i tokës, Zoti i Arshit, nga aji që ata i përshkruajnë. 43:82
Po ti, lëri ata të zhyten edhe më thellë derisa të arrijnë në ditën që u është përcaktuar. 43:83
AI është që në qiell është All-llahu dhe në tokë All-llah, Ai është i urti, i dijshmi. 43:84
I lartësuar qoftë Ai, që në sundimin e qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre dhe vetëm Ai di për momentin e kijametit dhe te Ai ktheheni. 43:85
Ata që i adhuruan pos Tij, nuk mund të ndërmjetsojnë (të bëjnë shefaat), përveç kush dëshmoi të vërtetën, e ata e dinë. 43:86
Po nëse ti i pyet: Kush i krijoi ata, me siguri do të thonë: “All-llahu!” E si pra, ia kthejnë shpinën? 43:87
(Zoti e di) Edhe thënien e tij (të Muhammedit): “O Zoti im, këta janë një popull që nuk beson!” 43:88
(E, Zoti iu përgjegj): Hiqu tyre pra, thuaj: “Qofshin braktisur, e më vonë do ta kuptojnë!” 43:89