Ghafir
Përkthimi: Sherif Ahmeti
Ha, Mimë. 40:1
Shpallja e librit është prej All-llahut, Fuqiplotit, Gjithdijshmit. 40:2
I cili fal mëkatin dhe pranon pendimin, dhe që është ndëshkues i ashpër, por edhe bamirës. Nuk ka zot tjetër përveç Atij. Te Ai është e ardhmja e çdokujt. 40:3
Rreth argumenteve të All-llahut nuk kundërshton kush, pos atyre që nuk besuan; pra ty të mos te mashtrojë lëvizja e tyre nëpër qytete. 40:4
Populli i Nuhut dhe grupacione pas tyre patën përgënjeshtruar përpara këtyre (idhujtarëve), dhe secili popull (që përgënjeshtroi), u përpoq ta asgjësojë të dërguarin e vet dhe luftoi me çështje të kota, ashtu me ato deshi ta likuidojë të vërtetën, e Unë i ndëshkova ata, e çfarë ishte ndëshkimi Im ndaj tyre? 40:5
Po ashtu, ka marrë fund vendimi i Zotit tënd (për dënim) kundër atyre që nuk besuan, se ata janë banues të zjarrit. 40:6
Ndërsa ata (engjëjt) që e bartin Arshin dhe ata që janë përreth tij, lartësojnë me falënderim Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe i luten Atij t’i falë ata që besuan (duke thënë): “Zoti yna, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo send, andaj falu atyre që u penduan dhe ndoqën rrugën tënde, e edhe ruaj ata nga dënimi i Xhehennemit! 40:7
Zoti ynë, shtiji në Xhennete të Adnit, të cilët ua ke premtuar, ata edhe kush ishte i mirë, prej etërve të tyre, grave të tyre dhe pasardhësve të tyre. Vërtet, Ti je ngadhnjesi, i urti! 40:8
dhe i mbron ata prej të këqiave, pse atë që Ti e mbron atë ditë prej të këqiave, Ti e ke mëshiruar atë, e ai është shpëtimi i madh”. 40:9
S’ka dyshim e ata që nuk besuan do të thirren (do t’u thuhet); “Hidhërimit i All-llahut pse u ftuat të besoni e ju nuk besuat (në dynja), është më i madh se urrejtja juaj ndaj vetes”. 40:10
Ata (jobesimtarët) thonë: “Zoti ynë, na bëre të vdesim dy herë dhe na ngjalle dy herë, e ne pranuam për mëkatet tona, pra a ka ndonjë rrugëdalje?” 40:11
ky (dënimi) është, pse kur bëhet thirrja për të besuar All-llahun Një, ju e mohuat, e nëse i përshkruhej shok Atij, ju besuat, pra i tërë sundimi është në duart e All-llahut, të lartit, të madhëruarit! 40:12
Ai (All-llahu) është që po ua dëfton juve argumentet e veta, që ju sjell furnizim prej qiellit (shiun), por përveç atyre që janë të kthyer te Zoti, të tjerët nuk marrin mësim. 40:13
Pra, adhuronie All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, edhe pse jobesimtarët e urrejnë atë (adhurimin). 40:14
Ai (All-llahu) është i pozitës më të lartë, zoti i Arshit; Ai me urdhërin e vet ia sjell shpirtin (shpalljen) atij që do nga robërit e vet, për t’ua tërhequr vërejtjen ndaj ditës së takimit (të kijametit). 40:15
Ditës kur ata do të dalin (prej varrezave) në shesh, e All-llahut nuk mund t’i fshiheet asnjë gjë e tyrre. I kujt është pushteti sot? (bëhet pyetja). I All-llahut, i Atij që është një, i fuqiplotit (është përgjigjja)! 40:16
Sot shpërblehet secili njeri me atë që ka vepruar. Sot nuk ka padrejtësi, All-llahu llogarit shpejt. 40:17
ti tërhiqu atyre vërejtjen për ditën e kijametit, kur zemrat, të mllefosura arrijnë në fyt. Për zullumqarët nuk ka as mik e as ndërmjetsues që i shkon fjala. 40:18
Ai di për shikimin me cep të syve, e edhe për atë që e fshehin në zemra. 40:19
All-llahu gjykon me drejtësi, ndërsa ata që adhuronin tjetër po Atij, ata nuk kanë në dorë të gjykojnë asgjë. All-llahu është Ai që dëgjon dhe sheh. 40:20
