Al-Fatihah
Përkthimi: Sherif Ahmeti
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 1:1
ٱلْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلْعَٰلَمِينَ
Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave! 1:2
ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 1:3
مَٰلِكِ يَوْمِ ٱلدِّينِ
Sunduesit të ditës së Gjykimit! 1:4
إِيَّاكَ نَعْبُدُ وَإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ
Ty të adhurojmë dhe prej Teje ndihmë kërkojmë! 1:5
ٱهْدِنَا ٱلصِّرَٰطَ ٱلْمُسْتَقِيمَ
Udhëzona në rrugën e drejtë! 1:6
صِرَٰطَ ٱلَّذِينَ أَنْعَمْتَ عَلَيْهِمْ غَيْرِ ٱلْمَغْضُوبِ عَلَيْهِمْ وَلَا ٱلضَّآلِّينَ
Në rrugën e atyre ndaj të cilëve ke bekimin, e jo në të atyre që je i hidhëruar, dhe që kanë humbur! 1:7