A nuk udhëtuan ata nëpër tokë të shohin se si ishte përfundimi i atyre që patën qenë para tyre? Ata ishin edhe më fuqishëm se këta e edhe lanë më shumë gjurmë më tokë, po All-llahu i dënoi për shkak të mëkateve të tyre dhe nuk patë ndonjë që t’i mbrojë prej dënimit të All-llahut. 40:21
E ai (dënimi ishte) për arsye se ata i mohuan argumentet e qarta, të cilat ua sillnin të dërguarit e tyre, andaj All-llahu i shkatërroi. AI vërtetë është i fuqishëm, ndëshkues i ashpër. 40:22
Ne e kemi pas dërguar Musain me argumente e fakte të qarta, 40:23
te faraoni dhe te Hamanit e Karuni, e ata i thanë: “Magjistar e gënjshtar!” 40:24
Kur ua solli ia të vërtetën nga ana Jonë, ata thanë: “Mbytni djemtë e atyre që i besuan atij, e lini të jetojnë gratë e tyre, por dredhitë e tyre nuk qenë tjetër pos dështim”. 40:25
Faraoni tha: “më lini mua ta mbys Musain, e ia le të thërrasë Zotin e vet, pse unë kam frikë se po ua ndryshon fenë tuaj, ose po nxit trazira në vend!” 40:26
Musai tha: “Unë iu kam mbështëtur Zotit tim dhe Zotit tuaj që të më mbrojë prej çdo kryeneçi, që nuk i beson ditës së përgjrgjësisë!” 40:27
Një njeri besimtar nga familja e faraonit që e fshehte besimin e vet, tha: “A doni ta mbytni një njeri vetëm pse thotë Zoti im është All-llahu, derisa prej Zotit tuaj u ka sjellë argmente? Nëse ai është rrenës, për vete e ka rrenën, e nëse është i drejtë, juve do t’ju godit diçka nga ajo që ai ju premton. S’ka dyshim se All-llahu nuk udhëzon në rrugë atë që e tejkalon dhe është rrenës. 40:28
O populli im, sot pushteti është juaji në vend, po kush do të na mbrojë prej dënimit të All-llahut nëse ia na përfshin? “Faraoni tha: “Unë nuk kam mendim tjetër t’ju japë pos atij që ju thashë dhe nuk jam duke ju udhëzuar tjetër pos në rrugën e drejtë!” 40:29
Ndërkaq, ai që kishte besuar tha: “O populli im, unë kam frikë për ju se po u gjen si i gjeti popujt e mëparshëm (grupet e mëparshme)!” 40:30
Si rasti i popullit të Nuhut, të Adit, të Themudit dhe të atyre që ishin pas. All-llahu nuk bën pdrejtë ndaj rbërve. 40:31
O populli im, unë kam frikë për ju ditën e britmës (të mjerimit), 40:32
Ditën, kur nga frika ktheheni të ikni, e nuk ka kush që të prapësojë prej jush dënimin e All-llahut, Atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë që e drejton. 40:33
Edhe Jusufi, qush herët ju pat ardhur me argumente të qarta e ju gjithnjë ishit në dyshim ndaj asaj që ju pat sjellë, derisa edhe kur vdiq ai, ju patët thënë: “All-llahu nuk do të dërgojë pas tij pejgamber!” Ashtu All-llahu e bën të humbur atë që është i shfrennuar, i dyshimtë. 40:34
Ata që duke mos pasur kurrfarë fakti pranë vetes, polemizojmë rreth argumenteve të All-llahut. Kjo (polemikë) shton urrejtje të madhe te All-llahu dhe te ata që kanë besuar. Po kështu All-llahu vulos çdo zemër të arrogantit, të zullumqarit. 40:35
E faraoni tha: “O Haman, ndërtoma një pyrg, e ndoshta do t’i gjejë rrugët. 40:36
Rrugët e qiejve, e ta shoh Zotin e Musait, pse unë mendoj se ai është rrenës”. Dhe ashtu, faraonit iu dukë e mirë vepra etij e keqe dhe u shmang prej rrugës së drejtë, kështu që parashikimet e faraonit ishin të asgjësuara. 40:37
Ai që kishte besuar tha: “O populli im, ejani pas meje, e unë t’ju udhëzoj në rrugë të drejtë! 40:38
O populli im, kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se një përjetim i përkohshëm, ndërsa bota tjetër është ajo e përhershmja. 40:39
Kush bën ndonjë vepër të keqe, ndëshkohet vetëm për aq sa është ajo, e kush bën ndonjë vepër të mirë, qoftë mashkull a femër, por duke qenë besimtar, të tillët hyjnë në Xhennet dhe aty shpërblehen pa masë. 40:40
Dhe, o populli im, ç’është që unë ju thërras në shpëtim, e ju më thirrni për në zjarm? 40:41
Më thirrni ta mohoj All-llahun dh adhuroj atë që nuk di asgjë për të i gjithfuqishmi, më katfalësi! 40:42
Është e vërtetë se atij te icili më thirrni ju mua, nuk i takon adhurimi as në dynja as në botën tjetër dhe se e ardhmja jonë është te All-llahu, s’ka dyshim se të larguarit prej rrugës së drejtë, ata janë banus të zjarrit. 40:43
Juve do t’ju bjerë ndërmend çka po u them, e çështjen tme ia besoj All-llahut; vërtet, All-llahu mbikëqyr robërit!” 40:44
Dhe All-llahu e shpëtoi atë (besimtarin) prej të këqijavë që i kurdisën, ndërsa ithtarët e faraonit i përfshiu dënimi më i keq. 40:45
Ata i nënshtroi zjarrit mëngjes e mbrëmje, ditën e kijametit (u thuhet engjëjve): “Ithtarët e faraonit futni në dënimin më të rëndë!” 40:46
Dhe (përkujto) ur duke qenë në zjarr, ata grinden në mes vete, e të dobëtit u thonë atyre të mëdhenjve: “Ne kemi qenë ithtarë tuaj (në dynja), a mund të na largoni ndonjë pjesë të dënimit me zjarr?” 40:47
Ata që kishin qenë pari thonë: “Ne të gjithë jëmi në të!” All-llahu ka vendosr në mënyrë të prerë në mes njerëzve”. 40:48
Dhe ata, që janë në në zjarr, rojës së Xhehennemit i thonë: “Lutnie Zotin tuaj të na e lehtësoj dënimin, bile një ditë!” 40:49
Ata u thonë: “A nuk u patën arritur juve të dërguar tuaj me argumente të qarta? Ata përgjigjen: “Po (na kanë ardhur)!” E pra, (u thotë roja) lutnu ju vetë, po lutja e jobesimtarëve është asgjë!” 40:50
Ne patjetër do të ndihmojmë të dërguarit tanë në jetën e kësaj bote, edhe ata që besuan, e edhe në ditën e prezentimit të dëshmive. 40:51
Në ditën kur zullumqarëve nuk u bën dobi arsyetimi i tyre, ata janë të mallkuar dhe ata e kanë vendin e keq. 40:52
Për Zotin, Ne Musait i dhamë udhëzimin, e beni israilëve u lamë në trashëgim librin. 40:53
Ua lamë (librin) udhërrëfyes e përkujtues për të zotët e mendjes. 40:54
Ti bën durim, se premtimi i All-llahut është vërtetë, kërko falje për mëkatin tënd, lartëso me falënderim Zotin tënd mbrëmje e mëngjes. 40:55
Ata që kundërshtojnë shpalljen e All-llahut pa pasur argument, nuk kanë tjetër në zemrat e tyre vetëm se një mendjemadhësi, me të cilën nuk do t’ia arrijnë qëllimit, e ti kërko mbrojtje te All-llahu, se Ai të gjitha i dëgjon dhe isheh. 40:56
S’ka dyshim se krijimi i qiejve dhe tokës është më i madh se krijimi i njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e dinë. 40:57
Nuk është e barabartë i verbëri dhe ai që sheh, e as ata që besuan dhe bënë vepra të mira, nuk janë të barabartë me të këqijtë, por pak jeni duke marrë mësim. 40:58
Kijameti gjithsesi do të vijë, aty nuk ka dyshim, por shumca e njerëzve nuk besojnë. 40:59
Zoti juaj ka thënë: “Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit i shmangeb adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në Xhehennem”. 40:60
All-llahu është Ai, që juve ua bëri natën të pushoni në të, e ditën të ndritëshme. All-llahu ëhtë dhurues ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk falënderojnë. 40:61
Ky është All-llahu, Zoti, Krijuesi i çdo sendi, nuk ka zot pos Tij, e si prapësoheni? 40:62
Kështu prapësohen ata që argumentet e All-llahut i mohojnë. 40:63
All-llahu është Ai që ua bëri tokën vendbanim e qiellin kulm, dhe ju formësoi, e formën tuaj e bëri më të mirë dhe ju pajisi me të mira. Ky është All-llahu, Zoti juaj, i lartë, pra është All-llahu, Zot i botëve! 40:64
Ai është i përjetshmi, s’ka zot, vetëm Ai, pra adhuronie Atë me adhurim të sinqertë ndaj Tij, falënderimi i qoftë vetëm All-llahut, Zotit të gjithësisë. 40:65
Thuaj: “Unë jam ndaluar të adhuroj ata që ju i adhuroni pos All-llahut, pasi mua më kanë ardhur argumente të qarta nga Zoti im, dhe jam urdhëruar t’i dorëzohem Zotit të çdo krijese”. 40:66
Ai (All-llahu) është që ju krijoi juve (të parin tuaj) prej dheu, pastaj prej një pike uji, pastaj prej gjakut të ngjizur, mandej ju bën të lindeni si foshnjë e më vonë të arrini pjekurinë, e pastaj të plakeni, e ka prej jush që vdes më herët, e që të gjithë të arrini afatin e caktuar dhe ashtu të kuptoni realitetin. 40:67
Ai është që jep jetë dhe sjellë vdekje, e kur dëshiron një gjë, Ai vetëm thotë: “bëhu”, e ajo menjëherë bëhet. 40:68
A nuk i sheh ata që kundërshtojën argumentet e All-llahut se si largohen nga e vërteta? 40:69
Ata janë që përgënjeshtruan librin (Kur’anin) dhe atë me çka Ne i dërguam të dërguarit tanë, e më vonë ata do të kuptojnë. 40:70
Ata janë që përgënjeshtruan librin (Kur’anin) dhe atë me çka Ne i dërguam të dërguarit tanë, e më vonë ata do të kuptojnë. 40:71
Atyre do t’u vihen prangat dhe zingjirët në qafat e tyre e do të zhyten. 40:72
Mandej atyre u thuhet: “Ku janë ata që i adhuronit, 40:73
pos All-llahut?” Ata thonë: “Na kanë humbur sysh, por jo ne nuk kemi qenë që kemi adhuruar më parë ndonjë send!” Ja, kështu All-llahu i humb jobesimtarët. 40:74
Këtë (dënim) e keni për shkak se gëzoheshit padrejt në dynja (duke bërë mëkate etj.) edhe për shkakse krenoheshit (me mendjemadhësi). 40:75
Hyni në dyert e Xhehennemit (nëpër shtatë dyer); aty do të jeni përgjithmonë. E, sa vend i shëmtuar është ai i kryeneçëve! 40:76
Ti pra, bëhu i durueshëm; premtimi i All-llahut është i vërtetë. E Neose do të bëjmë të shohishdiçka nga ajo që u premtojmë atyre, ose do ta marrim jetën (pa parë asgjë), e ata vetëm te Ne do të kthehen. 40:77
Ne kemi dërguar pejgamberë para teje, për disa tyre të kemi njohtuar me rrëfimet e tyre, e për disa sish nuk të kemi njoftuar, e asnjë pejgamberi nuk i takoi të sjellë ndonjë argument, vetëm se me urdhërin e All-llahut. E kru të vijë koha e caktuar nga All-llahu, zbatohet gjykimi me drejtësi dhe aty atëherë dështojnë ata të kotit. 40:78
All-llahu është Ai që për ju i krijoi kafshëët që disave t’u hipni prej disave të ushqeheni. 40:79
Ju prej tyre keni edhe dobi të tjera, dhe përmes tyre t’i plotësoni nevojat tuaja, duke hipur në to me anë të anijeve barteni (udhëtoni). 40:80
Dhe Ai është që ju mundësoi t’i shihni argumentet e Tij; e cilin, pra prej argmenteve të All-llahut e mohoni? 40:81
A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shikojnë se si prfunduan ata që ishin më parë, të cilët ishin edhe më të fortë për nga forca e ndikimi në tokë. por ajo që fituan, nuk u ndihmoi asgjë. 40:82
Kur u erdhën atyre të dërgiarit me argumente të qarta, ata iu gëzuan dijenisë së vet dhe atëherë i përfshiu ajo që e tallnin. 40:83
E kur e panë dënimin tonë, thanë: “Ne i kemi besuar vetëm All-llahut dhe i kemi mohuar ata që i ia shoqëronim”. 40:84
Por besimi i tyre, kur e vërejtën dënimin tonë, nuk u bëri dobi. Ky është ligj i All-llahut (i kheshëm) ndaj robërve të Tij dhe aty, në atë çast pësuan disfatë jobesimtarët. 40:85